3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Grenell: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

Duhet ti lexosh

Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar të gjithë miqtë në Kosovë, 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Por ai në këtë përvjetor nuk ka lënë pa përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, që sipas tij po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi ai.

Sipas tij, evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit.

“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, tha ai. Duke përmendur edhe ish prokurorin Jack Smith, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit