Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Fest 63 – Mbyllet nata e 2-të. Plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

by administrator
04:54 21/12/24
in Kultura
Fest 63 – Mbyllet nata e 2-të. Plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen e natës së dytë të Fest 63, publiku në sallë dhe miliona teleshikues të RTSH në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, por edhe në diasporë, kanë tashmë të plotësuar mozaikun e 30 këngëve, të cilat shënuan një kulm të ri në muzikën shqiptare mbarëkombëtare.

Nata e dytë, jo vetëm kishte zëra të pasur në kolore e interpretime, por kishte edhe ritëm edhe në të gjitha elementët skenikë, pasi të 15 konkurrentët dhuruan spektakël dhe ishin të sinkronizuar në mënyrë perfekte me Orkestrën Simfonike të RTSH-së drejtuar nga dirigjentët: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani, si dhe bendin e drejtuar nga kantautori, Elton Deda.

Moment i veçantë në natën e dytë të Fest 63 ishte dhe çasti kur Aleksandër Gjoka, këndoi dy këngë mjaft të njohura për publikun shqiptar dhe më gjerë, si I ftuar special. Gjoka është një nga protagonistët e festivalit të këngës që në fillim të viteve ’90. Në Fest 63 ai erdhi si i ftuar special, duke ndezur skenën me këngët “Ecën në shi”, “Ditë dimri”, të cilat janë kënduar jo vetëm nga ai, por edhe nga spektatorët që kishin mbushur sallën plot e përplot.

Fest 63, në natën e dytë, është kthyer edhe në tribunën e mesazheve të ndjeshme për fenomenet që prekin shoqërinë tonë. Brixhida Muça ishte një tjetër grua që u ngjit në skenën magjike, ku përmes historisë së saj dha jo pak mesazhe force.

Përballja me dhimbjen më të madhe për një nënë, ta shohë fëmijën e saj sëmurë, nuk e mposhti Brixhidën. Ajo tregon se si mësoi ta kthente dhimbjen dhe trishtimin në forcë dhe kurajë për të ndihmuar djalin e saj.

Por edhe balerina Klaudia Pepa, dhuroi emocione mjaft të veçanta në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ajo, mbi shputat delikate të këmbëve, mbështetur edhe mbi një monolog të cilin e interpretoi vetë, arriti një kombinim perfekt elementësh, të cilat jo vetëm sollën emocione në sallë, por i dhanë edhe klas interpretimit të saj skenik në Fest 63. Me paraqitjen e 30 këngëve në 2 netët e Fest 63 mbyllet edhe paraqitja përpara publikut të këngëve pjesëmarrëse në Fest 63, për ti hapur rrugën 15 këngëve të cilat do të kalojnë në natën finale. Enigma do të zbardhet nesër në “Natën e Nostalgjisë”. /rtsh.al/

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh