Një studim i parë në llojin e vet mbi marrëdhënien midis letërsisë, kulturës popullore dhe kombformimit shqiptar
Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe shtëpia botuese Botimet Toena njoftojnë botimin e librit më të ri të autorit Prof.dr. Vehbi Miftari, me titullin:
ETNOLETRA SHQIPE – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin.
Pas më shumë se një dekade kërkimesh në fushën e kombformimit dhe studimeve ndërdisiplinare në filozofi, sociologji, kulturë popullore dhe letërsi, autori sjell për lexuesin dhe studiuesin shqiptar një vepër tërësore dhe novatore që shqyrton marrëdhënien e ndërsjellë midis letërsisë shqipe, kulturës popullore dhe proçesit të krijimit dhe konsolidimit të kombit shqiptar.
Libri është konceptuar në tre “libra” tematikë, që trajtojnë:
- Rolin e letërsisë në krijimin e përkatësive kolektive, në dritën e teorive mbi kombformimin – nga etnosimbolizmi, modernizmi e deri te qasjet bashkëkohore si ajo e David Millerit;
- Letërsinë identitare të humanistëve shqiptarë – përfaqësuar nga tri “B”-të themelore të letrave shqipe: Buzuku, Budi dhe Bogdani;
- Romantikët dhe pasromantikët shqiptarë – nga De Rada te Naim Frashëri, e më tej tek Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi, duke analizuar mënyrën se si letërsia ndërvepron me mitet, kujtesën kolektive dhe simbolet kombëtare.