Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

FOTOREPORTAZH: Një e diell ndryshe – Në nderim të gruas shqiptare në diasporë

by administrator
12:39 27/05/25
in Aktualiteti
FOTOREPORTAZH: Një e diell ndryshe – Në nderim të gruas shqiptare në diasporë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on Facebook

Winterthur, 25 maj 2025- E diela e fundit e muajit maj u mbyll me një ngjarje të rrallë e domethënëse kulturore në diasporë – një promovim libri që tejkaloi pritshmëritë dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve.

Ngjarja u shënua nga një fakt jo të zakonshëm: këtë herë në sallën e promovimit ishin më shumë gra se burra, edhe pse tema e librit për femrën shqiptare, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në aktivitete të tilla. Një atmosferë e mbushur me emocion, origjinalitet dhe krenari, e përkushtuar tërësisht femrës shqiptare në emigracion.

Salla ishte përplot – të pranishëm rreth 190 persona, bashkatdhetarë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Dekori skenik ishte i përkryer: në sfond flamuri kombëtar dhe ai zviceran, ndërsa në të dy anët binin në sy kapakët e librave të autorit Dashnim Hebibi – një emër i njohur në mesin e mërgatës shqiptare për kontributin e tij 25 vjeçarë e të vazhdueshëm në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare.

Programi nisi në kohë, pa vonesa. Ai u zhvillua me një rrjedhë të qetë, por tepër të ngarkuar emocionalisht, me fokus të qartë e shumë të arsyeshëm: roli dhe rëndësia e gruas shqiptare në diasporë. Një figurë që në shumë raste ka mbajtur mbi supe barrën e dyfishtë të jetës – si nënë, si edukatore dhe si përfaqësuese e vlerave shqiptare në një realitet të huaj.

Në fjalimet e mbajtura u theksua se:

“Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave, e të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë.”
(Hillary Clinton)

Në çdo cep të historisë sonë, gruaja shqiptare është parë si simbol i virtytit, punës, sakrificës, besës dhe përkushtimit. Nga nëna amvise që ruajti vlerat kombëtare dhe edukoi brezat e rinj, e deri te gratë që kanë arritur poste të larta shtetërore – si Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani – roli i femrës shqiptare është gjithnjë e më i dukshëm dhe më i vlerësuar.

Në emigracion, kjo grua përballet me sfida edhe më të mëdha. Megjithatë, ajo arrin të jetë gjithmonë shtyllë e familjes dhe shoqërisë, duke edukuar fëmijët me ndjenjën e përkatësisë dhe dashurisë për atdheun. Është pikërisht në familje, në duart e saj, që formësohen karakteret dhe identiteti i brezit të ri.

Autori Dashnim Hebibi shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pjesëmarrësit dhe për kontributin e femrës shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar:

“Jam i nderuar të kem pranë gjithë këto personalitete në këtë ditë të librit dhe të nderimit të gruas shqiptare në diasporë.”

Ky promovim libri nuk ishte thjesht një ngjarje kulturore. Ishte një homazh, një falënderim i thellë dhe publik, për të gjitha gratë shqiptare që në heshtje dhe përkushtim po ndërtojnë ura mes atdheut dhe vendeve ku jetojnë.

Fjalë falënderimi nga autori Dashnim Hebibi – në promovimin e librave kushtuar gruas shqiptare në diasporë ku edhe e moderoi vetë.

E nderuar audiencë,

Të nderuar përfaqësues diplomatikë, përfaqësues institucionesh, shoqatash, personalitete të artit, kulturës dhe mërgatës sonë shqiptare,

Me zemrën plot mirënjohje dhe respekt të thellë, dua të shpreh falënderimet e mia për pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të madhe dhe kaq të veçantë për mua dhe për të gjithë ne – promovimin e dy librave të mi të fundit, kushtuar femrës shqiptare në diasporë.

Kjo ngjarje nuk do të kishte këtë peshë pa praninë tuaj dhe përkushtimin që keni treguar.

Një falënderim i posaçëm shkon për:

Sh.T. Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bernë;

Sh.T. Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës në Bernë;

Z. Valon Gashi, Sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë dhe zonjën Monika Zguro, këshilltare në ambasadë;

Dr. Sali Sefa, ish-konsull i Kosovës në Cyrih, figurë e shquar kombëtare që ka sakrifikuar jetën për çështjen shqiptare;

Jeton Arifi, redaktor i librave, me bashkëshorten, gazetaren e nderuar Jehona Bunjaku Arifi;

Prof. Dr. Xhavit Lipaj, shkencëtar i njohur në fushën e mjekësisë, me zonjën Maki Dibra;

Hamze Morina, veteran i arsimit dhe ish-kryetar i LAPSH-it në Zvicër;

Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore;

Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë;

Berat Thaqi, bashkëpunëtor i përhershëm dhe drejtues i “Libri Im” dhe SAM24.info;

Petrit Markaj, editor i sam24.info, me bashkëshorten zonjën Fatmire;

Agim Pepaj, kryetar i Shoqatës “Gjergj Kastrioti” në Bülach;

Qemajl Musliu, publicist, gazetar e atdhetar;

Petrit Bytyqi, bamirës që na mundësoi sallën pa asnjë kompensim – faleminderit me gjithë zemër!

Daut Luboja, mjeshtër i kamerës dhe mik i shpirtit;

Familja Kuqi, me djemtë Arbnor dhe Rrezart – model rinie shqiptare në diasporë;

Kori i grave me zonjën Luljeta Fetahaj dhe pjesëmarrëset tjera që na nderuan me praninë dhe këngët e tyre;

Legjenda e boksit Tefik Bajrami, me bashkëshorten;

Rafet Ademi, përfaqësues i Institutit Helvetik të Evropës Juglindore;

Nderim Ibrahimi, përfaqësues i Shoqatës “Frictal” në Zvicër;

Adem Osmani me bashkëshorten Florije dhe fëmijët e tyre – sponsorë të librit të parë dhe model integrimi. Faleminderit për mbështetjen e pakusht dhe zemërgjerësinë tuaj që do ta kujtoj përherë;

Sabit Abazi dhe medvegjasit që ndihmuan botimin e librit të dytë;

Vëllai im Besniku, copë e shpirtit tim;

Prof. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për kantonin Cyrih, me stafin;

Përparim Sabriu, kryetar i LAPSH për Bülach dhe mik i shpirtit;

Daja Bekimi dhe familja e tij me djemtë Argëtim dhe Arion;

Familja ime – bashkëshortja, fëmijët, vjehrra dhe të gjithë që kontribuan me zemër në organizimin e kësaj ngjarjeje dhe koktejin pas saj;

Poetja Shqiponja Vrajolli – faleminderit që erdhët;

Z. Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës “Lugina e Preshevës”, me miq;

Zeq Gashi, president i ansamblit “Trojet”;

Visar Robelli, Arsim Berisha, Makfire Azemi, si dhe shumë të tjerë që nuk mund t’i përmend të gjithë me emra – por që i kam në zemër.

Nexhat Maloku, ish kryetar i LAPSH-it për Zvicër

Adem Kicaj, aktorë dhe regjisor i njohur jo vetëm në diasporë, president i IFTP

Shefqet Cakolli, president i SHKA „Dadania“ në Winterthur, flamurtarë i kulturës shqiptare në Zvicër

Qemal Musliu, ish kryetar i Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ në Zvicër, publiist, jurist e atdhetarë i njohur

Znj.Saranda Ademi, poete e shkrimtare e njohur

Fazli Musliu, ish kryetar i SHHLP në Zvicër

Prof.Nasir Rustemi, veprimtarë e bëmirës i njohur

Sejdi Gega, publicist e atdhetar i njohur

Arsim Berisha, piktor, koreograf në SHKA „Fenix“

Xhelal Mehmeti, përfaqësues i bizneseve të Luginës së Preshevës

Znj. Makfire Azemi, përfaqësuese e Konsullatës së Kosovës në Cyrih

Riza Demaj, koordinator i LAPSH-it në kt.Argau, veprimtarë i njohur

Adem e Florije Osmani, bëmirës e atdhetarë të njohur

Zeqir Gash, kryetar i Ansamblit Trojet.

Ishte gjithashtu nder i veçantë të kem në panel:
– Redaktorin Jeton Arifi,
– Dr. Sali Sefa,
– Studiuesen Nexhibe Imeri,
E pranishme ishte edhe veprimtarja e shquar Valdete Hoti,

Ambasadorët e pranishëm, këshilltarja e Ambasadës së Shqipërisë, ish konsulli i Kosovës në Cyri, Dr.Sali Sefa dhe sekretari i parë në Ambasadën e shtetit amë e vlerësuan lart punën e Dashnim Hebibit si dhe Phd.Xhavit Lipaj e të gjithë të pranishmit.

Një falënderim i veçantë për Shefqet Cakollin, për flamurin e kulturës shqiptare në Zvicër, përkrahjen, dhe tortën simbolike që e bëri këtë ditë edhe më të ëmbël. Z.Cakolli ishte i shoqëruar me bashkëshorten, vajzën dhe mbesën e vogël. Faleminderit kushëririt tim Ramadani me familje që më nderuan me praninë e tyre. Faleminderit përzemërsisht edhe shkrimtarit dhe poetit Brahim Avdyli, shkrimtari Muharrem Blakaj, poetes Lulëjetë Dragidella me vajzën e saj që kanë ardhur nga Lugano e Zvicrës, atdhetari Isa Maliqi, dhe gjithë krijuesve, arsimtarëve, veprimtarëve dhe miqve që ishin të pranishëm.

Kjo ishte një ditë për të nderuar femrën shqiptare në diasporë, për kontributin e saj në familje, në ruajtjen e gjuhës e kulturës, në arsim, në integrim, dhe për rolin e saj të jashtëzakonshëm në komunitet. Zemra ime është plot mirënjohje për ju të gjithë.

Me respekt të veçantë,
Dashnim Hebibi“.

Programi i Promovimit të Librit

“Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare”
Autori: PhD. Dashnim Hebibi
Zvicër – E diela e fundit e muajit maj 2025

1. Hapja e Programit

Kam nderin ta ftoj në skenë zonjën Bajrami, bashkëshorten e legjendës së boksit Tefik Bajrami, për të hapur programin me më të shenjtën e kombit tonë – Hymnin Kombëtar, live.
Zonja Bajrami është një artiste e shkëlqyer dhe këtë akt e bën edhe më të madhërishëm.

2. Kori i Grave: “Lyra”

Interpretim nga Kori i Grave “Lyra”, me dy këngë artistike, të cilat na e sjellin atdheun në zemër dhe nderojnë femrën shqiptare. Kori ishte në përbërje nga: Luljeta Fetahaj, Makfire Rashiti, Xhevahire Berisha, Magribe Fejzullahu Morina, Nurije Elmazi, Gylten Klaiqi, Emine Zymberi, Xhylije Ismaili, Bedrije Luzhnica, Drita Perlaska, Remzije Shabani dhe Ajnishah Misimi.

3. Moderator dhe falënderim nga autori

Dashnim Hebibi, në rolin e moderatorit, falënderon të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen.
“Askush më mirë se unë nuk mund ta shprehë sa i lumtur dhe falënderues jam për këtë mbështetje. Librat janë të lexuesve.”

4. Nderim për nënat shqiptare

Një minutë heshtje për të gjitha nënat, motrat dhe vajzat që janë ndarë nga jeta në mbrojtje të gjuhës dhe kulturës sonë – veçanërisht për:
Nënën Jashari, Nënën Sale, Xhevahiren dhe të gjitha heroinat tona të përjetshme.

Fjalë përshëndetëse nga të ftuarit zyrtarë

Sh.T. Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut

Sh.T. Mentor Latifi, Ambasador i Republikës së Kosovës

Znj. Monika Zguro, Këshilltare në Ambasadën e Shqipërisë, në emër të Sekretarit të Parë z. Valon Gashi

Interpretim muzikor

Vëllezërit Kuqi, Arbnor dhe Rrezart, modele të rinisë shqiptare në diasporë, sollën emocione me këngën dhe interpretimin e tyre instrumental.

Telegram përshëndetës

Lexim i telegramit përshëndetës nga znj. Ardita Sinani, Kryetare e Komunës së Preshevës, me fjalë të ndjera për autorin dhe librin.

8. Fjalimet e të ftuarve specialë

Jeton Arifi, redaktor dhe recensent i librave, drejtori i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë, ish-luftëtar i UÇK dhe UÇPMB.

Dr.Sali Sefa, ish konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, atdhetar i njohur

Prof. Dr. Xhavit Lipaj, shkencëtar i njohur i mjekësisë dhe studiues i çështjes së demencës në Zvicër.

Kujtim për mikun e ndjerë, Dr. Llukman Halili, bashkëpunëtor i hershëm dhe aktivist

9. Ndarje mirënjohjesh

Ndarje e disa mirënjohjeve për:

Familjen e z. Adem Osmani, sponsor dhe mbështetës i palodhur;

Z. Sabit Abazi dhe Shoqatën “Medvegja” në Zvicër.

Petrit Bytyqi, Daut Luboja, Vëllezërit Kuqi dhe për familjen Bajrami.

Një mirënjohje-libër iu nda z.Dashnim Hebibi nga piktori, koreogrfi Arsim Berisha.

10. Interpretim i dytë muzikor nga vëllezërit Kuqi

Me artin e tyre të pastër dhe shpirtëror, vëllezërit Kuqi na mbushën zemrat për së dyti.

Të ardhurat nga shitja e librave do të dhurohen për një vajzë studente, bijë e një veterani të UÇK-së dhe UÇPMB-së – një gjest i përkushtuar ndaj arsimit dhe sakrificës. Autori Dashnim Hebibi falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe njofton për vazhdimin e projektit:
“Ky është vetëm fillimi. Do të ketë edhe pjesën e tretë dhe të katërt të librit. Ka shumë gra që meritojnë të jenë pjesë e këtij rrëfimi.” Të ftuarit janë ftuar për një koktej modest, përgatitur me dashuri nga bashkëshortja, vajzat, motrat e bashkëshortes dhe vjehrra – një shembull i përkushtimit familjar për një ngjarje me shpirt.

Ju falënderoj nga zemra. Nëse kam harruar dikë, më falni. Mirënjohje pafund për praninë tuaj dhe përkrahjen ndaj gruas shqiptare në diasporë.”  “U pafshim në takime të tjera! Zot na bekoftë!”
— Dashnim Hebibi

Ja se çka ka shkruar z.Hebibi:

Të nderuar familjarë, mikesha dhe miq që ishit të pranishëm në promovimin e librit tim dyvëllimësh kushtuar gruas shqiptare në mërgim, Ju falënderoj me shpirt! Nuk gjej fjalë, as shkronja që t’i japin formë emocioneve që përjetova sot. Ishte një ditë e veçantë, një ditë e gruas. Aty ishit ju – një elitë miqsh dhe mikeshash, më shumë gra sesa burra, që e bëtë këtë ngjarje kaq domethënëse.

Nuk dua të flas për programin në vetvete, sepse vetë prania juaj dhe niveli i lartë i të ftuarve flet më shumë se çdo fjalë. Ju ishit pasqyra e klasit dhe dinjitetit që meriton gruaja shqiptare. Ndoshta ndonjërin prej jush nuk arrita ta përshëndes personalisht, por dijeni se me zemër i kam përshëndetur të gjithë.

Jam i vetëdijshëm se ka edhe shumë gra të tjera që e meritojnë të jenë pjesë e këtij libri – dhe do të jenë. Do të kemi pjesën e tretë, madje edhe të katërtën. Ne nuk po kërkojmë fitore personale, sepse qëllimi ynë është të lëmë gjurmë – jo vetëm zë. Gruaja shqiptare e meriton respektin dhe vendin e saj të denjë në histori.

Salla ishte plot. Ishin të pranishëm 190 persona: përfaqësues të shtetit shqiptar, ambasadorët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, kryetarë shoqatash, përfaqësues të LAPSH-it, dhe shumë miq të nderuar nga bota akademike, kulturore dhe shoqërore.

Ëmbëlsinë programit ia shtoi kori i gruas shqiptare në Zvicër, ndërsa emocionet i përforcuan vëllezërit Kuqi. Fjalët e Dr. Sali Sefës më prekën thellë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ai është dritë për ne, si dielli, hëna dhe yjet – një qiell që ndriçon rrugët tona.

Nuk kam bërë shumë – vetëm një hap të vogël drejt asaj që gruaja shqiptare ka kohë që e meriton. Por një gjë ua premtoj: nuk do të ndalem. Do të vazhdoj me përkushtim për të mirën e mërgatës – për këtë arterie të fuqishme të kombit.

Hymni u intonua nga bashkëshortja e legjendës së boksit dhe kikboksit, Tefik Bajrami – një moment i paharrueshëm.

Gruaja është dhe do të mbetet lulja më e bukur e kësaj bote.

Një falënderim të veçantë dua t’ia adresoj redaktorit të librit, Jeton Arifi, për punën profesionale dhe përkushtimin që i dha këtij projekti. Po ashtu, falënderime të përzemërta për Berat Thaqin, editorin e shtëpisë botuese “Libri Im”, i cili me profesionalizëm e përkujdesje e çoi këtë vepër drejt dritës së botimit.

Mirënjohje të veçantë për sponsorët që e mbështetën me zemër këtë vepër: Adem Osmani me familje, si dhe Sabit Abazi bashkë me disa medvegjias, që dëshmuan vlerësim e dashuri për kulturën dhe për gruan shqiptare. Padyshim një falënderim të veçantë i dedikoj edhe vëllait tim, loçkës sime, Besnik Hebibi, i cili kurrë nuk më ka munguar me përkrahje dhe ndihmë. Ai gjithmonë ka qenë aty për mua – i palodhshëm, i sinqertë dhe i paepur. Nuk ka fjalë që ia bëjnë hakun për gjithçka ka bërë.

Kreativiteti i Shoqatès Kulturore Artistike „Dardania“ nga Winterthur, kishte gjetur formèn unike për tê shprehur mbêshtetjen ndaj publikimit tê librit shumê domethënês, kushtuar gruas shqiptare tê diasporës, duke përgatitur njê tortê me kopertinat e dy librave. Ky ishte njê element shtesë i kreativitetit tê z. Shefqet Cakolli, udhëheqës shumëvjeçar i kësaj shoqate. Nga zemra falënderoj nënën time tashmë të ndjerë, Xhevahiren, për edukatën që më ka dhënë. Shpirti i saj pushoftë në përjetësi! Me përulje dhe mirënjohje të thellë!

MESAZH NGA PRESHEVA

Me rastln e promovimit të librit “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare”
Autor: PhD. Dashnim Hebibi

Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar organizatorë,
Të dashur bashkatdhetarë,

Me keqardhje ju njoftoj se, për shkak të obligimeve institucionale dhe angazhimeve të paracaktuara, nuk kam mundësinë të jem fizikisht e pranishme në mesin tuaj në këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe simbolik, që i kushtohet gruas shqiptare në diasporë dhe autorit që me përkushtim ia ka dhënë zërin e merituar.

Nga Presheva, ju përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet për një promovim të suksesshëm të veprës dyvëllimëshe “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare”, të autorit të nderuar PhD. Dashnim Hebibi – një emër që tashmë është bërë sinonim i angazhimit intelektual, të vërtetës historike dhe mbrojtjes së dinjitetit shqiptar, kudo ku ai është sfiduar.

Z. Hebibi nuk është vetëm autor i një vepre monumentale, por është një zë i fuqishëm i kombit në diasporë – një studiues me vizion të qartë, një aktivist i palëkundur i çështjes shqiptare në Luginën e Preshevës, dhe një model për intelektualin që nuk qëndron pas letrave, por i shndërron ato në dritare të vetëdijes dhe frymëzimit.

Me këtë libër, ai na ka dhuruar një pasuri të rrallë – një dëshmi të gjallë dhe të ndjeshme mbi forcën, sakrificën dhe bukurinë shpirtërore të gruas shqiptare në diasporë.

Ai ka ditur të dëgjojë, të ndjejë dhe të shkruajë me ndershmëri e thellësi, duke i dhënë historisë tonë moderne një kapitull që do të qëndrojë gjatë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Preshevës, i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë autorit Hebibi, dhe ju të gjithëve që me praninë tuaj e nderoni këtë vepër dhe misionin që ajo bart.

Ju uroj një promovim të suksesshëm dhe shpreh besimin se zëri i kësaj vepre do të dëgjohet gjatë, sepse rrëfen për ato gra që gjithmonë e mbajnë gjallë kombin tonë, aty ku rreh më fort malli për atdheun.

Me respekt të veçantë,

Ardita Sinani
Kryetare e Komunës së Preshevës

Preshevë, Maj 2025

FJALA E RECENSENTIT

Libri me përmbledhje intervistash të zhvilluara enkas për jetësimin e këtij projekti kaq fisnik, të cilin autori ia kishte vënë vetës si synim të patjetërsueshëm, në thelb është një hulumtim i karakterit empirik, i realizuar me grup fokusi. Kategoria e përzgjedhur nga autori është vajza dhe gruaja shqiptare e mërguar jashtë territorit autokton shqiptar. Nga një këndvështrim sipërfaqësor të lexuesit, mund të dallohet se autori ka aplikuar një mostër të gjerë, heterogjene, pa kriter moshe, profesioni, origjine (nga hapësira gjeografike mbarëshqiptare).

Për ta bërë më tërheqës për lexuesin, si dhe me qëllim të shpalosjes së këndvështrimeve origjinale të secilit personazh të këtij libri, intervistat janë lënë të plota, pa ndërhyrje, sepse kështu është synuar pasqyrimi autentik i gruas shqiptare të diasporës, ca prej tyre të përvuajtura nga peripecitë e migrimit, integrimit, mbijetesës e kultivimit të gjithçkaje që përfaqëson origjinën e tyre – etnokulturën shqiptare. Pavarësisht mostrës së kufizuar prej 187 personazheve, personaliteti i të cilave paraqet një ndryshore prej karakteresh nga një divë ndërkombëtare e një sopranoje lirike, me pasqyrim figurash të ndërmjetme, në kuptim profesionesh, deri te një amvise, në përceptim fillestar të thjeshtë, por jo më pak të rëndësishëm, sepse secila prej këtyre vajzave e grave fisnike të pasqyruara në këtë libër dyvëllimësh, gjatë ciklit të saj jetësor, ka shërbyer si frymëzim për të tjerët.

Disa prej tyre frymëzuan botën rreth tyre e më gjerë, duke dridhur skenat më të njohura të operas; disa të tjera duke mohuar luksin e mundshëm që u ofronte përditshmëria, për ta vënë veten e tyre në shërbim e mbështetjes së kauzës kombëtare (çlirimit të Kosovës), disa të tjera duke e mbajtur familjen e duke mbështetur bashkëshortin luftëtar për këtë kauzë, shumë të tjera  duke shkëlqyer në profesionin e tyre në tregun e ashpër e konkurrues të punës në tokën e re premtuese, ku kishte mërguar, e shumë të tjera duke iu përkushtuar një misioni të shenjtë, kultivimit të gjuhës, traditës, kulturës shqiptare nga gjenerata e re përmes mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Qëndrimet dhe mendimet e shprehura të grave frymëzuese të diasporës shqiptare do të mund të shërbejnë si referenca e rekomandime konkrete për hartimin e një strategjie të qëndrueshme të qeverive të shteteve të origjinës. Elementi karakteristik që ia shton laryshinë këtij libri është edhe fakti që një numër i vogël i intervistave të zhvilluara me gra frymëzuese të diasporës shqiptare, të cilat, për shkak të mungesës së elokuencës për tu shprehur në gjuhën shqipe, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit e përmbajtjes gjuhësore, është lënë në versionin origjinal, qoftë në gjuhën angleze, kroate apo në ndonjë gjuhë tjetër të folur nga e intervistuara përkatëse.

Tërësia e intervistave të pasqyruara brenda këtij libri, i sjellë në dy vëllime përnjëherë, përcillet me veçantinë se mes tyre ka edhe personazhe, të cilat, përmes përgjigjeve të ofruara enkas për këtë projekt, kanë kontribuar dallueshëm për afirmimin e një numri të konsiderueshëm të grave shqiptare, të shquara në fushat e tyre përkatëse.

Autori i këtij libri, i cili, për ata që e njohin, shquhet për përkushtimin e tij ndaj veprimtarisë së diasporës shqiptare, të cilën e ka ndjekur dhe pasqyruar në veprimtarinë e tij gazetareske dhe publicistike, për më shumë se dy dekada, ka treguar një kujdes të posaçëm në përdorimin e termit diasporë. Ai, atë e përdorë, shumë me vend dhe racionalisht, si përkufizim e term social, jo gjeografik, sepse me diasporë duhet kuptuar tërësia e komunitetit të shpërndarë jashtë trungut të shtetit amë të origjinës, e jo si hapësirë gjeografike.

Andaj, kryefjala e përmbajtjes së këtij libri është gruaja shqiptare e diasporës, pra, e bashkësisë së vajzave, grave e nënave shqiptare të zhvendosura jashtë atdheut, qoftë për të iu shmangur dhunës së kohës të ushtruar nga aparati shtetëror kolonizues i trojeve shqiptare ku ajo është lindur e rritur, qoftë në kërkim të një jete më të mirë, apo me synimin për të gjetur hapësirë më të përshtatshme, më premtuese e më me perspektivë për ta zhvilluar e dëshmuar veten.

Gjuha e përdorur nga shumë gra të përfshira në këtë libër, mund të tingëllojë e thjeshtë, meraste, por fjalët e tyre bartin porosinë e ngrohtësisë shpirtërore, të përkushtimit vetmohues e të mallit të pashuar për vendlindjen, i cili, nuk shprehet domosdoshmërisht me retorikë të nivelit të lartë, por me fjalë zemre e shpirti. Përmes publikimit të këtij libri në dy vëllime, nuk besoj që autori t’a ketë përmbushur vizionin e tij për të hedhur dritë mbi figurën e pakontestueshme e të ndritur të gruas shqiptare të mërgatës shqiptare të shpërndarë nëpër Evropë e Amerikë.

Ky libër duhet parë e pranuar nga lexuesit si fillimi i një përpjekjeje të vazhdueshme për ta ndihmuar memorien kolektive lidhur me rëndësinë e peshën që bartë me vete gruaja/nëna shqiptare e syrgjynosur. Ky libër është një projekt i hapur, fazat e përmbushjes së të cilit mund të plotësohen nga kushdo tjetër, në cilësinë e një autori vijues të një misioni kaq fisnik e faqebardhë. / Jeton Arifi, Prishtinë

Përtej librit – një mision shpirtëror për gruan dhe kombin

Nga Dr. Sali SEFA, ish-Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih

Në promovimin e librit dy vëllimesh të PhD Dashnim Hebibi, mbajtur dje më datë 25 maj 2025 në qytetin Winterthur të Zvicrës, në mesin e shumë personaliteteve të shquara ishte i pranishëm edhe një figurë e ndritur e mërgatës shqiptare – Dr. Sali Sefa. Një atdhetar i dëshmuar i kauzës sonë kombëtare, ish-konsull i Republikës së Kosovës në Zürich, ish-i burgosur politik, publicist dhe një shpirtbardhë i rrallë. Dr. Sefa ishte pjesë e panelit promovues dhe mbajti një fjalë rasti brilante, të thellë në përmbajtje dhe prekëse në emocion. Ishte një fjalim që jo vetëm e përloti autorin, por preku edhe zemrat e të pranishmëve, duke sjellë një atmosferë të rrallë ndjeshmërie e krenarie kombëtare. Sepse, ato fjalë – ato fjalë që mbesin në kujtesë – vetëm Dr. Sali Sefa di t’i thotë.

Promovimi i librit

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur bashkëqytetarë dhe miq të fjalës së shkruar,

I nderuar përfaqësues nga Ambasada e Shtetit Shqiptar, z. Valon dhe znj. Monika,

Përshëndetje për Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Mentor Latifi,

Përshëndetje për Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demir,

Zonja dhe zotërinj, Fjalën time do ta nis me disa fjalë për njeriun që na ka bashkuar këtu në këtë shtëpi kulture – dhe jo për herë të parë! Para jush kemi kënaqësinë të prezantojmë një autor dhe një njeri të veçantë, një zë të angazhuar të diasporës sonë. Me origjinë nga Presheva dhe me veprimtari të gjerë në Zvicër, ai është gazetar, publicist dhe doktor i shkencave politike. Me mbi 30 vepra të botuara, ai ka lartësuar zërin e kulturës, historisë dhe shpirtit shqiptar, kudo ku jetojnë shqiptarët. Për këtë kontribut, z. Hebibi është një ndër shqiptarët e rrallë në botë që është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale (UPF). Sot, jemi këtu për të dëgjuar jo vetëm një autor, por një zë që shkruan me shpirt për ato që janë më të shtrenjta në jetë:

Gruaja, familja dhe atdheu.

Megjithatë, nuk jemi këtu vetëm për të promovuar dy libra. Jemi këtu për të rikujtuar një vlerë që shpesh hesht – por kurrë nuk mungon. Jemi këtu për të nderuar figurën më të fortë dhe më të ndjeshme të shoqërisë – gruan – përmes fjalës së ndjeshme dhe të përkushtuar të autorit tonë të njohur, i cili njihet e vlerësohet deri edhe në shtetet e Amerikës Latine! Për këto 15 vite, Dashnimi asnjëherë nuk mungoi aty ku duhej të ishte – gjithmonë i respektuar dhe i guximshëm si gazetar dhe si atdhetar i devotshëm.

Ai është njëri nga studiuesit më të mirë të mërgatës sonë, jo vetëm në Zvicër, por edhe në vende të tjera si Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut, ku edhe doktoroi në Universitetin e Tetovës, ndër të tjera. Një njeri që ka realizuar intervista me të gjithë presidentët shqiptarë pas rënies së sistemit totalitar!

Për mua, Dr. Dashnim Hebibi është një ndër figurat më të plota shqiptare në mërgatë.

Së fundmi, z. Hebibi është zgjedhur Drejtor për Medie pranë Institutit për Avansim Kombëtar (IPAK) si dhe ka themeluar Mediet Shqiptare në Zvicër (SAM). I dashur Dashnim: lum si ne që të kemi, lum familja dhe gjithë Shqiptaria kudo që është!

Disa fjalë për librat që promovojmë sot

Si një njeri që kam shërbyer gjatë në fushën e diplomacisë dhe njëkohësisht në misionin human të mjekësisë, e ndiej thellë se ky promovim nuk është thjesht letrar.

Letërsia nuk është vetëm art – është mision. Dhe sot, përmes librave të tij, autori dëshmon se ky mision jeton ende, se fjala nuk është shuar, por ringjallet me çdo faqe që lexojmë.

Në të dy librat që na sjell Dashnimi, gjejmë më shumë se vargje:

Gjejmë qëndrim, besim dhe kthim të vëmendjes tek ajo që është themeli i çdo shoqërie – gruaja si nënë, si bashkëshorte, si figurë njerëzore dhe shpirtërore. Autori nuk i qaset gruas si objekt përshkrimi, por si subjekt respekti. Në vargjet e tij, gruaja nuk është e idealizuar si ëndërr, por as e thjeshtuar si realitet i përditshëm. Ajo ndriçon me ndjenjë të pastër, si një prani që mban botën në ekuilibër. Kam zgjedhur që të lexoj para jush disa nga pasazhet më të bukura të librit, sipas mendimit tim: “Gruaja është gjuha që nuk ka nevojë për përkthim,është lot që rrjedh për të mbajtur dashurinë gjallë.”

“Gruaja nuk është thjesht pranë jetës – ajo është vetë jeta që merr frymë në heshtje dhe në dashuri.” “Në heshtjen e një nëne ka më shumë forcë se në zërat e gjithë botës.”

“Mos harroni: bota nuk është ngritur mbi themele betoni, por mbi durimin dhe dashurinë e një gruaje.”

Të nderuara zonja,

Kjo është fuqia e fjalës së tij – jo për të ngritur gruan mbi piedestale fiktive, por për ta vendosur aty ku gjithmonë ka qenë: në zemër të jetës.

Nga përvoja ime profesionale, e di fort mirë se ka shumë për të mësuar nga mençuria e një gruaje, nga durimi i saj, nga mënyra si ajo përballon dhimbjen në heshtje dhe dashuron pa kufij.

Dy krahasime profesionale që e vërtetojnë çdo fjalë të thënë nga Dashnimi:

Si mjek, kam parë se duart e një nëne shërojnë më shumë se çdo ilaç.

Si diplomat, kam mësuar se shpeshherë një grua qëndron më largpamëse dhe më paqësore se shumë tavolina të mëdha bisedimesh.

Të dashur të pranishëm,

Le ta shohim këtë mbrëmje si një mundësi për reflektim – jo vetëm për të duartrokitur një autor, por për të duartrokitur një qëndrim njerëzor dhe qytetar. Dashnim Hebibi ka bërë një akt të rrallë: ka vënë artin e tij në shërbim të kujtesës dhe mirënjohjes.

Dhe për këtë, ai meriton falënderim të veçantë nga secili prej nesh. Le të jetë ky promovim një kujtesë për të gjithë ne që të mos harrojmë e t’i themi “faleminderit” femrës: Nënës që na lindi dhe rriti, bashkëshortes që na qëndron pranë në të mirë e në të keq, motrës që na mbështet si motër për vëllanë dhe vajzave që rriten me ëndrrat tona.

Faleminderit autorit për fjalën.

Faleminderit gruas për gjithçka që është.

Faleminderit juve që jeni këtu për të dëgjuar, reflektuar dhe nderuar gjininë e bukur femërore!

Respekt për të gjithë ju!

Në përfundim të fjalës së tij mbresëlënëse, autori PhD Dashnim Hebibi, i prekur thellë nga fjalimi i Dr. Sali Sefës, iu drejtua para të gjithë të pranishmëve me këto fjalë që lanë gjurmë në zemrat e të gjithëve:

“Ka yje, ka hënë e ka diell… por ju, i nderuar z. Sefa, jeni vetë qielli!”

——

Promovim i librit- „ Gratë frymëzuese të Diasporës Shqiptare“ Autor PhD Dashnim Hebibi, ishte një ngjarje kulturore madhështore e pa parë ndonjëherë, me pjesëmarje të ma shumë të gjinisë femêrore, se sa e mashkujve. Me disa këngë të përcjellur me violinë nga dy vëllezët Kuçi, nga Kori i Grave që krijuan atmosfer festive madhështore. Jo vetëm kaq, Telegram urimi, pjesëmarrja e përfaqësuesëve diplomatik, artistë, këngëtar, etj, etj.

Respekt për të gjthë. Nga: Qemal Musliu

———

I nderuar mik i çmuar Dashnim,

Ju lumt dora dhe qofshi ì shpërblyer nga zoti për ketë vepër kaq të çmuar, kushtuar gruas shqiptare në mërgatë. Këto libra kaq domethënëse, që pasqyrojnë vlerën, dinjitetin dhe kontributin e gruas shqiptare do të mbetën në biblotekat tona si gjurmë të pashlyera për brezat e ardhshëm si shëmbull për vlerësimin e nënës, motrës, bijës së kombit tonë.

Puna juaj dhe kontributi i çmuar që keni bërë edhe për fëmijët tanë në mergatë një herë si mësues dhe pastaj si gazetar duke përcjellur dhe përkrahur çdo aktivitet të Lidhjës së Arsimtarëv dhe Prindërve Shqiptar dhe mësimin plotësues të gjuhës shqipe plot 3 dekada. Ne si LAPSH ju jemi gjithmonë mirënjohës për kohën kushtuar ndaj shkollës shqipe tē LAPSH.

Respekt dhe urime, mirëupafshim nē promovimet e radhës!

Në emër të LAPSH për kantonin Cyrih

Naser Ulaj

——

I dashur Dashnim , ky është një hap i madh drejt njohjes dhe vlerësimit të grave shqiptare që ndriçojnë rrugëtimin e diasporës sonë. Me përkushtim, vizion dhe penë të ndritur, ke sjellë në vëmendje figura të çmuara që meritojnë lavdi dhe respekt.

Urojmë nga zemra suksese të mëtejshme, dhe që këto vepra të frymëzojnë edhe më shumë breza – si në atdhe, ashtu edhe ketu në mërgatë.

Ishte një nder i veçantë të merrnim pjesë në një promovim kaq të shkëlqyeshëm, ku kultura, forca dhe vizioni shqiptar u ndriçuan me dritën e dijes.

Rrugëtim të mbarë, libër i dashur!

U përhapsh gjerë e gjatë me mesazhin tënd të fuqishëm!

———

Urime e përgëzime i nderuari miku im Dashnim Hebibi!

Të punoftë mendja dhe penda dhe mos t’u paksoftë inspirimi edhe shumë vite të tjera!

Suksese të mëtejme!

Përshëndetje nga Theranda e Dardanisë!

Respekt!

——

I nderuari Dashnim, të kërkoj ndjesë që nuk munda të jem fizikisht pranë teje në promovim, por me gjithë shpirt isha aty. Zemra mu mbush me gëzim kur mora lajmin se gjithçka shkoi si më së miri – sepse e di sa shumë ke punuar, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri të thellë për historinë dhe rrënjët tona.

Jam e bindur se mbi të gjitha, këtij suksesi i është gëzuar nëna jote – që nga parajsa të përcjell me sy të dritës në çdo hap. Ajo ka qenë dhe mbetet frymëzimi yt më i madh. Edukata që të ka dhënë, vlerat që të ka mbjellë, janë pasuri që ndriçojnë çdo fjalë që ti shkruan, çdo mesazh që përcjell.

Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij libri kaq domethënës, një vepër që nuk është thjesht fjalë në letër, por një përulje ndaj grave, nënave dhe historive që kanë formuar identitetin tonë. Sepse çdo nënë është një kështjellë e veçantë, çdo grua një shtyllë që mban peshën e kohërave me dinjitet dhe guxim.

Le të jetë këta libra fillimi i shumë të tjerëve – sepse ti ke shumë për të thënë, shumë për të dhënë, dhe ne kemi shumë për të mësuar nga ty. Më bëhet zemra mal kur shoh nė mërgim suksese të tlla,keto momente sjellinn dritë në qastet e errêta qê kalojmë larg atdheut. Por asgjë ska mê e bukur se fjala që bëhet urë mes brezave dhe amanet për të ardhmen.Suksese në vazhdimsi!

Motra jote, Shukrije Ramadani

Ishte një pasdite e bukur, me njerëz të mirë dhe mbi të gjitha, me një promovim libri të qēlluar për gratë shqiptare në diasporë. Të lumtë, Dashnim, që gjithçka shkoi për mrekulli – ashtu siç je ti, me shpirt të bardhë. Suksese të mëtejshme! Nga: Tefik Bajrami

I dashur Miku im Dashnim HEBIBI

Urime të përzemërta për promovimin e librit “Gratë frymëzuese të diasporës”! Kjo vepër është një dëshmi e përkushtimit tënd dhe kontributit të çmuar për komunitetin tonë – një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne.

Më vjen keq që nuk munda të jem i pranishen për shkak të angazhimeve familjare, por me zemër kam qenë aty, duke të përkrahur dhe uruar çdo të mirë në këtë arritje të merituar.

Është një kënaqësi e veçantë të punojmë së bashku në IPAK – Institutin për Avancim Kombëtar, ku pasioni yt për zhvillimin dhe avancimin kombëtar reflektohet çdo ditë në punën që bëjmë.

Të uroj suksese të mëtejshme, lexues të shumtë dhe jehonë sa më të gjerë për librin dhe për çdo projekt të ardhshëm!

Me respekt,

Hasan Mejzinolli

Urime të përzemërta miku dhe shoku im i çmuar, Dr. sc. Dashnim Hebibi,

me rastin e promovimit të botimeve të radhës!

Ky është një dëshmi e përkushtimit, dijes dhe punës së palodhur që ju karakterizon.

Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj shkencor dhe profesional – le të vazhdojnë arritjet dhe kontributet tuaja të vlefshme në fushën e dijes!

Me respekt dhe mirënjohje. Prof.dr.Petrit Hajdari, Pejë

Falemnderit nga zemra!

I nderuar autor, i dashur mik,

Me lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta që më keni përfshirë në këtë vepër kaq të çmuar, kushtuar gruas shqiptare në mërgim. Është një nder i madh për mua të jem pjesë e një libri kaq domethënës, që pasqyron fuqinë, dinjitetin dhe kontributin e gruas sonë në diasporë.

Fatkeqësisht, për arsye personale nuk arrita të jem e pranishme në promovimin e librit, pasi familjarisht ishim të përfshirë në një ceremoni mortore. Megjithatë, me zemër isha aty dhe i kam ndjekur emocionet e asaj dite përmes fjalëve tuaja dhe përshkrimeve mbresëlënëse.

Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim fisnik dhe jam e bindur se çdo hap i juaji do të lërë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Majlinda Sulejmani.


Z.Hebibi ka marrë shumë telegrame urimi dhe kjo tregon se ai duhet të vazhdoj të përgadis pjesë të tjera të librave me këtë temë kur dihe se ka edhe shumë femra të tjera shqiptare të diasporës që meritojnë të mbeten frymëzim për gjenerata të tjera.

Falënderoj pafundësisht të gjithë të pranishmit, por në veçanti Shkëlqesinë e Tij, z.Rexhep Demiri, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, i cili më inkurajoi të organizojë këtë promovim, duke pasur parasysh modestinë time. Faleminderit edhe Berat Thaçi, drejtor i shtëpisë botuese “Libri im” që më erdhe nga Kosova për dhuratën dhe për përkrahjen tuaj. Faleminderit, Jeton Arifi, Jehona Bunjaku Arifi që erdhët gjithashtu nga Kosova dhe për të gjithë kontributin. Ju faleminderit të gjithëve ata që më ndihmuan ata që erdhën në promovim, ata që kanë dashur dhe nuk kanë mundur të jenë të pranishëm dhe të gjithë ato femra që iu kanë përgjigjur pozitivisht që të jenë pjesë e librit dy vëllimësh. Faleminderit familjes Krasniqi në Zgreb për ndihmën që të kontaktoj me gra të suksesshme në Kroaci. Flm z.Osmani dhe z. Abazi që më ndihmuan të del në dritë libri dhe vëllaut tim, Besnik Hebibi dhe z.Rafet Ademi për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin tim drejt sukseseve. ( Dashnim HEBIBI)

Foto nga Daut Luboja, mjeshtër i madh

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh