Televizioni iranian po flet për një sulm të rëndë ndaj Izraelit që sapo ka nisur dhe do të zhvillohet në orët në vijim.
Sipas televizionit shtetwror iranian, Irani do të nisë sulme të fuqishme dhe shkatërruese kundër Izraelit. Një zëdhënës ushtarak izraelit tha më parë se sulmet iraniane nuk kishin mbaruar dhe se Irani ka një arsenal që mund t’i shkaktojë dëme serioze Izraelit.
Zëdhënësi madje dha udhëzime për sigurinë publike, të tilla si mbyllja e shkollave që do të mbeten në fuqi deri në orën 20:00 të mbrëmjes së së dielës.
Më herët, u raportua se këshilltari i lartë i Ajatollah Ali Khameneit, Ali Shamkhani, ndërroi jetë nga plagët e pësuara në sulmet ajrore izraelite.
Teherani kërcënoi Amerikën, Britaninë dhe Francën me sulme nëse do të provohej se ato e kishin ndihmuar Izraelin, ndërsa bisedimet bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Jordani u anuluan, njofton oranews.