1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

Duhet ti lexosh

Kroacia i dërgoi një notë proteste Serbisë për shkak të marrëdhënieve dhe trajtimit të qytetarëve kroatë në atë vend. Zagrebi ka kërkuar shpjegim dhe ka shprehur një protestë të fortë, për sjelljen e serbëve ndaj pesë shtetasve kroatë gjatë qëndrimit të tyre në Serbi.

Notën e ka bërë të ditur të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman, transmeton Telegrafi. “Ne do të dërgojmë një notë proteste, do ta informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre, në të cilën ata i vendosën qytetarët kroatë në pozitë poshtëruese”, tha ai.

“Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e keqtrajtimit të qytetarëve kroatë dhe do të informojmë Komisionin Evropian dhe Presidencën polake (BE) për këtë dhe, natyrisht, do të rishikojmë rekomandimin për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi”, shtoi ai. Grliq Radman sqaroi se rekomandimi i MVEP-it për udhëtimin në një shtet fqinj do të ndryshohet, për mbrojtjen dhe sigurinë e kroatëve. “Me sa shoh unë, siguria është e dyshimtë”, tha shefi i diplomacisë kroate.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit