Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Dyert e FC Dritës janë gjithmonë të hapura për futbollistët nga diaspora që kanë cilësi dhe talent

by administrator
09:12 10/05/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Dyert e FC Dritës janë gjithmonë të hapura për futbollistët nga diaspora që kanë cilësi dhe talent
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Zürich / 

Intervistë ekskluzive me z.Flamur Bunjaku, presidenti i klubit kampion Drita nga Gjilani!

 “Drita ka luajtur deri më tani 20 ndeshje në kualifikimet e garave evropiane, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Jemi skuadra e parë që kemi kaluar një rreth në Ligën e Evropës, por tani synojmë që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në Ligën e Kampionëve. Drita do të luaj nga rrethi i parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe qëllimi i klubit është i qartë, që të kalojmë së paku një rreth. Pastaj objektivi madhor është faza e grupeve në Ligën e Konferencës, ku shpresojmë se do të kemi edhe fat dhe të futemi në to. Në të kaluarën kemi pasur paraqitje shumë të mira në Evropë, por na ka munguar edhe fati për shkak se kemi peshkuar kundërshtarë të fortë si Malmo, Antwerp, Legia Warsava apo Feyenoord”, na tha ndër të tjera z.Bunjkau.

 Një përshëndetje të veçantë dhe plot respekt për presidentin që po shkruan histori në futbollin kosovar – Flamur Bunjaku, presidenti i klubit kampion Drita nga Gjilani!

Në mesin e shumë emrave që po kontribuojnë për sportin, kulturën dhe kombin, emri juaj, z. Bunjaku, spikat si simbol suksesi, lidershipi dhe përkushtimi. Nga mërgata shqiptare në Zvicër, drejt majave të futbollit në Kosovë – rrugëtimi juaj nuk është vetëm inspirim, por edhe dëshmi se kur zemra dhe puna bashkohen, arrihen majat.

Ju nuk jeni thjesht president i një klubi futbolli – ju jeni arkitekti i një filozofie fituese që e ktheu Dritën në krenarinë e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës. Fitorja e titullit kampion është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe vizionare, që ju e udhëheqët me urtësi, vendosmëri dhe dashuri për sportin.

Nga Rinora 4, ku pulson kultura shqiptare në diasporë, e deri në stadiumet e Kosovës – ju jeni mishërimi i një lidershipi që nuk njeh lodhje.

Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe ju dëshirojmë lart e më lart në çdo hap. Emri juaj, Flamur Bunjaku, është i njohur në mesin e mërgatës sonë si afarist i suksesshëm, bamirës e atdhetar. Kur shumëkush mendonte se është e vështirë që tre apo katër miq të punojnë bashkë, ju dhe shoqëria juaj si Habibi e Shabani keni dëshmuar se gjithçka është e mundur kur ka respekt e përkushtim.

Përtej sukseseve në Zvicër me Rinora 4, ku performojnë artistët më të njohur shqiptarë dhe të huaj, ju keni qenë gjithashtu shumë i afërt me legjendën tashmë të ndjerë të futbollit, Fadil Vokrri. E kemi ndjekur bashkë edhe në disa takime ndërkombëtare në FIFA dhe UEFA, ku ju jeni angazhuar për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

Kontributi juaj është i madh dhe i prekshëm. Dashuria juaj për Kosovën nuk njeh kufij.

Bunjaku, si e përjetuat këtë fitore historike – momentin kur Drita u shpall kampione e Kosovës?

Është hera e tretë që shpallemi kampion që nga koha kur jam unë në klub nga viti 2016, derisa është titulli i katërt në histori të klubit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që u kurorëzua me titullin e kampionit një punë e madhe që është bërë nga fillimi i sezonit.

Ta shohim një klub që udhëhiqet nga një bashkëkombës ynë, nga një president që vjen nga diaspora, duke ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit kosovar – është krenari që nuk përshkruhet lehtë. Cila do të ishte fjala jote që i drejtohesh të rinjëve në mërgatë që duan të kontribuojnë në Kosovë?

Jo vetëm unë, por si bashkëpronar me mua është edhe Valon Murseli, një tjetër mërgimtarë nga Zvicra. Që nga viti 2016 jemi në krye të Dritës ku ky klub tani konsiderohet si një nga më të mëdhatë në trojet shqiptare. Të gjithë atyre të rinjve në mërgatë që duan të kontribuojnë në Kosovë iu them se nuk ka gjë më të mirë se sa të bëni gjëra të mira për vendin tonë.

Kujt ia dedikoni këtë sukses të madh?

Ky sukses i takon të gjithëve. Duke filluar nga familja ime, bashkëpuntorit tim Valon Murseli, stafit drejtues të klubit, stafit të trajnerëve dhe sigurisht futbollistëve që japin gjithçka në fushë, por edhe tifozët që gjithmonë na mbështetin. Ky sukses shkon për gjithë mbështetësit e Dritës

 A e kishit parashikuar që Drita do të shpallej kampione këtë sezon?

Në katër vitet e fundit nuk kemi pasur fat pasi kemi humbur titullin në ndeshjet e fundit për shumë arsyeje, ku më të mëdhatë ishin lëndimet e shumta. Drita çdo fillim sezoni ka objektiv titullin dhe duke marrë parasysh punën e madhe që është bërë në klub kam pasur besim të madh se do t’ia dalim ta rikthejmë titullin. Është një titull shumë i merituar, pasi është bërë punë e madhe dhe e kemi arritur titullin katër xhiro para fundit të kampionatit.

Ne e dimë që suksesi nuk vjen rastësisht – pas tij qëndron punë, përkushtim dhe një strategji e qartë. A ishte ky rezultat frut i një vizioni afatgjatë që keni ndërtuar me stafin?

Sigurisht që po. Sukseset nuk vijnë lehtë, pa përkushtim në punë nga të gjithë, duke filluar nga ne presidentët e pastaj tek drejtorët, stafi i trajnerëve e futbollistët. Në vitin 2016 kur e kemi marrë Dritën kemi pasur në plan që emri Drita të njihet jo vetëm në mbarë shqiptarinë, por edhe më gjerë dhe këtë ia kemi arritur tanimë. Drita është klubi shqiptar i renditur më së larti në ranglistën e UEFA-s për klube dhe ka shtatë vite që luan rregullisht në garat evropiane.

 Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e klubit Drita?

Planet janë që të vazhdojmë me këtë ritëm të investimeve në klub. Të kemi një kompleks të klubit ku do të shfrytëzohen nga gjitha gjeneratat prej seniorëve deri te kategoritë më të reja. Puna e kompleksit vetëm ka filluar, ku një fushë ndihmëse e kemi, e dyta është ndërtuar dhe pastaj do të vazhdojmë me gjërat e tjera me kohën.

Tani që Drita është rikthyer në majë, cilat janë objektivat e radhës? 

Objektivat e Dritës janë gjithmonë trofetë. Në çdo fillim sezoni ne ndërtojmë skuadër për të konkurruar për titullin, por nganjëherë edhe gabohet dhe nuk e arrijmë. Gjithsesi shpresojmë që të vazhdojmë me trofe në vendin tonë.

Si synoni ta konsolidoni këtë sukses dhe ndoshta ta ngrini klubin edhe në skenën ndërkombëtare?

Drita ka luajtur deri më tani 20 ndeshje në kualifikimet e garave evropiane, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Jemi skuadra e parë që kemi kaluar një rreth në Ligën e Evropës, por tani synojmë që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në Ligën e Kampionëve. Drita do të luaj nga rrethi i parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe qëllimi i klubit është i qartë, që të kalojmë së paku një rreth. Pastaj objektivi madhor është faza e grupeve në Ligën e Konferencës, ku shpresojmë se do të kemi edhe fat dhe të futemi në to. Në të kaluarën kemi pasur paraqitje shumë të mira në Evropë, por na ka munguar edhe fati për shkak se kemi peshkuar kundërshtarë të fortë si Malmo, Antwerp, Legia Warsava apo Feyenoord.

A do të kemi ndonjë ndeshje në Zvicër kundër ndonjë klubi të njohur zviceran?

Vitin e kaluar kemi luajtur një ndeshje miqësore me Aaraun në Zvicër, ku ka qenë një festë futbolli që ka mbledhur shumë bashkëatdhetarë. Duke marrë parasysh që shumë qytetarë nga Gjilani jetojnë në diasporë ka qenë një ndeshje e mirëseardhur për ta që ta shohin klubin e tyre të zemrës në shtetin ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë.

Duke ditur që keni bashkëpunime dhe lidhje të forta me shumë klube të Zvicrës, a është në plan ndonjë ndeshje miqësore që do të afronte edhe më shumë mërgatën me klubin?

Kemi pasur takime me drejtues të klubeve dhe besoj se përsëri në të ardhmen mund të ketë ndonjë miqësore, por varët edhe nga orari që ka klubi jonë dhe klubet zvicerane. Pas suksesit në ndeshjen me Aaraun besoj se do të kemi sërish ndeshje miqësore me ndonjë skuadër edhe më të madhe në Zvicër.

Prej nga gjithë kjo energji pozitive, kjo frymë pune dhe suksesi?

Momentin që e di se po bën diçka të mirë, motivimi lind natyrshëm. Atëherë kur ke edhe personat e duhur në klub apo bashkëpunëtorët të motivon kjo gjë që mos të ndalesh dhe të kërkosh gjithmonë suksese të reja.

Nga Rinora 4 – diskoteka më e njohur në botën shqiptare – ku kanë performuar artistët më të njohur, deri te futbolli, jeni bërë sinonim i suksesit në çdo fushë. Çfarë ju motivon të ecni kaq fuqishëm përpara?

Te Rinora janë bërë tani 28 vite që jam dhe sigurisht suksesi vjen pas përkushtimit maksimal në punë. E thash edhe më lartë më motivon suksesi dhe motivi lind natyrshëm kur e kupton që gjërat janë në rrugën e duhur.

„Përvoja dhe sistemi zviceran kanë një ndikim të thellë dhe strukturues në mënyrën e të menduarit dhe menaxhimit tim“

 Sa ka ndikuar përvoja dhe sistemi zviceran në mënyrën tuaj të të menduarit dhe menaxhimit?

Përvoja dhe sistemi zviceran kanë një ndikim të thellë dhe strukturues në mënyrën e të menduarit dhe menaxhimit tim. Zvicra jo vetëm mua, por gjithë bashkatdhetarëve na ka mësuar të jemi të saktë, transparent, të besueshëm dhe të përpiktë në punën që e bëjë.

Zvicra njihet për korrektësi, organizim dhe efikasitet. A ka ndikuar kjo kulturë pune në ndërtimin e sukseseve tuaja si president i Dritës?

Sigurisht që po. Drita është një klub model në mbarë shqiptarinë, klub korrekt që nuk ka pasur asnjëherë ndonjë gjygj me futbollistë apo trajnerë. Çdo gjë planifikohet në fillim të sezonit dhe organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në skuadër keni edhe një lojtar nga diaspora – Ensar Huruglica me numrin 8.

Po e vërtetë, një futbollist shumë i talentuar që ka 1 vit e gjysmë që është pjesë e Dritës. Edhe më parë kemi pasur futbollistë nga diaspora dhe dyert e FC Dritës janë gjithmonë të hapura për futbollistët nga diaspora që kanë cilësi dhe talent.

Nëse ndonjë talent tjetër shqiptar nga mërgata dëshiron të bëhet pjesë e Dritës, si mund të afrohet? A ka një strategji për të identifikuar dhe afruar talentet nga jashtë Kosovës?

Sigurisht që po. Ne kemi një staf shumë të mirë të drejtorëve, pastaj është edhe stafi i trajnerëve. Nëse ndonjë futbollist që ka cilësi dhe talent do të jetë pjesë e Dritës, atëherë dyert janë të hapura, mjafton të jetë cilësorë dhe stafi i trajnerëve do të shikojë nëse ka nevojë për atë futbollistë. Edhe më parë kemi pasur futbollistë nga diaspora dhe dyert e FC Dritës do të jenë gjithmonë të hapura.

Bunjaku, ju falënderojmë për kohën e ndarë me ne, duke ditur se jeni jashtëzakonisht i angazhuar. Por ajo që na bën të ndihemi krenarë, është që asnjëherë nuk e keni harruar prej nga keni ardhur dhe gjithmonë keni mbajtur të gjallë lidhjen me komunitetin, me atdheun dhe me njerëzit që ju njohin.

Ju urojmë suksese të mëtejshme – si president i klubit Drita, si afarist në diasporë, si përfaqësues i denjë i shqiptarëve në botë. Emri juaj është bërë dritë për të gjithë ata që besojnë se puna, respekti dhe bashkëpunimi ndërtojnë rrugën e suksesit.

JU falënderoj edhe juve që më dhatë mundësi të bashkëbisedojmë. Suksese në punën tuaj që nuk jeni ndalur kurrë për të mirën e fjalës së lirë edhe ate nga mërgata.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh