1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Filantropi dhe Konsull nderi i Shqipërisë në Hungari, takohet me shkëlqesinë e Tij, Domokos Janosa

Duhet ti lexosh

/ Budapest, 10 shkurt

Njëri nga personalitetet më të njohura të mërgatës sonë në Hungari fal kontributit të tij kombëtar e humanitarë por edhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi me shtetin mik hungarez, z.Avni Hafuzi, nuk shpëton ditë pa takuar kontribues të paqes e bëmirësisë dhe të reflektoj pozitivitet te zemërbardhët.

Ai edhe sot ka takuar z.Domokos Janosa, famullitar i Kishës Ana në Dudapest- Felsővíziváros, për më shumë në lidhje me këtë takim ja se çka na tha:

„Si Konsull Nderi i Shqipërisë dhe Ambasador i Paqes, sot pata kënaqësinë dhe nderin të takohesha me Shkëlqesinë e Tij, Domokos Janosa, famullitar i Kishës Shën Ana në Budapest-Felsővíziváros.

Biseda jonë u përqendrua në vizitën historike të Nënë Terezës më 28 maj 1986 në Kishën Shën Ana në Sheshin Batthyány, e cila që atëherë ka shërbyer si një strehë për personat me dëmtime të shikimit, veçanërisht për fëmijët.

Që në fillim të diskutimit tonë, ndamë të njëjtin mendim për rëndësinë e përjetësimit të këtij momenti historik. Për këtë arsye, unë propozova vendosjen e një pllake përkujtimore në këtë vend.

Ceremonia dhe bekimi i pllakës përkujtimore do të bëhen më 25 maj 2025, gjatë meshës së shenjtë të orës 11:00“. Z.Hafuzi ka lënë gjurmë të shenjta në Hungari për kontributin e tij të madh dhe prandaj është i nderuar jo vetëm nga mërgata shqiptare, por edhe nga miqtë hungarez.

helveticALforum

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit