3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Forcimi i Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës: Takim me Kryetarin e Schlieren-it

EKSKLUZIVE

/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI/

Cyrih, 01 prill

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve me institucionet lokale zvicerane, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e qytetit të Schlieren-it, z. Markus Bärtschiger.

- Reklama -

Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes qytetit të Schlieren-it dhe qyteteve të Kosovës, me fokus në shkëmbimet institucionale, lidhjet ekonomike dhe përfshirjen e mërgatës shqiptare në këtë qytet. Në këtë kontekst, u vlerësua roli i diasporës shqiptare, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Schlieren-it.

Z. Berisha dhe z. Bärtschiger diskutuan mbi hapat konkretë që mund të ndërmerren për të krijuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve, duke përfshirë projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Në përfundim të takimit, z. Berisha shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se një bashkëpunim më i ngushtë mes institucioneve të të dyja vendeve do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të forcojë lidhjet e diasporës shqiptare me vendlindjen.

- Advertisement -

Ky takim është një tjetër hap tjetër drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë.

SAM24.info

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme