Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Edhe Guri Paska Palcë?!

by administrator
16:38 16/11/24
in Kultura
Edhe Guri Paska Palcë?!
0
SHARES
8
VIEWS
Share on Facebook

(Fjala e Zeqir Ramës në promovimin e përmbledhjes me poezi “Palca e gurit” të Ismet Rashitit, më 10 tetor 2024, Viti)

Përkundër recensentëve kompetentë dhe të talentuar, që kanë analizuar këtë përmbledhje poezish në mënyrë profesionale dhe nuk kanë lënë aq hapësirë të flitet edhe aq shumë. Por, sikur nuk më lenë shpirti rehat ti them edhe unë disa fjalë për Ismet Rashitin dhe veprën e tij poetike “Palca e gurit’”.
Vërtetë një titull metaforik shumë i pazakont dhe interesant.

Nga njohuritë elementare të mia, kam ditur se në lashtësi kanë ekzistua tri periudha historike të gurit: paleoliti, mezoliti dhe neoliti dhe ka lloje të ndryshme gurësh për nga pesha, densiteti, forma dhe qëndrueshmëria, por se guri ka palcë këtë po e kuptoj nga ky titull provokativ dhe nxitës për tu futë më thellë në strukturën e brendshme të tij. Por, metaforat, si metafora janë objekt i poetëve, krijuesve dhe unë po vazhdoj me autorin e përmbledhjes, për të iu kthyer më vonë titullit dhe veprës.


Autorin për herë të parë e kam takuar në një pemishte në Zvicër duke vjelur molla për të siguruar ekzistencën. Në moshën më të mirë kishte ikur nga vendi duke lënë prindërit, motrat dhe vëllezërit në një varfëri të skajshme dhe me etiketën, si familje irredentiste, kundër-revolucionare dhe armiqësore. Vet iu kishte dorëzuar shtetit helvetik, si azilkërkues. Ishte një arratisje pa kthim. Shkëputje totale nga familja, vendlindja, shokët.

Me një fjalë kishte humbur atdheun, vendin. Kishte humbur gjithçka. Një gjendje e rëndë shpirtërore, ku shpresa mbetet e fundit!

Pra, me Ismetin na bashkojnë shumë gjëra: statusi social, idealet e përbashkëta, atdhedashuria, rezoni intelektual, njerëzia, edukata, disidenca legale dhe ilegale, fleksibiliteti mendor dhe analitik, dialektika e mendimeve dhe ideve, por mbi të gjitha modestia dhe e vërteta në bazë të parimit: jemi shokë, por e vërteta duhet të jetë mbi ne!

Edhe pse Ismeti kishte përgatitje shkollore në fushën e gjuhës dhe të letërsisë, talent dhe pasion për të krijuar ndoshta gjëra të mrekullueshme në një shtet pa censurë dhe shtrëngime ideologjike veprimtaria politike dhe atdhetare e detyronte të futej në disa korniza, të cilat ishin të domosdoshme për ta ushqyer emigracionin shqiptar për veprimtari në të mirë të lëvizjes për liri dhe pavarësi. Pra, zjarri brenda vetes për ta parë Kosovën e lirë e kanë detyruar t’i tejkaloj shumë gjëra, të cilat në kushte normale do të ishin shumë diskutabile.

Veprimtaria e tij publicistike dhe politike është e larmishme, intensive dhe shumë e bollshme. Nga e gjithë kjo veprimtari Ismetit i ka ngelë dashuria e pamasë për vendin, popullin, njerëzit e sakrificës: kryelegjendarët, shenjtorët, heronjtë, dëshmorët, respekt të pakufishëm për intelektualët e mëdhenj në fushën e letërsisë, artit dhe të shkencës, por nuk i harron as guralecët sepse mendon se muri nuk mund të ndërtohet vetëm me gurë të mëdhenj. Do të ishte e pafalshme, që të mos e përmendim edhe një shtresë popullore anonime, e ndershme dhe shumë punëtore, e cila për të mbijetuar në tokën e vet detyrohej të ndaj zgjedhën bashkë me lopën e vetme për ta lëruar tokën, që të ketë bukën e gojës vetëm për 2/3 e vitit.

Për t’i lartësuar këta poeti thithë tërë mrekullitë qiellore dhe tokësore për të gjet metafora e figura stilistike për ti lartësuar ata deri në madhështinë e kozmosit.

Dihet mirëfilli se misioni i shenjtë i artit në këtë botë është lartësimi shpirtëror dhe arritja e një niveli kulturor dhe njerëzor i njerëzve. Ky mision arrihet vetëm përmes artit të vërtetë, të cilit i lejohen figurat stilistike deri në qiell dhe rolit sadisfaksionues për njeriun me plotë halle për realizimin e një jete normale në tokë, por nuk guxon t’i lë anash të vërtetat e tokës, të cilat i nevojiten në krijimin e vetëdijes historike dhe aftësisë për vlerësim të drejtë të ngjarjeve, individëve dhe historisë në përgjithësi, që të mos sharron në batakun e subjektivizmit, vetëkënaqësisë dhe të iluzioneve.

Natyra e butë dhe fleksibl e Ismetit, shpirti unifikues dhe qëllimmirë i bënë bashkë edhe ata, që nuk janë bashkuar sepse specifikat e njerëzve dhe shumësia e qëndrimeve dhe pikëpamjeve për Ismetin është një pasuri.

Përzgjedhjen e figurave dhe renditjen e ka bërë shumë suksesshëm: Nënë Tereza, Adem Jashari, Adem Demaçi dhe Gjergj Kastrioti mu në palcën e gurit! I bënë bashkë Ademin me Ibrahimin, Rexhepin me Ismailin, fanatikun me agnostikun, shkencëtarin me ideologun, por kurrë spiunin me viktimën, mashtruesin me të sinqertin, oligarkun me të varfrin dhe plaçkitësin me popullin.

Dorën, në zemër, nuk kam mund ta marrë me mend se edhe Ismeti shpërthen vrullshëm për shumë degradime në fushën e vlerave në periudhën e postliberacionit. Mbi të gjitha hipokrizia, grykësia, lakmia, e atyre, që janë hequr si superpatriotë dhe një pjesë e madhe edhe bashkëveprimtarë! Është një mllef dhe zhgënjim, që të shkakton ulcerën nëse nuk e shkarkon. Dhe autori ka bërë mirë për të evituar pasojat psikosomatike. Të sëmuresh nga këta është e pajustifikueshme derisa ata bëjnë jetë luksoze!

Thuaja para surratit, pa ngurrim dhe krejt haptas.
Ishim të varfër, të përvuajtur, të arratisur, të përndjekur, por përherë e kemi ndjerë freskinë e moshës, gazin rinor të jetës, vetëbesimin për një të ardhme më të mirë, guximin për ta thënë të vërtetën, kërshërinë për të ditur, sfidat, që përpara dhe në asnjë mënyrë për të rënë para tyre.
I nxitur nga poezia – Spiuni – nxora nga vepra e të madhit Kadare “Mëngjeset në Kafe Rostand”’(motive nga Parisi),i cili është edhe idol dhe mik i autorit, një analizë për fenomenin e spiunimit dhe spijujve dhe një tregim me titullin “Qentë”, ku brenda vetes bart një ironi të pashembullt dhe madhështore sa i përket degjenerimit njerëzor dhe moral të njerëzve brenda diktaturave të ashpëra.

Ne kemi qëndrime të ndryshme, për spijujtë, që nga plumbi në kokë, pështyrje dhe poshtërim para njerëzve, hedhje para gjyqit dhe dënime drakonike, forma të ndryshme të ekskomunikimit dhe derisa ne flasim ata krejtësisht të qetë parakalojnë para neve sepse kaluan të tri fazat: në fillim tulatjen dhe frikën nga zbullimi. Kur panë se nuk ka kurrfarë zelli për zbulim kaluan në fazën e dytë të qetësimit dhe kur njeriu askush nuk mendonte se do të vije faza e tretë e krenarisë-erdhi dhe ishte kulmi i një turpi të shekullit.

Ngjarja brenda tregimit “Qentë” zhvillohet diku në një zonë internimi. Pas mbylljes së kampit mbeten barakat e braktisura dhe nuk hynin në punë për asgjë. Më parë u shitën orenditë, dyert, llozet e hekurta dhe së fundmi iu shitën banorëve të katundeve përreth edhe qentë, që i ruanin të dënuarit. Dhe kur veç kishte filluar të harroheshin barakat pas disa viteve, nostalgjikëve të sëmurë iu kujtua ta festojnë Një Majin. Sajuan një tribunë.

Zyrtarët po ngjiteshin në të. Festuesitë me flamuj e banderola po rreshtoheshin për të bërë një parakalim tradicional, si dikur dhe fill pas tingujve të orkestrës ndodhi e pabesueshmja! Me dhjetëra qenë, të egërsuar u shkëputën nga duart e soditësve dhe me lehje të frikshme rrethuan parakaluesitë, të tmerruar këta të fundit sepse nuk kuptonin asgjë çfarë po ndodhë – një ish i burgosur rendi drejt tribunës rrëmbeu një megafon dhe u kërkoj parakaluesve, që për të iu shmangur ndonjë gjëmë ti bindeshin atij dhe qenëve.

Doli para tyre dhe iu shpjegoj se këta qenë, që dikur ishin roje të kampit nuk do të qetësohen derisa parakaluesitë ti çojnë te barakat e kampit sepse këtë detyrë kanë patur.
Në fund Kadare thotë: spijujtë e sotëm nuk kishin kurrfarë ndryshimi prej kësaj race qensh!!! Për fund dua të përgëzoj autorin për këtë përmbledhje të qëlluar dhe juve, të pranishmëve, ju falem për kohën dhe durimin tuaj!

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh