2.2 C
Zurich
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

Filharmonia përmbyll vitin me Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025

Duhet ti lexosh

Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, të shtunën, e ka përmbyllur vitin me Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025.

“Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-t, Saint-Sawns-it dhe Adam-it, erdhën në skenë falë balerinit dhe koreografit ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerinës së “Teatro alla Scala” – Milano”, njofton Filharmonia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se mbrëmja solli gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI,” dhe trumbetistit të parë të Filharmonisë së Sofjes, Peter Makedonski.

Epilogu i mbrëmjes ishte Marshi i Radetzky nga Strauss, nën dirigjimin e violinistes 8-vjeçare Hana Ajeti.

Në vitin 2025, Filharmonia do të nisë aktivitetin me koncertin e parë më 17 janar 2025, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë. Soliste e koncertit do të jetë violinistja Abigeila Voshtina, ndërsa dirigjent italiani Jacopo Sipari di Pescasseroli, shkruan rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme