POSTIMET E FUNDIT

Iftari më i bukur me trëndafilat e xhamisë, shtruar nga futbollisti i kombëtares, Nedim Bajrami

Edhe futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami ka kujtuar për të rinjtë në mërgim në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Ai hiq më larg se mbrëmë, me datë 8 mars, ka shtruar një iftar në xhaminë e njohur të Regensdorift me imam Ferit Zeqiri. Ja se si përshkruhet kjo darkë nga sektori për inforim i kësaj xhamie.

Mbrëmë me 8 mars u shtrua iftari për 200 nxënësit e mektebit të xhamisë sonë.

Falënderojmë donatorin e këtij iftari, futbollistin e mirënjohur të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami. Zoti e ruajt nga lëndimet dhe i dëshirojmë shumë suksese. Falënderojmë ekipin për përgatitjen dhe organizimin e iftarit. Një falenderim të veçant për nxënësit tonë dhe prindërit për bashkëpunimit. Të gjithë u ndanë të kënaqur dhe e falënderuan me shpirt e zemër, futbollistin Bajrami.

Sektori për informim i xhamisë në Regensdorf

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB