0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Filmi zvicerano-gjerman “Heldin” në premierën botërore në një nga festivalet më të mëdha të filmit në botë – Berlinale 75 Film Festival

Duhet ti lexosh

Është padyshim një lajm i madh dhe i mirëpritur kur është në pyetje, aktori i dëshmuar, Ridvan Murati që jeton e vepron në Zvicër.

Lajmin e ka ndarë vetë aktori përmes një statusi në rrjetet sociale, ku tregon zemërbardhësinë e tij për një sukses tjetër që e ka arritur dhe ate e ndan me të gjithë dashamirët e filmit e në veçanti me bashkëkombasit tanë.

Ja se çka ka shkruar, Ridvan Murati:

„Përveç Akademisë së Çmimeve Oscar dhe Festivalit të Filmit në Cannes, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur si Berlinale, është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë. Edicioni i 75-të jubilear do të mbahet nga 13 deri më 23 shkurt 2025. Të marrësh pjesë në një nga këto festivale është një ëndërr për çdo aktor, regjisor apo skenarist.

Këto ditë u dëshmua edhe një herë se puna, përkushtimi dhe vendosmëria janë çelësi për të arritur suksesin. Prandaj, dua të ndaj me ju një lajm fantastik që vjen nga Berlini!

Filmi zvicerano-gjerman “Heldin”, të cilin e kemi xhiruar në fillim të vitit 2024, do të ketë premierën botërore në një nga festivalet më të mëdha të filmit në botë – Berlinale 75 Film Festival.

Së bashku me regjisorën e njohur Petra Volpe dhe aktoren e talentuar Leonie Benesch – e cila në vitin 2023 u shpall aktorja më e mirë në Gjermani për filmin “Der Lehrerzimmer” – do të jemi në tapetin e kuq në shkurt 2025, në Berlin.

Menjëherë pas Berlinales, në fund të shkurtit, “Heldin” do të shfaqet premierë edhe në Zürich, e më pas në të gjitha kinematë zvicerane.

Jam jashtëzakonisht i lumtur, jo vetëm si aktor nga Kosova, por edhe sepse mund ta ndaj këtë arritje me ju të gjithë. Ky është një mesazh për këdo që ëndërron: ëndrrat mund të bëhen realitet, pavarësisht gjuhës apo vendit ku jetoni. Prandaj, kurrë mos u dorëzoni! Kudo që të jeni, ndihuni pjesë e atij vendi, por gjithmonë ruani dhe respektoni rrënjët tuaja”.

Edhe ky sukses dëshmon, se artistët tanë duhet përkrahur sepse artistët mund të konsiderohen si “mushkëritë e kombit” sepse ata i japin frymë dhe shpirt një kombi përmes artit të tyre. Ashtu si mushkëritë që oksigjenojnë trupin tonë, artistët e mbushin shoqërinë me kulturë, ndriçojnë mendjet dhe mbajnë gjallë trashëgiminë shpirtërore të një kombi. ( Foto nga FB i z.Murati)

helveticALforum

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit