Wetzikon, 11 maj 2025 – Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Zvicër zhvilloi sot Kuvendin e 11-të zgjedhor, duke bërë një bilanc të punës trevjeçare dhe duke zgjedhur organet e reja drejtuese.
Kryesia e Fondit paraqiti një pasqyrë të detajuar të aktiviteteve të realizuara, duke i prezantuar ato në mënyrë kronologjike, si dhe raportin financiar të përpiluar në mënyrë profesionale dhe transparente.
Kuvendi u nderua me praninë e z. Vigan Berisha, konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich, i cili vlerësoi lart kontributin e Fondit në mbështetje të popullatës së Luginës së Preshevës dhe theksoi rëndësinë e rolit të diasporës.
I pranishëm ishte edhe z. Xhelal Memeti, ish-kryetar i Fondit, anëtar nderi dhe kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i cili shprehu vlerësimin e tij për punën e palodhur dhe të organizuar të kryesisë së Fondit Humanitar.
Nga dega e Fondit në Austri morën pjesë përfaqësuesit z. Dul Krasniqi dhe z. Agron Lugina, të cilët dhanë kontributin e tyre në diskutime dhe ndanë përvoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Në përfundim të procesit zgjedhor, Kuvendi rizgjodhi organet drejtuese të Fondit:
- Adnan Imeri – Kryetar
- Skender Destani – Sekretar
- Faton Cerimi – Arkëtar
- Skender Memishi – Zëvendëskryetar
- Dul Krasniqi – Nënkryetar
- Ahmet Bektashi – Nënkryetar
- Avdi Osmani – Anëtar
- Muzafer Ibrahimi – Anëtar
- Bujar Ismaili – Anëtar
- Mehmet Jonuzi – Anëtar
- Agon Latifi – Anëtar
Fondi Humanitar falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë Kuvend për kontributin e tyre të çmuar.