Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Enver Hoxhaj merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse Shqipëri-Kosovë

by administrator
16:13 26/11/24
in Atdheu në objektiv
Enver Hoxhaj merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse Shqipëri-Kosovë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on Facebook

Në një ceremoni të veçantë, të organizuar dje në Tiranë nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e Hoxhajt në forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe diplomacisë, duke e konsideruar një urë lidhëse mes politikës së dy vendeve dhe të dijes.

“Është një bekim i madh që, në javën kur ne festojmë Ditën e Flamurit dhe të Çlirimit, kur do të organizojmë edhe paradën e shqiptarëve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, i shprehim mirënjohjen edhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka arritur të na bashkojë si askush tjetër, pa dallim feje, krahine, ideje. Sot është e vështirë të gjesh në politikë njerëz që vijnë nga bota e dijes. Ju jeni ndër të paktët që vini nga bota e dijes dhe keni arritur që të na tregoni se njerëzit që dinë janë më të fortë se njerëzit që kanë. Besoj se është një shembull shumë i madh sot, për shumë njerëz të dijes, të cilët thonë nuk futem në politikë se politika të bën pis. Të falënderoj që ke kmbëngulur se prej dijes mund të prodhohet politikë e mirë, prej dijes mund të qëndrosh me dinjitet”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi kontributin e Hoxhajt si ish ministër i Jashtëm dhe për bashkëpunimin me të në kohën kur kryebashkiaku ishte ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale.

Nga ana e tij, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e cilësoi këtë një ditë të veçantë edhe për faktin se nderohet me një titull në prag të festave të nëntorit. “Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time, por edhe për të gjithë miqtë e mi, meqë marrja e këtij titulli ndodh në ditët kur ne kremtojmë krijimin e Shqipërisë së Pavarur, Festat e Nëntorit. Nuk ka ndonjë datë e cila i jep më shumë kuptim shqiptarëve sesa data e 28 nëntorit, nuk ka asnjë ngjarje tjetër që i jep më shumë kuptim kohës dhe hapësirës, ecjes në histori, por edhe të ardhmes tonë se sa 28 nëntori. Jam shumë i nderuar që kryetari Veliaj, Presidenti Topi, zv. kryeministri Hajredin Kuçi, znj. Valentina Leskaj, ambasadori Tarifa, ambasadori Minxhozi, të gjithë dhanë vlerësimin për mua para se të nderohem me një titull të tillë”, tha ai.

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vjetët e fundit. Ka ushtruar detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme fillimisht nga viti (2011-2014) dhe më pas nga Maj i vitit 2016 deri më Gusht, 2017, ka luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës. Në qeverinë Haradinaj ka shërbyer si zëvendëskryeministër, njëherësh edhe pjesë e delegacionit të Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi. Në të kaluarën Hoxhaj ka shërbyer si ministër i Arsimit, anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet për statusin final të Kosovës. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori dhe politikë në Universitetin e Vjenës, duke ndjekur ligjërata në drejtimet e shkencave të historisë dhe politikes. Ai, ka botuar punime shkencore në gjuhën angleze, gjermane dhe shqipe për çështje të etnicitetit, nacionalizmit, identitetit dhe të konflikteve etnike. /rtsh.al/

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh