Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Gruaja Shqiptare e Diasporës

INVA MULA: „Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“

by administrator
10:24 03/11/24
in Gruaja Shqiptare e Diasporës
INVA MULA: „Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
0
SHARES
43
VIEWS
Share on Facebook

“Suksesi nuk është qëllimi i një artisti, pasi procesi për t’a arritur atë është plot sakrifica, punë dhe satisfaksione, por dhe dështime për të rifilluar. Do ti thoja gjithsecilit që të mos rendë pas suksesit, por të bëjë atë që di, me shumë seriozitet, pasion dhe përkushtim. Suksesi vjen vet dhe duhet të dinë dhe si ta ruajnë atë të pastër dhe pakompromis.Tani që prindërit e mi nuk jetojnë më, e kam më të vështirë kur shkoj në Shqipëri se nuk ka kush që të më hapë derën, e cila ka aromën e nënës dhe babës“, na tha ndër të tjera ikona e operës lirike, e madhja, Inva Mula.

Zonjë e nderuar, padyshim se jeni një nga femrat më frymëzuese shqiptare edhe e diasporës. Si e shihni idenë e këtij libri?

Përshëndetje, i nderuar Dashnim!Gëzohem që po të shkruaj për një qëllim të bukur dhe fisnik. Libri që ju keni në dorë i kushtohet kontributit të gruas shqiptare kudo në botë. Sot kemi ardhur në atë pikë të historisë ku shumë gra kanë shkruar historinë e tyre individuale, por bashkimi i këtyre eksperiencave në një libër të vetëm frymëzon brezat dhe dëshmon se shembulli i mirë dhe guximi, në çdo fushëtë jetës, kapërcen kohën dhe vendin e kthehet në një fuqi dhe nuk ka pengesë që e ndalon.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar jashtë shtetit amë?

E kam lënë vendlindjen më 13 janar të vitit 1992.Kjo ditë, ndonëse kanë kaluar 32 vite, mbetet e pashlyer dhe tejet e veçantë.Kjo, për faktin që brezi im nuk kishte asnjë informacion mbi jetën e vërtetë jashtë.Ato pak informacione ishin të mbushura me supozime dhe ëndrra të bukura, por realiteti ishte shumë ndryshe. Ne nuk e njihnim botën, mentalitetin, mënyrën e funksionimit të shoqërisë dhe gjithçka filloi, jo nga zero, por nga minusi, në të gjitha drejtimet. Sot, për një të ri, duket arkaike kjo që them, por kjo botë që është njehësuar virtualisht, ka kaluar në etapa të tjera, të cilat na kanë forcuar karakterin dhe na kanë bërë më të fortë, pasi çdo gjë e kemi kërkuar vet dhe e kemi fituar me shumë djersë dhe sakrifica.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Kam fatin të kem rritur dy gjenerata me diferencë 17 vjeçare.Pra,biri im, Anthony, i lindur në vitin 1995 në Paris dhe bija, Nina, e lindur në 2012 në Paris. Ata janë rritur si fëmijë të vetëm.Një herë djali dhe tani Nina, e cila zbukuron dhe freskon ditët e jetës sime dhe bashkëshortit tim, Hetem Ramadani. Nuk e ndaj veprimtarinë time profesionale dhe publike, pasi jam gjithnjë në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe edukimit të brezit të ri. Këtë e dëshmoj çdoditë në organizimet e aktiviteteve në botën shqiptare dhe atë ndërkombëtare.

Suksesi nuk është qëllimi i një artisti, pasi procesi për ta arritur atëështë plot sakrifica, punë dhe satisfaksione, por dhe dështime për të rifilluar. Do ti thoja gjithsecilit që të mos rendë pas suksesit, por të bëjë atë që di, me shumë seriozitet, pasion dhe përkushtim.Suksesi vjen vet dhe duhet të dinë dhe si ta ruajnë atë të pastër dhe pakompromis.Tani që prinderit e mi nuk jetojnë më, e kam më të vështirë kur shkoj nëShqipëri, se nuk ka kush ma hapë derën, e cila ka aromën e nënës dhe babës.

Fatmirësisht, sot,është një listë e gjatë e grave,të cilatia ngrisin kokën kombit shqiptar.Jam krenare për këtë, por unë do t’ia kushtoja këtë dedikim nënave dhe grave të thjeshta, të cilat, me mençurinë dhe urtësinë e tyre, kanë mbajtur familje dhe rritur bij e bija të denjë.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve, në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë, në radhë të parë në ruajtjen e gjuhës, traditës, historisëdhe kulturës. Këto janë shtyllat që e mbajnë një komb të gjallë brez pas brezi. Kur ta kemi bërë këtë detyrë, ne, si prindë, atëherë mund të shpresojmë që dhe fëmijët tanë, të lindur dhe rritur jashtë territorit të kombit shqiptar, do t’a përçojnë këtë vazhdimësi në shekuj.

Forca e diasporës është e rëndësishme kudo, në çdo aspekt të jetës!

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Mendoj që sot, më shumë se kurrë, kemi më shumë diasporë se popullsi brenda shteteteve amë. Ka ardhur koha që shtetet amë t’a shohin në mënyrë me serioze këtë dukuri. Forca e diasporës është e rëndësishme kudo, në çdo aspekt të jetës, ne vendet ku ajo jeton dhe punon. Unë nuk do ta shihja forcën e grave të ndarë nga ajo e burrave. Ku ka një grua, ka një nënë dhe bashkëshorte. Kjo forcë e madhe, që quhet familje, është bërthama e shoqërisë.Këtë lidhje, në radhë të parë, do ta shihja në të drejtën e votës në vendet përkatëse.

Nuk ka shqiptar, kudo që jeton, që nuk i dhimbset populli i vet, prandaj e drejta e votës do sillte një tjetër elektorat, i cili nuk bën kompromis me të keqen, por aspiron për drejtësi dhe një jetë më të mirë.

Kjo do të ndryshonte shumë gjëra, pasi lidhja ndërmjet popullsisë që jeton në troje dhe jashtë saj, është lidhje organike familjare, lidhje gjaku, por duhet të jetë dhe mentaliteti dhe riorganizimi, ndoshta dhe për diçka shumë të madhe: realizimin e ëndrrës së bashkimit kombëtar. / Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh