Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Jeronim De Rada – Përlindës i Kombit dhe Letrares

by administrator
14:50 13/11/24
in Kultura
Jeronim De Rada – Përlindës i Kombit dhe Letrares
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Behar GJOKA

Vargu fillimtar dhe grishës i poemës Këngët e Milosaos: Erdhi Dita e Arbrit!, një klithmë emblematike e pazakontë atdhesie, e shqiptuar hapur poetikisht, përpos të tjerash, bart dëshminë e dyfishtë:

A – Të përlindjes së kombit të moçëm, të botës arbnore, të përndarë dhe dhunuar gjer në shkreti, veçmas në shekujt e mënxyrës osmane, që ngërthen dhe merr vlerë, si dhe një shenjëzim fatidik, të mbijetesës së qenies shqiptare, mbi të gjitha të ringjalljes së saj, gati-gati prej hirit dhe pluhurit të zhbërjes.

B – Të hullisë letrare, unike dhe domethënëse, pothuajse të përputhur me lavrimin e letërsisë së përbotshme, ndonëse në këtë poemë, ashtu si në të gjithë veprën letrare dhe publicistike, gjuhësore dhe estetike, të këtij mjeshtri të fjalës shqipe (saktësisht arbërishtes), brendashkruhet një diskurs i përçimit dhe ndërthurjes së shenjave të përsosjes klasike, të dritëzimit iluminues, që përkon me kulmet e të mbërrimeve të letërsisë frënge, si dhe të një aspirate të mirëfilltë ëndërrore, thelbësisht romantike, si ëndërr parake, e cila në letërsinë shqipe zë fill dhe kulmohet me poezinë e De Radës, sidomos me poemën Këngët e Milosaos.

Thirrja e jashtëzakonshme drithëruese, Erdhi Dita e Arbrit!, krahas patetikës së hapur atdhetare, të tharmit ëndërror romantik, në fakt qartësisht shënon një gur kilometrik të ndritshëm, të vetë idesë së identifikimit të qenies sonë, e po kaq të ringjalljes së kombit të drobitur dhe dhunuar gjer në shfarosje nëpër shtjellat e histories, që ia kafshuan trojet pa grimën e mëshirës. Moti 1836, koha kur klithma kozmike për fatin e kombit, Erdhi Dita e Arbrit, e shqiptuar në materien e poemës Këngët e Milosaos, nxjerrë më në pah këtë shestim dhe aspiratë autoriale, që e përlind nga hiri atdheun e mbytur në ethet e pushtimit. Pas një nate të gjatë, terri dhe vuajtjesh kaqshekullore, nën sundimin osman, prej vokacionit të ngritur emocional të poetit, vjen si një ogur shpëtimtar, lajmi i përtrimjes së shumëfishtë, të Arbrit.

Në këtë, ëndërrim mjegullaze, poetike dhe tejet shpresëdhënës, ndërkohë që janë kapërthyer moria e shenjëzimeve ekzistenciale të qenies shqiptare, po kaq të vetë letrares, e cila buron prej kësaj ripërtritje të dyzuar dhe përlindëse, tepër jetike. Është Moti i madh, që kush tjetër më shumë se sa arbëreshët, e kanë të gdhendur në kujtesë, bashkë me mallin dhe këngët e qëndresës sa asaj epoke, që përbën vatrën zanafillore të idesë dhe veprës letrare, në kuptimin më të gjerë, e veçanërisht në poemën Këngët e Milosaos. Simbolika e Motit të madh, harku i lavdisë dhe qëndresës shqiptare, madje me të gjitha atributet e veta, përçohet në fytyrën e kryetrimit të asaj epoke, tashmë e fytyrëzuar deri në skalitje, si një ëndërr frymëdhënëse, në kreatyrën e Gjergj Kastriot Scanderbegut.

Ngjarjet e poemës (që madje bart edhe tipologjinë e romanit në vargje), fragmentare dhe të grimcuar, janë vendosur në Shkodër, djepi i kulturës dhe qëndresës arbnore atëbotë dhe më parë, e cila pasi zëmbrapsi disa rrethime, të gjata dhe të vështira, më në fund në vjetin 1478, bie në duart e otomanëve. Shkodra është fortesa e mbrame e Motit të madh, e epokës së ndritur, që e lidhi qenien iliro-arbnore përfundimisht me qytetërimin perëndimor.

Sfondi historik, megjithatë thelbësisht imagjinar, pra një shenjëzim letrar i pazakontë, ndërkaq është dekori më i bukur, me gjasë edhe më i plotë, i ndjenjës së hollë, të dashurisë së Milosaos dhe Rinës, të cilët në emër të atdheut të Arbrit, pas disa lëkundjesh dhe mëdyshjesh, krejtësisht njerëzore, e sakrifikojnë ndjenjën e përvëlimit dashuror për atdhedashurinë, si një plasim ideal romantik.

Në letrat shqipe, gjithkohore dhe gjithhapësnore, vështirë të gjesh një vepër të dytë poetike, sa poema madhore Këngët e Milosaos, që të ketë vënë në ekulibër të jashtëzakonshëm, indentitetin arbnor me vlerën estetike, atdheun dhe ndjenjën e brishtë të dashurisë, domethënien me shprehësinë letrare, nga më të fuqishmet në letrat shqipe. Nëse thënia, mesazhet e larta, që përfton poema, në materien letrare, ka të bëjë drejtpërdrejtë me aktin e përlindjes kombëtare, madje tërësia e veprës, kumbon si një lajmëtar i Rilindjes Kombëtare, i lëvizjes që prej hiçit, me gjasë hirit që pati fshehur ekzistencën e arbrit, e rilindi kombin e shqipeve. Nga ana tjetër, vargjet e poemës së De Radës, janë të një rëndësie parake dhe jetike, për lavrimin letrar në gjuhën shqipe, ndërkaq janë edhe shenjat e shumëfishta etike dhe estetike të kësaj vepre.

Poema Këngët e Milosaos, teksti i parë shkrimor i autorit, botuar në motin 1836, pra kur ka qenë vetëm 22 vjeçar, në kuptimin letrar, rrok në hapësirat e veta, vlera letrare të njëmendta:

– Rifunskionalizon komunikimin me letërsinë dhe kuluturën perëndimore, si urë ndërlidhëse me të, aspiratë të cilën e kishin zënë fill, madje me shenja letrare, kulturore, leksikografike dhe historike, autorët e letërsisë së hershme shqipe, Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani dhe Kazazi.

– Vlerat e shumta letrare në hapësirat e tekstit të poemës Këngët e Milosaos, formësojnë dhe shqiptojnë estetiken si vlerë shpirtërore unike, gjë që në studimet letrare të shqipes, akademike dhe mësimdhënëse, më tepër emërtohet si një shpikje, (sikur me të zë fill letërsia e mirëfilltë, sikur paska edhe një letërsi jo të mirëfilltë), si një konceptim paragjykues mbi shenjat letrare të letërsisë së hershme, të shekujve XVI-XVII, sidomos të poezisë dhe prozës së Budit dhe Bogdanit, e cila është lexuar dhe mjerisht edhe tani, vijon të rilexohet si fetare ose antifetare, si e përshtatur apo e përkthyer.

– Teksti poetik Këngët e Milosaos, përpos vlerave të tjera, thënëse dhe arthënëse, është modeli ma i përsosur i romantizmit shqiptar, njëherit është vepra letrare më e arrirë, që madje pikëpërputhet në shumicën e treguesve me veprat romantike europiane, gjë që përtheksohet me se njëherë edhe nga lëvrues të romantizmit europian, që nga Hygoi, Lamartini etj. , duke tentuar kështu që ligjërimin letrar në gjuhën shqipe, ta vërë në koherencë me letërsinë e përbotshme.

– Tipologjia shkrimore e këtij teksti, për autorin dhe studimet letrare, shenjon një lloji letrar të dyfishtë, edhe një poemë liriko-epike, nga më të rrallat në letërsinë shqipe, po kaq edhe një model të shkrimit të romanit në vargje, çka ende nuk ka marrë përgjigjen përfundimtare, si një shqyrtim dhe përcaktim i studimeve letrare, shqipe dhe më gjerë.

Vargu, Erdhi Dita e Arbrit, që pamëdyshje përfaqëson referencën më të ngritur etike dhe estetike, përlindëse e kombit dhe qenies shqiptare, e tekstit të poemës Këngët e Milosaos, sikur e rilndi Arbërinë, dherin e shqiptarëve, po kaq e ndërfuti letërsinë shqipe në shtjellat e ligjërimit, pothujase të njëkohshëm me letërsinë perëndimore, gazetadielli.

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh