3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

FIFA ‘sponsorizon’ Kupën e Botës për Klube: Garë që mungonte, do të jetë diçka epokale

Duhet ti lexosh

Një turne që “mungonte”. Kupa e Botës për Klube 2025 do të jetë diçka e re dhe epokale për botën e sportit, të paktën sipas Romy Gai, Drejtor i Biznesit në FIFA. Ideja për të vënë përballë klubet më të mira të kontinenteve të ndryshme ka lindur prej kohësh:

“Kupa e Botës për Klube ishte një nga idetë e para për të cilën presidenti Gianni Infantino filloi të punonte në vitin 2016”, zbulon Gai, i cili më pas thekson boshllëkun që kjo garë do të plotësojë:

“Është objektiv që mungonte, një mundësi për klubet që të përballeshin në nivel ndërkombëtar në një turne që të legjitimonte vërtet kampionin e botës”.

Risitë

Formati i ri nuk është e vetmja risi e Kupës së Botës për Klube. Gai, gjatë eventit “Një fenomen botëror – FIFA Club World Cup 2025” në Universitetin Luiss të Romës, organizuar në bashkëpunim me Tuttosport, ka zbuluar edhe disa elemente të reja:

“Ky produkt do të jetë inovativ. Gjatë turneut, do të testohet përdorimi i kamerës trupore për arbitrat, në mënyrë që të shohim me sytë e tyre se çfarë ndodh në fushë”.

Audienca Botërore

Edhe parashikimet për audiencën totale janë mbresëlënëse:

“Kemi punuar për të simuluar audiencën totale duke përfshirë edhe platformën dixhitale. Të dhënat tregojnë 3.2 miliardë shikues, një numër i jashtëzakonshëm. Vetëm për finalen, parashikimi është rreth 2 miliardë shikues”, thotë Gai.

Ai jep edhe një krahasim:

“Merrni për shembull Spanjën, e cila ka 50 milionë banorë. Nëse flasim për Real Madridin, shifrat e tij shkojnë mbi 1 miliard ndjekës, tani shumëzojeni këtë me 32 skuadrat pjesëmarrëse”.

Gai thekson edhe ndikimin ekonomik:

“Në një kohë kur komunikimi ka evoluar, është e rëndësishme të krijohet një skenë ndërkombëtare për klubet dhe sponsorët. Futbolli është global dhe klubeve u mungonte një mundësi për ta vërtetuar këtë”.

Shumë ndeshje?

FIFA është kritikuar për shtimin e ndeshjeve në një kalendar tashmë të ngarkuar për lojtarët. Por Gai i mohon akuzat:

“Luhet shumë? FIFA është përgjegjëse për vetëm 1% të totalit të ndeshjeve. Në fakt, në vitet ’70, luhej shumë më tepër sesa sot, edhe për shkak të skuadrave më të vogla”.

Ai kritikon gjithashtu klubet e mëdha për turnetë e tyre verore në SHBA, të cilat i cilëson të lodhshme dhe pa vlerë sportive:

“Nëse nuk do të kishte Kupën e Botës për Klube, të gjithë klubet e mëdha do të ishin në Amerikë për ndeshje miqësore vetëm për të rritur vizibilitetin.

Gjithçka e re përballet me kritika, por sporti evoluon njësoj si industria e argëtimit. Kjo nuk do të thotë të humbasim traditën”.

Synimi për vitin 2029

Duke ndjekur modelin e Kupës së Botës për kombëtare, Kupa e Botës për Klube do të zhvillohet çdo katër vjet:

“Është vendosur që ky kompeticion të zhvillohet çdo katër vjet, njësoj si Kupa e Botës për kombëtare. Takimi i radhës do të jetë në 2029, por ende nuk kemi vendosur vendin mikpritës, vendimi do të merret së shpejti”, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit