3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Granit Xhaka është shpallur futbollisti i vitit 2024 në Zvicër

Duhet ti lexosh

Për shkak se do të luajë sërish me Leverkusen të marten e datës 14 janar, kapiteni, si disa yje të tjerë, nuk mund të ishte aty Bernë. “Ishte një vit i pabesueshëm. Jo vetëm për mua personalisht, por për të gjithë Zvicrën”, tha Xhaka pas zgjedhjeve. Mesfushori shqiptar pati një sezon fantastik me Bajer Leverkusen ku fituan Bundesligën gjermane dhe shkuan deri në finalen e Ligës së Europës.

Sezoni i ri filloi me paraqitjen në Europianin e Gjermanisë. Aty spikati me Zvicrën në mesfushë. Pas vitit 2023, kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka (32) u votua si lojtari më i mirë i kombëtares zvicerane për vitin futbollistik 2024. Në short ishin edhe miqtë Manuel Akanji dhe Dan Ndoye. Ai ka pasur një vit historik: kampion gjerman, fitues i kupës gjermane, një kampionat të fortë evropian.

Kështu nuk kishte dyshime, që 32-vjeçari do e fitonte këtë çmim në mbrëmjen e organizuar. Xhaka e ka fituar dhe më parë këtë çmim. Kujtojmë këtu vitin 2022 dhe 2017. Edhe babai i Granitit, z.Ragip Xhaka, që ka kandiduar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë për rrejtet sociale ka shkruar:

“Me shumë krenari dhe gëzim, dua të ndaj me ju një moment të paharrueshëm: biri im, Graniti, është zgjedhur USB Male National Player 2024!

Ky është një arritje e jashtëzakonshme, e cila pasqyron gjithë mundin, përkushtimin dhe dashurinë që ai ka për futbollin. Granit, të shoh të realizosh ëndrrën tënde është një ndjenjë që s’ka fjalë ta përshkruaj. Ke punuar pa u lodhur dhe ke dhënë gjithçka nga vetja që të arrish këtu. Faleminderit për të gjithë ata që kanë qenë përkrah Granitit gjatë çdo hapëtimi të tij. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri dhe më shumë suksese do të vijnë! Të dy, prindërit e tu, jemi shumë krenarë për ty”. ( Foto nga FB, Ragip Xhaka)
helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit