Sot në seancën plenare në Kuvend, deputetët e PD-së nuk e lejuan kryeministrin Edi Rama që të shpalosë programin qeverisës 2025-2029. Kreu i qeverisë ka ndarë një video në Facebook, ku në fokus është infrastruktura rrugore. Sipas Ramës, do të bëhen 700 km rrugë të reja.
Projektet infrastrukturore
Përfundojnë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot– Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.
Ndërtohet segmenti ndërlidhës i Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt.
Përfundon Rruga e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit.
Realizohet Unaza e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq).
Përmbyllet Rruga e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë).
Ndërtohen akset Berat–Skrapar–Gramsh,
Realizohet Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel).
Përmbyllet Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz), transmeton kjonë.