Bundesliga ka hyrë në fazën finale të sezonit. Për kampionët në fuqi kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Para ndeshjes të ditës së sotme, e cila përkon me të dielën e Pashkëve në Hamburg ndodhet Leverkuseni i Xhakës, i cili do të ndeshet sot me St.Pauli. Granit Xhaka flet në një intervistë për “SPORT BILD” për shanset e tij për të fituar titullin, marrëdhënien me të atin dhe sekretin e formës së tij fizike.
Granit, sa para do të vini bast për Leverkusen në betejën për titullin kampion?
Nuk do të vë bast asnjë cent për ne edhe pse besoj se kemi ende shanse për titull. Por unë nuk jam kumarxhi dhe nuk do t’i rekomandoja askujt të vë baste në ndeshje futbolli. Unë gjithashtu nuk investoj në aksione sepse nuk mund të ndikoj në atë që bëjnë të tjerët.
Por mund të ndikoni që Leverkusen të fitojë ndeshjet e fundit dhe të arrijë në 78 pikë. A mjaftojnë për titullin?
Duhet të shpresojmë që të mjaftojnë 78 pikë. Ne duhet t’i marrim aq pikë, por nëse në fund riavlët e Bajernit do të kenë më shumë në fund, atëherë u shtrëngojmë duart dhe u themi: “Keni bërë një paraqitje shumë të fortë, urime”.
Rikuperimi i lojtarëve si Virc dhe Tapsoba mund të ndikojnë në këtë fund kampionati duke parë se në Mynih numërojnë dëmtimet e Musialës, Upamekanos dhe Dejvis.
Lojtarëve që janë rikuperuar duhet të kenë tërë kohën e mundshme që të rikthehet në formën e tyre më të mirë. Kur mungojnë lojtarët kryesorë kemi marrë pikë, por pa shfaqur lojë të mirë. Edhe pse për sprintin final loja e bukur më intereson shumë pak. Ne e dimë se duhet të luajmë më mirë. Alonso na e tha këtë sërish javën e kaluar.
Ju keni luajtur 65 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, dhe këtë sezon, duke përfshirë paraqitjet edhe me ekipin kombëtar, keni luajtur 50 përsëri.
E di që kam luajtur disa ndeshje jo të mira siç ishte gjysmëfinalen e Kupës kundër Bielefeld (1:2) dhe në Hajdenhajm, ku nuk e merituam vërtet fitoren (1:0). Unë mund të bëj më mirë. Të gjithë ne kemi investuar shumë në dy vitet e fundit. Por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Tashmë kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Lodhja nuk duhet të jetë një justifikim.
Sidoqoftë, ti po luan në çdo ndeshje. Si mundesh?
Unë jam 32 vjeç. E njoh trupin tim më së miri. Gjumi është një faktor, ushqimi i duhur është një tjetër.
Keni ndonjë rutinë të veçantë apo sekret për formën fizike?
Unë fle nga gjashtë deri në shtatë orë çdo natë. Ngrihem shumë herët dhe kënaqem duke u kujdesur për fëmijët në mëngjes. Më pas shkoj në stërvitje. Por gjëja kryesore është rikuperimi.
Sapo je bërë baba për herë të tretë. A e kanë bërë babanë tre vajzat lojtar më të mirë?
Më kanë ndryshuar. Unë jam ende i njëjti djalë që erdhi në Bundesligë në moshën 19 vjeçare. Unë jam ende po aq emocional sa isha në Gladbah. Vetëm se sot jam me më shumë përvojë dhe nuk i shfaq më këto emocione në fushë, por i përpunoj në shtëpi. Kur i marr fëmijët në krahë atje, loja kalon në plan të dytë për pak kohë.
Si duket ndeshja e Xhakës në shtëpi?
Unë regjistroj çdo ndeshje që luajmë dhe e shikoj në kohën e lirë. Pa emocione. 90 minuta. Atëherë kuptoj gjithçka. Unë e kuptoj se çfarë ndodhi dhe pse. Pastaj përpunoj gjithçka.
A i dallon gabimet dhe nëse po a mëson prej tyre?
100 për qind! Kur babai im është atje, situata bëhet edhe më ekstreme. Më duhet ta ndalojmë videon vazhdimisht. Ai më jep gjithmonë këshilla të reja. Ai ka qenë gjithmonë shtytësi im.
A është ai kritiku juaj më i madh?
Sigurisht që është. Babai nuk më ka lavdëruar kurrë.
Seriozisht?
Kurrë. Në 32 vite nuk ka pasur asnjë vlerësim për mua si futbollist. Unë e pranoj se është motivimi im më madh që një ditë ai të më thotë: “Sot luajte jashtëzakonisht mirë!”, njofton rtsh.