Interi e ka mposhtur me rezultat 2:0 Udinesen. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka realizuar gol të bukur që gjatë do të mbahet mend nga tifozët italianë.
Ai, goditi nga rivënia e këndit duke shënuar në shtyllën e dytë, 2:0 në minutën e 45+2. Golin e parë e realizoi Arnautoviq në minutën e 30-të. Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 15-të dhe në të 63-tën është zëvendësuar./ K.Goca