POSTIMET E FUNDIT

Gërvalla pjesë e Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Munih

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është bërë pjesë e Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Konferencën për Siguri në Munih, e organizuar nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Përmes platformës ‘X’, Gërvalla bëri të ditur se në Rrjetin e Ministrave të Jashtëm të Grave në Munih është diskutuar për sigurimin e grave në tranzicionin e Sirisë, si dhe për çështje të tjera.

“E lumtur që i bashkohem sërish Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Konferencën për Siguri në Munih, të organizuar nga ministrja Baerbock. Ne diskutuam sigurimin e përfshirjes së grave në tranzicionin e Sirisë, mbështetjen e organizatave të udhëhequra nga gratë dhe forcimin e rolit të tyre në negociatat e paqes”, ka shkruar Gërvalla.

 

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB