Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Futbollisti i vitit 2024 i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, përmes babait të tij i dhuron një fanelë të veçantë 11 vjeçarit nga Presheva 

by administrator
13:40 06/02/25
in Përditshmëria e Diasporës, Sporti
Futbollisti i vitit 2024 i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, përmes babait të tij i dhuron një fanelë të veçantë 11 vjeçarit nga Presheva 
0
SHARES
322
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Dahest LUMA /

Cyrih, 06 shkurt

Me datë 1 shkurt 2025, para pak ditësh, bashkëkombasi ynë, lojtari i vitit 2024 në Shqipëri, Berat Gjimshiti nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, i cili ka shënuar golin e parë sezonal në Serinë A kundër Torinos dhe çka është më e veçanta, mbrojtësi i kombëtares i dha përparësinë Atalantës ndaj Torinos në minutën e 35-të, duke i dhënë gol portierit serb Milinkovic-Savic, portier që na kujtohet të gjithëve në lojën Zvicër-Serbi në incidentin me futbollistin e kombëtares zvicerane Granit Xhaka. Berati ia plotëson dëshirën një bashkëkombasi të tij që jeton në Zvicër, i cili ka prejardhje nga Presheva, 11 vjeçarit Adi Hebibi, i cili është në shkollën e futbollit në Kloten të Cyrihut, që t`ia dhurojë ate fanellë, me të cilën ka shënuar po atë gol historik. Fanelën ia solli babai i Beratit, një bëmirës e atdhetar, i njohur jo vetëm në Zvicër, z. Ridvan Gjimshiti.

Fanellën e nënshkruar nga Berati, për të cilën Adi nuk kishte fjetur gjithë natën nga gëzimi, sepse ia përcjell të gjitha lojët që i zhvillon Berati dhe krenohet me te se është emblema e sportit e Luginës së Preshevës. Kur e pyetëm Adin se ku do ta ruash këtë fanelë, ai tha se do t’ia tregojë shokëve të tij dhe pastaj do ta ruajë si sytë e ballit dhe e falënderon shumë Beratin, pastaj babain e tij, xhaxhin Ridvan që ia ka sjell fanelën. Edhe kur luan Shqipëria, Adi atë ditë ka shumë emocione, sepse dëshiron të fitojë padyshim Shqipëria, por edhe Berati të shënojë gol, sepse siç thotë edhe Adi ‘ne krejt e dimë se Berati është zemra e kombëtares’.

Takimi ishte shumë miqësor, ku prindi i Adit e falënderoi pafundësisht z. Ridvan që ia kanë plotësuar këtë dëshirë djalit të tij Adit, ku gjithmonë e përmend Beratin dhe është lojtari numër një për të. ‘Ky rast është për t’u përmendur’, na tha për helveticALforum, z. Dashnim Hebibi, duke e ditur se mundet po kjo fanelë të ndikojë për frymëzim, jo vetëm në sport për të pasur suksese, por edhe për profesione të tjera, ngase e fiton besimin se me punë e shumë përkushtim arrihet. Mërgimtarët kanë me çka të krenohen edhe sot e kësaj dite, ngase dita ditës sukseset po shihen nëpër shumë drejtime të mira të jetës.

Berati e zgjodhi kombëtaren kuq e zi dhe është njëri ndër lojtarët kryesorë të kombëtares, ku edhe për z. Ridvan është një dëshirë e madhe e plotësuar jetësore, që djali i tij po i mbronë ngjyrat kuq e zi dhe që Tërnocin e Luginën e Preshevës po e ngritë lart e më lart.

Shpresojmë shumë se do të shohim edhe suksese të tjera të Beratit, sepse ai, përveç se e ka treguar veten në futboll me suksese, ai e ka treguar edhe me karakter dhe është shumë i dashur, jo vetem me prindërit e tij e familjen e ngushtë, por edhe me bashkëkombas të tjerë, pa harruar asnjëherë Tërnocin e krejt Luginën e Preshevës. E rinia e Luginës së Preshevës jo vetëm në ate etni shqiptare, por edhe në mërgim ku po shihet edhe sot nga Adi e kanë e do ta kenë shembull frymëzimi gjenerat pas gjenerate.

helveticALforum

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh