Intervistë nga Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese
Dr. Omatee Ann Marie Hansraj ka lindur në Trinidad dhe Tobago – Karaibe. Ajo është një grua shumë modeste, e thjeshtë dhe e vetë – motivuar e cila ka shërbyer për shumë vite në fushën e mësimdhënies,formimit financiar dhe të biznesit. Asaj i pëlqen të udhëtojë, të shohë vende të reja dhe të takohet me njerëz që ndajnë të njëjtat pasione me të. Dëshira e saj për të shkruar është e admirueshme, veçanërisht sepse ajo nuk është aspak asnjëanëse dhe ndihet shumë e lumtur që harxhon kohën dhe përpjekjen për të mbështetur kolegët e saj shkrimtarë në mbarë botën. Ann Marie është vërtet një frymëzim i madh për të gjithë poetët ndërkombëtarë. Deri tani ajo ka krijuar një rrugë jashtëzakonisht të kënaqshme si shkrimtare.

E lindur dhe e rritur në këtë cep piktoresk të Karaibeve, Omatee zhvilloi një dashuri të thellë për prozën dhe letërsinë që në moshë të vogël. Ajo është Drejtore e Revistës Prestigjioze Ndërkombëtare Wordsmith International Editorial ku u ofron mbështetje shumë artistëve në të gjitha fushat, pa u kufizuar vetëm tek autorët dhe poetët. Ajo dhe ekipi i saj promovojnë punën e këtyre artistëve duke inkurajuar dhe motivuar edhe shumë krijues të tjerë. Udhëtimi i saj si shkrimtare filloi që në rini me veprat e saj të para të cilat gjetën rrugën e mirëfilltë, në faqet e gazetave dhe në atdheun e saj. E megjithatë, ishte gjatë periudhës së sfidave ndaj pandemisë Covid-19, nga izolimi dhe ndërprerjet e marrëdhënieve me shoqërinë në ambjentet jashtë shtëpisë, që Omatee gjeti kohën dhe mundësinë për t`iu përkushtuar plotësisht pasionit të saj të shkrimit.
Omatee shkruan me stilin e saj natyral, unik, i cili përmban një mendim të thellë të kombinuar me situatat e jetës reale që mbulojnë: ëmbëlsinë dhe hidhërimin e vetë jetës ashtu siç po prezantohet në kohërat që jetojmë. Ashtu sikurse ekziston trishtimi dhe pasioni njerëzor për lumturinë dhe tendencat për gëzim dhe dëshirë në të gjitha aspektet e mundshme në mënyrën më të natyrshme. Poezitë dhe romanet e saj janë të pasura me pikëllimin njerëzor, sëmundje, rini, plakje dhe shprehje të bukurisë së dhimbjes së dashurisë, sakrificës dhe lumturisë.

Ajo trajton një gamë të gjerë temash dhe situatash natyrore dhe narrative me të cilat përballemi çdo ditë në jetë. Ann Marie ka një stil tepër të veçantë me mënyrën mjaft të kthjellët, për të shprehur momentin në kohën dhe situatën në jetën reale. Lexuesit mund ta ndjejnë pasionin e saj në shijen letrare të saj të të shkruarit dhe në mendimin spontan joformal, mjaft të thellë. Stili në krijimtarinë e autores i jep të drejtën e statusit të saj të pavarur letrar. I gjithë zhvillimi poetik gjendet në shkrimet e saj, pasi ajo jep pamjen më intime të integritetit të admirueshëm të çdo personazhi dhe i mundëson lexuesit, të ndjekin nga afër zhvillimin e mendimit për poezinë dhe tregimet. Edhe në citimet e saj, të gjitha të shkruara po me stil të veçantë dhe unik, janë metoda në të cilat ajo përdor mjaft larmi dhe freski për të përcjellë kuptimin, tonin dh emocionet në poezinë dhe tregimet e saj.
Me këtë stil unik letrar ajo përdor detaje për të pikturuar një tablo me fjalë apo vargje. Ky proces u ofron lexuesve përshkrime të karaktereve të njerëzve, të vendeve, objekteve dhe ngjarjeve përmes përdorimit të detajeve të përshtatshme nga fjalët e shkruara si edhe të përdorimit, nëpërmjet mënyrës të së shprehurit. Ann Marie është poete me krijimtari të bukur, me buzëqeshje të çiltër dhe shpirt të pastër që jo vetëm mahnit zemrat e shumë njerëzve, por edhe i frymëzon dhe i motivon të tjerët me pozitivitetin e saj. Ajo ka prekur jetën dhe zemrat e shumë njerëzve, personalisht ose nëpërmjet krijimtarisë të gjithë atyre që vijnë në kontakt me të dhe kanë diçka për të mësuar prej saj, pasi ajo është gjithmonë inkurajuese dhe frymëzuese për të folur dhe ti dëgjuar ata.

Teksa zhvillonte role të ndryshme profesionale, duke përfshirë atë të mësimdhënies si pedagoge universitare, këshilltare financiare dhe biznesmene, Omatee u mundua të qëndronte e palëkundur në angazhimin ndaj aspiratave letrare. Me vendosmëri dhe këmbëngulje ajo shfrytëzoi shansin për të realizuar ëndrrën e saj të përjetshme për të botuar librat e saj. Sot, Omatee Ann Marie Hansraj ka kaluar në një shkrimtare me përkushtim kohe të plotë, duke kanalizuar përvojat e ndryshme të jetës dhe talentet krijuese në përpjekjet e saj letrare. Udhëtimi nga pedagoge në bizesmene dhe autore pasqyron përkushtimin e palëkundur të saj ndaj pjekurisë personale, rritjes profesionale si dhe asaj të vetë – shprehjes. Ndërsa vazhdon të hyjë në këtë kapitull të ri emocionues të karrierës së saj, shkrimi i Hansrajt shërben si një dëshmi e fuqisë së këmbënguljes, elasticitetit dhe ndjekjes e realizimit të ëndrrave.
Nëpërmjet fjalëve të saj, Hansraj i fton lexuesit të bashkohen me të në një udhëtim zbulimi, frymëzimi dhe vetë – reflektimi, duke thurur së bashku vepra që kanë jehonë të thellë me audiencat anembanë botës.

NA TREGONI PËR PËRVOJAT TUAJA TË PUNËS, PROJEKTET, VIZIONIN TUAJ NDAJ JETËS.
Gjatë gjithë udhëtimit të larmishëm në karrierë si pedagoge, lektore, këshilltare financiare dhe biznesmene, kam pasur privilegjin të angazhohem me individë nga të gjitha sferat e jetës dhe të përfshihem në mes grupesh të ndryshme moshash. Këto ndërveprime kanë qenë të paçmueshme, duke më dhënë një pasuri njohurish dhe përvojash që më kanë formuar në personin, gruan që jam sot ashtu sikurse kanë rritur aftësitë e mia si krijuese dhe shkrimtare.
Vizioni im ndaj jetës është fare i qartë dhe i vendosur: të qëndroj e palëkundur në dedikimin tim ndaj shkrimit dhe të kem e përcjell një ndikim pozitiv në jetën e atyre që bashkëpunojnë dhe vlerësojnë punën time. Nëpërmjet shkrimit tim, aspiroj të frymëzoj, motivoj dhe inkurajoj të tjerët, duke ofruar një fener shprese dhe sigurie përballë sfidave të jetës. Duke ndarë përvojat dhe njohuritë e mia, kam për qëllim t'u kujtoj lexuesve se nuk janë të vetëm në problemet dhe hallet e tyre dhe se kapërcimi i vështirësive është gjithmonë i mundur.
Në fund të fundit, qëllimi im është të përdor fuqinë e fjalëve për të mëkëmbur dhe shëruar shpirtërisht të tjerët, duke bërë të mundur një ndjenjë lidhjeje dhe mirëkuptimi për të kapërcyer pengesat dhe për të nxitur rritjen personale. Nëpërmjet narrativës dhe reflektimit, aspiroj të krijoj ndryshime kuptimplota dhe të lë një trashëgimi të qëndrueshme frymëzimi dhe fuqizimi.
CILI ËSHTË KRITERI JUAJ MBI ÇKA PO NDODH KOHËT E FUNDIT NË BOTËN E SHKRIMIT DHE LETËRSISË?
Si vëzhguese e apasionuar dhe pjesëmarrëse në botën e shkrimit, kriteri im për vlerësimin e zhvillimeve të fundit sillet rreth disa faktorëve kryesorë. Së pari, i përkushtoj vëmendje të madhe prirjeve dhe ndryshimeve në rritje në peisazhin letrar, duke përfshirë ndryshimet në preferencat e lexuesve, formatet e botimit dhe kanalet e shpërndarjes. Kuptimi i këtyre prirjeve më ndihmon të përshtas stilin dhe përmbajtjen time të shkrimit për tu bërë thirrje audiencave bashkëkohore. Përveç kësaj, unë monitoroj nga afër përparimet në teknologji dhe ndikimin e tyre në industrinë e shkrimit, si për shembull rritja e platformave të botimit dixhital, opsionet e vetë – publikimit, dhe angazhimin ndaj mediave në rrjetet dhe platformat sociale. Përqafimi i këtyre risive teknologjike më lejon të arrij një audiencë më të gjerë dhe të lidhem me lexuesit në mënyra të reja dhe kuptimplote.
Për më tepër, konsideroj dhe përqendrohem në klimën socio-politike në zhvillimin dhe dinamikën kulturore që modelojnë temat dhe rrëfimet e eksploruara në letërsi. Duke qëndruar në harmoni me ngjarjet aktuale dhe ndodhitë shoqërore, mund të trajtoj çështje të ngutshme dhe të kontribuoj në biseda më të gjera nëpërmjet shkrimit tim. Në fund të fundit, kriteri im mbi zhvillimet e fundit në botën e shkrimit udhëhiqet nga një angazhim për të qëndruar të informuar, të përshtatshëm dhe të angazhuar në shoqëri. Duke qëndruar mjaft e vëmendshme ndaj prirjeve në zhvillim e sipër, përparimeve teknologjike dhe ndryshimeve kulturore, përpiqem të krijoj përmbajtje të theksuara zbulimesh, me ndikim dhe kuptim, të cilat rezonojnë me lexuesit dhe kontribuojnë pozitivisht në peizazhin letrar.

SA LIBRA KENI BOTUAR DERI TANI?
Deri tani kam arritur të publikoj 54 libra dhe 25 revista letrare në të cilat jam Drejtuese e bordit editorial.
SI ARRIN TA GËRSHETOSH PUNËN KËRKUESE SI DREJTORE REVISTASH DHE FAMILJES APO JETËS SË PËRDITSHME?
E kam prioritet shkrimin tim gjatë momenteve të qetësisë, zakonisht gjatë natës së orëve të vona ose rreth orëve të para të mëngjesit kur bota është e qetë, dhe shpërqendrimet janë minimale. Kjo më lejon të përqendrohem me shumë kujdes në profesionin tim, me një mendje të qartë dhe vëmendje të pandarë. Përveç kësaj, shfrytëzoj çdo mundësi për të shkruar gjatë ditës ose fundjavës sa herë që është e mundur, duke kuptuar rëndësinë e përfitimit në maksimum të çdo momenti në dispozicion për të ndjekur pasionin tim. Duke përqafuar këto dritare të dedikuara të kohës për të shkruar, sigurohem që krijimtaria ime të lulëzojë dhe të përparoj vazhdimisht drejt qëllimeve të mia e mbi të gjitha si autore.
ÇFARË LIBRASH JU PËLQEJNË, CILI ËSHTË ZHANRI JUAJ I PREFERUAR?
Si lexuese, në përgjithësi jam e angazhuar thellësisht në eksplorimin e një sërë temash, të cilat shtrihen nga shëndeti dhe mjedisi e deri te çështjet e zemrës i pasosur për sa më shumë njohuri më shtyn të hyj në tema të ndryshme, duke kërkuar të zgjeroj kuptueshmërinë time për botën që më rrethon. Ndërsa gjej ngushëllim në sferat magjepsëse të romaneve, novelave dhe poezisë, jam veçanërisht e tërhequr nga letërsia e cila pasqyron përmbledhjen e përvojave të jetës reale. Unë fundosem drejt narrativave që eksplorojnë kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore, nuancat e dinamikës familjare dhe realitetet e thella të jetës së përditshme. Si e tillë, preferoj histori të bazuara në origjinalitet, ku emocionet e vërteta dhe situatat relative kanë përparësi mbi elementët fantastikë. Gjatë udhëtimit tim të leximit, kërkoj jo vetëm zbavitje, por edhe mendjehollësi domethënëse të cilar kanë dhe ngjallin evokim në përvojat e mia të përjetuara dhe më pasurojnë kuptimin duhur për gjendjen njerëzore. Unë jam lexuese e të gjitha zhanreve në përgjithësi.
CILI ËSHTË AUTORI JUAJ I PREFERUAR?
Që në moshë shumë të re, ka qenë Shekspiri i cili mbetet idhulli im ende edhe sot.

CILI ËSHTË LIBRI QË KA MBETUR I GDHENDUR NË KUJTESËN TUAJ?
Përsëri Shekspiri
ÇFARË DO TU REKOMANDONIT AUTORËVE TË RINJ?
Për autorët në zhvillim e sipër të rrugëtimit të tyre në letërsi, kam disa rekomandime për t'i ndihmuar në lundrimin drejt udhëtimit të shkrimit dhe botimit:
1) Lexoni shumë! Zgjeroni horizontet tuaja duke lexuar një gamë të larmishme zhanresh dhe autorësh. Kjo jo vetëm që do të frymëzojë shkrimin tuaj, por edhe do t`ju ekspozojë ndaj stileve dhe teknikave të ndryshme të shkrimit.
2) Shkruani rregullisht! Gjeni kohën e duhur duke e dedikuar për të shkruar çdo ditë apo javë, edhe nëse është vetëm për një periudhë të shkurtër. Këmbëngulja është çelësi për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe për të zhvilluar zërin tuaj unik si autor.
3) Ndani punën tuaj me miqtë e besuar, anëtarët e familjes, ose grupet e shkrimit për të marrë reagime konstruktive. Përqafoni pa hetizim si komentet pozitive, ashtu edhe kritikat negative si mundësi për rritje profesionale.
4) Rishikoni dhe redaktoni me kujdes! Mos kini frikë të rishikoni dhe redaktoni punën tuaj shumë herë.
Shkrimi është një proces, dhe rafinimi i dorëshkrimit tuaj është thelbësor për të paraqitur veprën tuaj përfundimtare.
5) Mësoni profesionin! Investoni kohë për të mësuar rreth zanatit të shkrimit nëpërmjet librave, kurseve online, apo konferencave të shkrimit, elementeve të studimit si strukturat të bashkëpunimit, zhvillimi i karakterit, dialogu dhe relaksimi.
6) Ndërtoni lidhje brenda komunitetit të shkrimit duke ndjekur ngjarje letrare, duke u bashkuar me grupet apo forumet e shkrimit dhe duke u angazhuar me kolegët autorë dhe profesionistë të industrisë. Rrjetëzimi mund të hapë dyert për mundësi bashkëpunimi, monitorimi dhe mbështetjeje.
7) Opsionet e botimit të kërkimit: Eksploroni shtigje të ndryshme botimi, duke përfshirë botimin tradicional,
vetë – botimin dhe botimin online. Hulumtoni të mirat dhe të këqijat e çdo opsioni për të përcaktuar se cili përputhet më mirë me qëllimet dhe preferencat tuaja.
8) Jini prezent online nëpër faqet e internetit si autor, platformave të ndryshme të mediave sociale dhe blogjeve. Ndërtimi i një platforme mund t'ju ndihmojë të lidheni me lexuesit, të promovoni punën tuaj dhe të pesonalizoni markën tuaj si autor.
9) Qëndroni këmbëngulës! Refuzimi dhe pengesat janë një pjesë e natyrshme në udhëtimin e vështirë të
shkrimit. Mundohuni të jeni elastikë dhe vazhdoni të ecni pa u ndalur, edhe përballë sfidave. Këmbëngulja dhe vullneti janë përparësitë kryesore të autorëve të suksesshëm.
10) Besoni në Veten tuaj Mbi të gjitha, besoni në veten tuaj dhe në shkrimin tuaj. Kini besim në vizionin tuaj krijues dhe qëndroni besnik ndaj zërit tuaj si autor. Me përkushtim, pasion dhe këmbëngulje, ju mund të arrini qëllimet tuaja të shkrimit dhe të zini vend të njohur në botën letrare.

CILAT JANË PROJEKTET TUAJA TË ARDHSHME?
Vazhdimi i shkrimit dhe i zhvillimit të profesionit tim është padyshim një përparësi për mua. Kam në plan të eksploroj zhanre të reja, të eksperimentoj me stile të ndryshme shkrimi dhe të sfidoj veten në mënyrë krijuese. Përveç kësaj, kam për qëllim të angazhohem më shumë me komunitetin e shkrimit, të ndjek seminare dhe konferenca dhe të kërkoj mundësi për bashkëpunim dhe rritje. Për më tepër, qëllimi im është të vazhdoj të përhap kufijtë, të përmirësoj aftësitë e mia dhe të ndaj narrativë domethënëse të cilat u japin kuptim dhe qartësi lexuesve.
BËHU I MIRË AQ SA TË MUNDESH
Ndonjëherë duhet të tërhiqemi
ti lëmë gjërat të rrjedhin
ashtu siç kemi menduar të jenë
Kjo sigurisht dhe pavarësisht
se çfarë ne bëjmë
do të vijë ashtu siç është menduar të jetë.
Është e vështirë e di
të vetëm të ulemi
për të parë gjërat që pasojnë.
Shqetësohemi dhe ndërhyjmë
por ajo ende funksionon
ashtu siç është menduar të jetë.
Në fund të fundit çka thuhet bëhet
shumë reflektojmë dhe mendojmë për ato ditë
e shumë herë pyesim veten
A ia vlejti vërtetë?
Atëherë do ta kuptojmë se si
mund ti kishim bërë gjërat ndryshe.
Pa marrë parasysh se çfarë bëjmë
përfundimi shumë herë është i njëjtë
kaherë bëjmë shumë dhe prapë
nuk kemi bërë asgjë.
Le të stresohemi më pak,
të ndërhyjmë më pak!
Pa gjykuar!
Pa bërë supozime!
Jeta vazhdon…
Le ta jetojmë në mënyrën më të mirë
që mundemi
pa marrë parasysh se çfarë bëjmë
sepse gjithmonë do të kemi ngritje dhe ulje.
Ndonjëherë jeta funksionon në favorin tonë
shumë herë ajo sillet kundër nesh
Por kjo është jeta,
ta jetojmë dhe të mësojmë
në mënyrën më të mirë që mundemi.
Le të bëhemi versioni më i mirë i vetvetes!
SYTË ZILIQARË
Sytë ziliqarë ndodhen kudo
ji i vetëdijshëm
nga kush të rrethon
ji i vetëdijshëm!
I vetëdijshëm për ata
që me të vërtetë kujdesen për Ju
dhe ata që vetëm
shtiren sikur kujdesen.
Trego mirënjohje
respekt dhe mirëkuptim
mos u mërzit
çfarë ndodh rreth e qark
sepse gjithçka rrotullohet.
Bota është e rrumbullakët
koha e pasigurt
udhëtimi ynë i panjohur
veç Fati është i sigurt!
KUR TË MUNDESH
Kur mundesh të bësh diçka për dikë
bëje pa keqardhje dhe pa pritur
sepse Ti
kurrë nuk e di
se kur do të mbarojë koha jote
as kur ai person nuk do të jetë më.
Jeta ka shumë të papritura…
Një minutë mund t'i kesh të gjitha
dhe të jesh në botën e përsosur
pastaj minutin tjetër
mund të mos kesh më asgjë
ose çdo gjë
të pakuptimtë për ty.
Shëndeti mund të të dëmtojë…
Jeta jote mund të arrijë
fundin e një të papriture
dhe ne kurrë nuk e dimë
si ose kur kjo do të ndodhë.
Pra, ji i sjellshëm!
Ji i mirë!
Ndihmoji të tjerët
në këtë rrugëtim të pasigurt
në udhëtimin që ne e quajmë: Jetë!