Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Gruaja Shqiptare e Diasporës

FATIME KALIMASHI: “Gruaja Mbetet ajo Heroina që Lindi e Rriti Djem si Luftëtarët e UÇK-së”

by administrator
09:24 18/11/24
in Gruaja Shqiptare e Diasporës
FATIME KALIMASHI: “Gruaja Mbetet ajo Heroina që Lindi e Rriti Djem si Luftëtarët e UÇK-së”
0
SHARES
15
VIEWS
Share on Facebook

 Intervistoi: Dashnim HEBIBI

 “Gratë shqiptare, me sukseset e tyre, kanë arritur shumë, si në biznes, ashtu edhe në politikë, mos të flas më për art dhe kulturë. Nuk ka grua shqiptare, në ditët e sotit, që nuk e gjenë si punonjëse në mjekësi, nëpër universitete, nëpër institucione, në muzikë, etj. Vërtetë jemi krenare me gratë shqiptare“, na tha, ndër të tjera, zonja Kalimashi.

 Zonja Kalimashi, ju jeni emër i njohur për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Po e fillojmë këtë intervistë apo bashkëbisedim, drejtpërdrejt, me pyetjen e parë. Si po ju duket kjo ide e librit?

Fillimisht, dua t’ju përgëzoj për idenë e këtij libri, mbase ajo që mbetet në histori për të lënë gjurmë janë veprat, pra siç e keni menduar ju librin, si gjurmët e shqiptarëve.

Mendoni se gruaja shqiptare është paksa e harruar në diasporë?  

Po, mendoj se gruaja shqiptare është e harruar nga diaspora, madje asaj nuk i jipet as e drejta të tregojë potencialet e saj dhe në pa mundësi që ajo ta dëshmojë veten si grua kompetente, e matur, e guximshme dhe e arrirë në sukseset e saja.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?  

Në Zvicër kam migruar në vitin 1995, pikërisht për arsye të cenimit të të drejtave të shkollimit, avancimit dhe zhvillimit. Kam menduar se në Zvicër mund të jem vetvetja dhe mund të ndjek ëndrrat e mia, duke i realizuar ato dhe duke dëshmuar veten se kush qenka gruaja shqiptare.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Kam tre fëmijë dhe që të tretë janë në studime.Për të arritur deri këtu, nuk ka qenë edhe aq leht, sepse të gjithë e dimë se jeta në Zvicër, sa është e ngarkuar me punë, aq është edhe me obligime familjare, por dëshira për ta dëshmuar veten, si grua dhe si nënë, më ka bërë të mos dorëzohem kurrë, por të punoj e të luftoj deri në arritjen e synimeve të mia dhe për këtë vërtetë ndjehem e lumtur dhe shumë e përmbushur.

 Si e kujtoni veten në ditët e para si pjesë e diasporës?  

Uh, pyetje që më prekë më së shumti në shpirt dhe më kthen pothuajse 30 vite prapa. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duke e kujtuar të kaluarën, ne vlerësojmë çdo gjë gjatë atij udhëtimi dhe nga ajo e kaluar, jo vetëm që kemi mësuar, por edhe jemi vetëdijesuar. Më kujtohet sa të vështira ishin ditët, javët dhe muajt e parë.

Ishte i vështirë largimi nga familja e shoqëria nga vendlindja, pastaj të ndërrosh gjuhën nga një vend, në një vend tjetër, nuk ishte edhe aq e lehtë.Kuptohet se nga një kulturë, në një kulturë tjetër, të bën të mendosh thellë dhe mos ta harrosh kurrë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

Na thuani drejt, keni menduar se do të qendroni kaq gjatë në diasporë?

Po, e kam menduar shumë dhe natyrisht ka qenë e ditur se kur ndërtojmë familje, gjërat ndryshojnë. Në fakt, këtë e kam menduar dhe analizuar shumë, prandaj edhe kam luftuar gjatë tri dekadave për t’u treguar, jo vetëm fëmijëve të mi, por gjithë gjeneratës së tyre e brezave që po lëmë pas, e atyre që do të vijnë se pa e ditur gjuhën, traditën dhe kulturën tënde, nuk mund ta mësoni gjuhën, traditën dhe kulturën e të tjerëve Këtë e ndjej obligim moral e njerëzor, t’i shërbej atdheut në ruajtjen e kulturës shqiptare. Mesazhi im është integrim po, por asimilim, kurrë jo.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?  

Jam e lidhur shumë me vendlindjen. Këtë e kam thënë shumë shpesh në intervistat e mia, por kjo nuk është që e kam pohuar vetëm me fjalë. E kam dëshmuar edhe me vepra, duke filluar nga shkrimet e mia nëpër vargje, deri në këngët kushtuar Kosovës dhe martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Shtetit të Kosovës.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Thënë të drejtën, ka shumë gra nga të gjitha trevat shqiptare që kanë bërë shumë për shoqërinë. Vlenë të theksohet znj.Kaqusha Jashari, e cila, për mua, mbetet idhull imi që kur isha studente dhe kisha rastin të jem në tubime, së bashku me të dhe që atëherë kam marrë guximin të vazhdoj dhe të luftoj për të drejtat e gruas shqiptare.

Më kujtohet, në atë kohë, shumica e grave nuk gëzonin aspak të drejtat e tyre dhe kur vinte znj. Kaqusha Jashari nëpër fshatra, që në atë kohë mbaheshin edhe tubimet nëpër oda të fshatit nga prej dhe unë vija nga ai fshat i lindjes, pra fshati Ratkoc, Komuna Rahovecit.

Vlenë të theksohet që gruaja apo femra, e cila ka bërë historinë dhe ka ndryshuar atë në mbarë botën, është Presidentja Vjosa Osmani.Për mua, tani për tani, është dhe mbetet femra më guximtare në historinë e shqiptarëve. Jam me fat që kisha rastin të jem prezente edhe me të në Parlamentin e Bernit në mars të vitit 2021, ku, së bashku, zhvilluam një intervistë me Presidenten Vjosa Osmani dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?  

Mendoj se gruaja shqiptare ka kontribuar në të gjitha dimensionet, por më së shumti duke i mbështetur famijarët në financa, duke iu qëndruar besnike burrave të tyre, duke i përkrahur dhe duke u dhënë forcë të luftojnë për çlirimin e Kosovës. Gruaja ka qenë dhe mbetet shtylla dhe forca kryesore, si e familjes, poashtu edhe e Kosovës.

Një gjë duhet ta kemi parasysh, nuk duhet harruar kurrë sakrifica e gjysheve, nënave dhe motrave tona. Sikur mos ta kishin mbështetjen e tyre, asnjë burrë, asnjë mashkull, asnjë ushtar nuk do të kishte rezistuar pa dashurinë dhe forcën e gruas. Prandaj, gruaja mbetet ajo heroina që lindi e rriti djem si luftëtarët e UÇK-së për ta çliruar vendin që ne, sot, fal gjakut të tyre, gëzojmë lirinë.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve tuaj në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Si nënë shqiptare, jam munduar t’i edukoj fëmijët në rritjen e një fryme me shumë dashuri dhe respekt, duke uamësuar gjuhën dhe traditën, duke ua treguar historinë e Kosovës, rrënjët dhe gjakun prej nga vijmë.I kam dërguar edhe në shkollën shqipe, por edhe i kam angazhuar nëpër shoqata kulturore e artistike, pikërisht për ruajtjen dhe kultuvimin e traditës kombëtare, (etnokulturore).

A mund ta bëni dallimin e statusit të gruas shqiptare të diasporës në familje dhe shoqëri deri në vitin 2000 dhe pas kësaj periudhe e deri sot?

Mendoj se po ta bëja një krahasim të viteve të mëparshme me ato të vitit 2000 e tutje, dallimi është si nata me ditën.Më kujtohet kur erdha në Zvicër, kisha gjeneratën e parë para meje që ishin prindërit e bashkëshortit tim.Në atë kohë, vjehrra ime qëndronte mbyllur në banesë duke u marrë me punët e shtëpisë dhe nuk ishte e vetmja ajo,por shumica e grave shqiptare, më tepër kanë qëndruar vetëm për t’ shërbyer burrit dhe fëmijëve të tyre, duke i kryer punët e shtëpisë, pra për t’ua lehtësuar jetën atyre.

Tani, gruaja shqiptare ka krejt tjetër status.Sot, gratë shqiptare kanë imazh krejtësisht tjetër, sepse ato njihen si gra të forta dhe shumë të suksesshme. Gratë shqiptare, me sukseset e tyre, kanë arritur shumë, si në biznese, ashtu edhe në politikë.Mos të flas më për art dhe kulturë. Nuk ka grua shqiptare, në ditët e sotit, që nuk e gjen si punonjëse në mjekësi, nëpër universitete, nëpër institucione, në muzikë, etj. Vërtetë jemi krenare me gratë shqiptare.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Mendoj se në të gjitha segmentet ka nevojë të mbështetet, por vlenë të theksohet se ajo që ka nevojë më së shumti është mbështetja në politikë dhe mjekësi.

Po të ktheheshit në atdhe, me se do merreshit?

Do të isha marrë me edukimin e të rinjve, duke i mësuar se si duhet komunikuar në mënyrë të kulturuar. Mendoj se çelësi i çdo suksesi është të dish të komunikosh, pra në mënyrë të kulturuar. Mendoj se komunikimi është pjesë e artit.Mbase jeta është art. Ju e dini se shumë nga vargjet e mia janë mesazhe përmes të cilave përcjell dashurinë dhe mirësinë që duhet të kemi të gjithë, sepse gjithçka fillon nga fjala.  ‘Jeta është art’. Arti më i bukur i të folurit është heshtja. Arti më i bukur i shikimit është buzëqeshja. Arti më i bukur i kulturës është durimi. Arti më i bukur i shpirtit është dashuria. Arti më i bukur i jetës është lumturia.

Për fund të këtij bashkëbisedimi, si e shihni gjeneratën e re që po rritet e edukohet në diasporë?

Mendoj se gjenerata e re, tashmë, ka kuptuar së pari historinë dhe të kaluarën prindëve dhe të parëve tanë.Jam mëse e bindur se ne jemi krenarë për fëmijët tanë shqiptarë se janë raca më inteligjente, më e dashur dhe më e edukuar nga të gjithë racat tjera. Fëmijët shqiptarë janë aq të lidhur me familjarët, me gjuhën dhe kulturën shqiptare.Ajo që na bën të mburremi është vet fakti që gjenerata e tretë vazhdon t’i bëjë martesat në vendlindjet e prindëve dhe pushimet i bëjnë me shumë dëshirë në atdhe.

Zogjtë, sado që shtegtojnë nëpër botë, ata, një ditë, kthehen në folenë e tyre, të quajtur atdhe, aty ku rrënjët e shqipes, me gjakun e tyre, qendisën flamurin kuqezi, ku për këtë flamur derdhën gjak shumë dëshmorë dhe u flijuan për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës arbërore, për Dardaninë e vjetër të Kosovës së re.

Cili është jetëshkrimi juaj në pak fjalë?

 Jam lindur më 21.11.1975 në Fshatin Ratkoc të Rahovecit. Shkollën fillore ekam kryer në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Rahovec. Që nga fëmijëria jam marrë me shkrime letrare. Kam emigruar në Zvicër në vitin 1995. Në Zvicër kam përvetësuar gjuhën frënge, ku kam ndjekur shkollime e kualifikime të tjera profesionale, duke e realizuar synimin tim. Jam aktiviste e madhe e kulturës shqiptare, mjaft e njohur në regjionin ku jetoj e punoj, si dhe e njohur në mbarë trojet shqiptare.

Jam e njohur edhe si këngëtare, tekst-shkruese e këngëve, valltare, skenariste, aktore dhe moderatore në disa emisione televizive. Jam prezantuar edhe në “Leksikonin e Autorëve Shqiptarë të cilët Jetojnë në Zvicër” dhe para komunitetit artistik në Kantonin Vaud. Jetoj në Saint-Prex të Zvicrës, në Kantonin Vaud.

Kam marrë titullin “Ambasadoree Paqes” nga Federata për Paqen Universale në Gjenevë. Në Festivalin “Anadrinia Jehon” kam marrë çmimin e parë. Solistja më e dalluar e vitit. Çmimi për kultivimin e traditës muzikore popullore qytetare. Në Zvicër jamcertifikuar për aftësitë artitkomunikues me diplomë anëtarësie. Akademia Botërore eLetërsisë më ka shpallur promovuese të letërsisë botërore, aktiviste për paqe dhe vëllazëri.

Kam marrë çmimin “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, në vitin 2020. Bashkëthemeluese e Festivalit për Persona me Aftësi të Kufizuara “Suharekana Bashkon” në Suharekë, 2022.Kam diplomuar në Akademinë DEMAKU, Prishtinë, 2022. Jamfituese e çmimit për merita të veçanta letrare dhe njerëzore në Bukuresht, në vitin 2022. Jamfituese e çmimit ‘’Sylejman Krasniqi’’ në Rahovec, në vitin 2022. Fituese e çmimit “Abdullah Thaqi” në Prizren, në vitin 2022. Bashkëthemeluese ‘’Tryezae Krijuesve Shqiptarë’’ në vitin 2022. Themeluese e Shoqatës ‘’Arti& Mendimi Pozitiv’’ në Rahovec, në vitin 2023.

Kam marrë shumë mirënjohje dhe falenderime për kontributin e dhënë në shumë fusha, si:art e letërsi, futboll, mediume, festivale, film dhe në disa shoqata humanitare e artistike, si në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Suedi dhe Gjermani. ( Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)”

 

helveticALforum.ch

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh