Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Flamuri Kuqezi valëvitet në qytetin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

by administrator
10:33 29/11/24
in Përditshmëria e Diasporës
Flamuri Kuqezi valëvitet në qytetin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Nga Dr. Sadik Elshani / 

Ka vitë që në Philadelphia është krijuar një traditë e bukur, ngritja e Flamurit Kuqezi në sheshin e bashkisë. Kështu ndodhi edhe sot kur u zhvillua ceremonia madhështore e ngritjes së flamurit në Bashki. Për komunitetin shqiptaro – amerikan të Philadelphias me rrethinë kjo veprimtari nuk është thjeshtë një akt ku ngritet flamuri në mënyrë mekanike, por është shndërruar në një festë të bukur e madhështore ku mblidhen shqiptarët të veshur me rrobat më të bukura, shoqëruar me simbolet tona kombëtare, këndojnë e vallëzojnë, shprehin krenarinë e të qenit shqiptar, shpalosin vlerat tona kombëtare para qytetit të Philadelphias.

Ngritja e flamurit kuqezi në bashkinë e Philadelphias, vendlindjen e ShBA-ve është nder për Shqipërinë e gjithë shqiptarët, posaçërisht për bashkësinë shqiptaro – amerikane të Philadelphias. Por, edhe flamuri ynë hijerënd e zbukuron qiellin e Philadelphias, sepse ai është flamuri i lirisë që mishëron e pasqyron shpirtin e pastër, karakterin e fortë dhe vlerat e larta morale, dinjitetin e kombit tonë. Atë nuk e shëmtojnë njollat e pushtimit të tokave të huaja, robërimit të popujve të tjerë. Flamuri ynë është vetëm flamuri i lirisë. E ku më bukur shfaqet ai shpirti i lirisë sesa në qytetin e Philadelphias, vendlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?!

Këtë ceremony madhështore e hapi kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes”, z. Dritan Matraku, i cili përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit. Merrnin pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë e Këshillit Bashkiak: këshilltari, Michael Driscol, Deputy City Representative, zonjusha Kyra Harris, zonjusha Ngan Tran, nga Office of Immigrant Affairs, si dhe ca konsuj të nderit të akredituar në Philadelphia. Pastaj z. Matraku uroi 112 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe porositi që të jemi të bashkuar, sepse së bashku mund të bëjmë më shumë. Ai u rikujtoi të pranishmëve se kjo veprimtari është një vazhdim i veprimtarive të suksesshme që shoqata jonë ka zhvilluar kohëve të fundit: hapja e godinës së re më 13 tetor, emërimi i një pjese të rrugës ëillits me emrin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut më 17 nëntor dhe më 24 nëntor, Mbrëmja e Madhe e Flamurit – festë madhështore me darkë e muzikë.

Fjalën e rastit e mbajti z. Sami Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të shoqatës. Zoti Zeka foli për rëndësin e 28 Nëntorit në historinë e popullit tonë, përpjekjet e të parëve tanë gjatë historisë, por edhe për përpjekjet e shqiptarëve në Philadelphia e Amerikë për një jetë më të mirë. Zoti Zeka vuri në pah vlerat e popullit tonë: qëndresën, përpjekjet ndër shekuj për liri e pavarësi. “është një ndjenjë e posaçme kur festohet në Philadelphia” – u shpreh ai. Pastaj ai falenderoi qytetin e Philadelphias që na ka pranuar në mesin e vet dhe na mundëson të rrisim fëmijët tanë, ta ndërtojmë jetën tonë.

Këshilltari i Këshillit Bashkiak dhe miku i madh i komunitetit shqiptaro – amerikan të Philadelphias, z. Michael Driscol, të pranishmëve u uroi mirëseardhjen në Bashki (City Hall), simbolin e lirisë jo vetëm për Amerikën, por për tërë botën. Kujtoi historinë e Skënderbeut dhe veprimtaritë e shoqatës që u cekën më lart, pjesëmarrës i së cilave ishte edhe vetë ai. Si gjithmonë kur është në mesin tonë edhe në këtë rast ai na porositi që ta ruajmë gjuhën, trashëgiminë dhe traditat tona kombëtare, sepse edhe ai është pasardhës i mërgimtarëve të mëhershëm.

Zonjusha Ngan Tran falenderoi për ftesën për këtë veprimtari madhështore, duke uruar: Gëzuar festën! Ajo ftoi komunitetin tonë për bashkëpunim dhe ofroi ndihmën për emigrantët shqiptarë. Zonjusha Kyra Harris gjithashtu uroi për festën dhe shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në këtë ceremoni mbresëlënëse. Ajo foli me fjalë dashamirësie për shqiptarët të cilët tani janë bërë pjesë e jetës së qytetit të Philadelphias. Zonjusha Harris ia dorëzoi zotit Matraku Proklamatën me të cilën Kryebashkiakja, Sheryl Parker, e shpallte 26 nëntorin 2024 si Ditën e Shqipërisë në Philadelphia. Pastaj ajo lexoi pjesë nga kjo Proklamatë ku përshkruhej rrugëtimi i popullit tonë nga periudha e ndritur e Skënderbeut, nga 28 nëntori i vitit 1443 deri të 28 nëntori i vitit 1912, miqësinë e Shqipërisë me Amerikën, kontributin e shqiptaro – amerikanëve në të gjitha fushat e zhvillimit të SHBA-ve, si dhe përpjekjet e tyre për të shërbyer si urë bashkimi e bashkëpunimi në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Pastaj në sallën ku u zhvillua ceremonia jehoi kënga dhe vallja shqiptare. Veprimtaria e sotme kishte edhe diçka të veçantë që nuk kishte ndodhur më parë: merrnin pjesë pjesëtarët e Philadelphia City Trooper Colony, një grup ceremonial të veshur me uniforma tradicionale ceremoniale. Ata me lëvizjet e demonstrimet e tyre ushtarake e bën edhe më të bukur këtë veprimtari. E falenderojmë zotin Shpëtim Daku, i cili kishte siguruar pjesëmarrjen e tyre. Ngritjen e flamurit këtë vit e bën mësueset e nderuara të shkollës shqipe, “Gjuha jonë”, zonjat Afërdita Muzaqi e Mimoza Sotiri. është ky një nderim që shoqata jonë u bën anëtarëve të dalluar.

Eldion Pajollari një biznesmen i njohur në komunitetin tonë dhe një kontribues i madh i shkollës shqipe e ka bërë traditë duke sjellë kafe dhe ëmbëlsira për pjesëmarrësit në këtë ceremoni.

Por, kjo veprimtari nuk mbaroi me kaq. Zoti Enver Parllaku, një veprimtar i dalluar i komunitetit tonë na kishte ftuar për një kafe/drekë në restorantin e tij, “Capri”, të hapur vetëm disa javë më parë. Tani kjo është bërë një traditë e bukur pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, sepse Enveri na ka ftuar edhe viteve të tjera kur drejtonte një restorant tjetër. Dreka në këtë mjedis të mrekullueshëm kaloi për bukuri, atmosferë vëllazërore, biseda të ngrohta të shoqëruara me pije e ushqime të shijshme – sofër tipike shqiptare. Falenderojmë vëllezërit Parllaku për mikpritjen, bujarinë dhe atdhetarizmin e tyre, duke u dëshiruar suksese e punë të mbarë në restorantin e tyre të rregulluar për bukuri.

Të gjithë motra e vëllezërve shqiptarë kudo që ndodhen në botë: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Festën tonë Kombëtare!

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh