Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Femra shqiptare erdhi për tu bërë pjesë e diasporës shqiptare në të njëjtën kohë me luftën në Kosovë

by administrator
13:28 31/01/25
in Aktualiteti, Gruaja Shqiptare e Diasporës
Femra shqiptare erdhi për tu bërë pjesë e diasporës shqiptare në të njëjtën kohë me luftën në Kosovë
0
SHARES
25
VIEWS
Share on Facebook

Intervistë ekskluzive me zonjën, Luljetë Dragidella-Tigani, që jeton e vepron në Zvicër

/ Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI /

Në vitin 2023, kam filluar studimet për master në Univeristetin e Tor Vergata të Romës për specializimin e shputës diabetike. Gjeneratat e reja apo kjo e gjenerata e parë e lindur këtu, kanë elemente premtuese për ruajtjen e traditës. Fillimisht, është e lidhura përmes prindërve, që është gjenerata e ardhur dhe i motivojnë për një vazhdimësi të kësaj. E dyta, janë martesat që lidhen mes të rinjve të këtyre dy vendeve, atdheut dhe diasporës“, na tha, ndër të tjera edhe për helveticALforum, zonja Dragidella-Tigani.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

E lindur në vitin 1973 në Gremnik të Klinës. Nga dëshira e madhe për shkollën, klasën e parë e fillova që në moshën 5 vjeçe e gjysmë. Dy vitet e para i ndoqa në Fshatin Dollc, ndërsa të tjerat në Klinë, pasi u trasferuam aty. Shkollën e mesme për ekonomi e kam ndjekur në Klinë, ndërsa Bachelorin për Turizëm dhe Hotelieri në Pejë. Në mungesë të mësuesve, të cilët e morrën rrugën e mërgimit nga situata e okupimit serb, mu ofrua vendi i punës si mësuese e mësimit klasor në Shkollën „Azem Bejta“ të Grabanicës-Klinë.

Jam veterane e arsimit të viteve `90-ta, ku shtëpia e prindëve, në atë kohë, ishte shtëpi – shkollë. Në vitin 1995, emigrova edhe unë në Zvicër. Nga ajo kohë jetoj dhe veproj këtu. Në vitin 1999, u gjenda prapë në mesin e nxënësve të përndjekur nga lufta, ku punova për departamentin e arsimit zvicran me nxënësit refugjatë nga Kosova.

Për disa vite, jam shkëputur nga puna për t`iu përkushtuar familjes. Jam nënë e tre fëmijëve, tashmë të gjithë të moshës madhore. Në vitin 2013, fillova studimet Bachelor për Podologji në Lugano, e cila është një degë e mjekësisë që merret me problemet e shputës së këmbës.

Në vitin 2016, përfundova studimet dhe mora titullin profesional Podologa SSS.

Në vitin 2017, hapa ordinancën time private dhe këtu punoj si e pavarur. Në vitin 2023, kam filluar studimet për master në Univeristetin e Tor Vergata të Romës për specializimin e shputës diabetike. Kohen e lirë e kaloj me shkrime. Në vitin 2022 kam botuar librin e parë me poezi të titulluar “Ndalo”.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Kam migruar në vitin 1995, në moshën 22 vjeçe. Atëherë kur migroi një pjesë e madhe e popullit të Kosovës, kur u klasifikuam nga shteti uzurpues serb si tepricë teknologjike dhe papunësia pushtoi vendin.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Ditët a para ishin sikur ajo “medalja me dy anë”. Në njërën anë e shihja veten që vetëm me dy orë rrugë fluturim gjendesh në një vend, sikur të kishe udhëtuar disa vite dritë rrugëtim.
 Lëvizje e lirë, liri e shprehjes, liri në punë. Mund ta përmbledh veç me një fjalë: jetoje. Jetë të cilën duhet ta kemi të gjithë me lindje. Ndërsa, ana tjetër e medaljes ishte se kisha lënë prindët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, shoqërinë, vendin, gjuhën time. Me pak fjale, kisha lënë jeten time. Ishte sikur t`ia filloja nga zeroja. Në fakt, ia fillova nga zeroja.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Deri tani, nuk kam pasur ndonjë rol të caktuar në ndonjë aktivitet, sepse kushtet nuk kanë qenë të plotësuara, por jam munduar që në rrethin tim shoqëror të punoj në ngritjen e standardit jetësor, si dhe atij personal të femrës. Ndërsa, sa i përket çështjes kombëtare, jemi duke punuar në një projekt, ku do ta shohim frutin e tij së shpejti. Por, do të flasim herën tjetër për këtë.

Na thoni drejt, sipas jush, sa dëgjohet zëri I gruas shqiptare të diasporës?

Nuk dëgjohet njëjtë gjithku. Për shembull, ne që e kemi pasur fatin të vijmë në moshë të re këtu, kemi qenë më të prirura ta kapim mentalitetin e këtij vendi, disa me anë të punës, e disa me anë të shkollimit, disa edhe me rishkollime. Jemi integruar më herët, jemi bërë më herët edhe si mbështetese ekonomike të familjeve, prandaj zëri ynë dëgjohet më shumë.

Respektivisht, një femër e integruar, e arsimuar është e vetëdishme për të drejtat e saj, dhe nuk jejon që të mos ketë zë. Por, kjo ndodhë edhe te mashkujt. Nuk ka asgjë jashtë normales nga kjo. Përkundrazi, do të ishte e kundërta. Ndërsa, ka edhe gra që se kanë pasur këtë fat, por janë gjithmonë në numër më të vogël.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicerane?

Besoj se mjaftueshëm. Pse kjo? Sepse unë, kur zgjohem në mëngjes, e shoh veten, së pari si njeri, e pastaj si femër, e jo të kundërtën, siç ishim edukuar në fëmijëri.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Kohëve të fundit, pak më shpesh. Ndoshta edhe pse tash, në familje, jemi të gjithë të moshës madhore dhe pjesën time si prind mund të ua delegoj të tjerëve. Kjo arësye ma ka dhënë mundësinë në këtë vit që të hap një biznes të vogël.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Peshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruasnë shoqërinë tonë?

Duke i shikuar rrethanat e asaj kohe, mentalitetin e atëhershëm, shkallën e lartë të analfabetizmit, pa dyshim, them që është Nënë Tereza.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Femra shqiptare erdhi për tu bërë pjesë e diasporës shqiptare në të njëjtën kohë me luftën në Kosovë. Ajo ishte e brishtë si një fëmi, nuk e kishte kohën e duhur të integrimit, nuk kishte pozitë të lakmueshme sikur tash. Por, këtu më vjen në mendje, prapë, humaniteti i Nënë Terezës. Është, pra, humaniteti që na shpëton nga e gjitha.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e re në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës sonë]?

Gjeneratat e reja, apo kjo e gjenerata e parë e lindur këtu, kanë elemente premtuese për ruajtjen e traditës. Fillimisht, është e lidhur, përmes prindëve, që është gjenerata e ardhur dhe e motivon për një vazhdimësi të kësaj. E dyta, janë martesat që lidhen mes të rinjve të këtyre dy vendeve, shqiptarëve të atdheut dhe diasporës. E dimë që e para nuk do të ekzistojë gjithmonë, por të shpresojmë dhe të lutemi që arsyeja e dytë të mos ndërpritet dhe të vazhdojë ti rezistojë kohës.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Personalisht, se kam menduar asnjëherë ndonjë ndihmë nga shteti amë të çfarëdo lloji.
 Ndoshta edhe pse kemi jetuar në ndojnë shtet më të fortë ekonomikisht dhe legjislativisht.

Ndoshta, edhe pse femra ka më shumë nevojë të mbrohet atje, sesa te ne.
 Ajo çka kisha mundur të shtoja, është që, ndoshta, më shumë të inkuadrohen në vendimmarrje. Kemi femra të zonja. Nëse shteti amë ka nevojë për ne, jemi të gatshme ti gjendemi pranë.

(Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II)”

(helveticALforum)

 

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh