Nëntori, siç dihet është muaji i lavdive dhe i festave të shqiptarëve, me këtë rast edhe Ambasadori i Maqedonisë Veriore, z.Rexhep Demiri i ndau mirënjohje njërit nga veprimtarët e njohur të Luginës së Preshevës, z.Fazli Musliu, që jeton dhe vepron në Gossau të St.Gallenit.
Z.Musli është kryetar nderi i SHH „Lugina e Preshevës“, si dhe është edhe xhaxhai i dëshmorit të UÇPMB-së, Mitat Musliu. Mirënjohje iu nda për kontribut humanitar dhe kombëtar.
Takimi në Ambasadë ishte shumë miqësor dhe u bisedua edhe për tema të ndryshme në të mirë të mërgatës dhe kombit në përgjithësi.
helveticALforum.ch