Nga Prof.dr.Xhavit LIPAJ, Zvicër
U ula në një lokal në Prishtinë,
me dritare që shihnin qytetin si në pasqyrë të mjegullt.
Porosia ime ishte e thjeshtë,
një kafe, vetëm kaq,
për t’u ngrohur pak mes hapave të njerëzve që nxitonin diku tjetër.
Kamerieri kaloi disa herë pranë,
me sytë diku mes telefonit dhe lodhjes,
por askush nuk u ndal tek unë,
askush nuk pyeti çfarë prisja.
Kaluan minuta…
U bë ora një fjalë e kotë.
Në tavolinën përballë u sollën tre porosi,
në timen, vetëm heshtja dhe një filxhan bosh imagjinar.
Ndoshta gastronomia në Prishtinë
ka bërë aq shumë të holla,
sa një kafe e harruar s’ka më vlerë,
ndoshta ne vetë jemi bërë si kafeja,
ftohim duke pritur.
Në fund u ngrita,
lëviza karrigen ngadalë
dhe lashë aty jo para, por një mendim:
ndonjëherë më e hidhur se ekspresi,
është pritja për t’u parë si njeri.
Edhe kjo ndodhë…