Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Disa fjalë nga Fehim Abazi, atdhetari i mirënjohur që jeton e vepron në Zvicër

by administrator
16:10 01/05/25
in Përditshmëria e Diasporës
Disa fjalë nga Fehim Abazi, atdhetari i mirënjohur që jeton e vepron në Zvicër
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook
Me rastin e 12-vjetorit të shërbimit si imam dhe 8 vite si kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Sot, me zemër plot mirënjohje dhe përulësi para Zotit , dua të ndaj disa mendime me rastin e 12-vjetorit të shërbimit tim si imam i Qendrës sonë dhe përfundimit të dy mandateve si kryetar i saj – gjithsej 8 vite në krye të një institucioni që tashmë është shndërruar në një pikë referimi të rëndësishme për shqiptarët në Kantonin Vaud dhe më gjerë.
Kur kujtoj ditën e parë që kam ardhur në Qendër, më kujtohet shumë qartë: atëherë numri i anëtarëve ishte rreth 75. Ishte një komunitet i vogël, por me zemër të madhe, me shumë shpresë dhe gatishmëri për të punuar dhe për t’u rritur. Sot, pas dymbëdhjetë vitesh angazhim të përbashkët, Qendra jonë numëron afro 600 anëtarë aktivë – një dëshmi e përkushtimit, bashkëpunimit dhe dashurisë për fenë, kulturën dhe rrënjët tona kombëtare.
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë nuk është më thjesht një vend ku kryhen ritualet fetare. Ajo është shndërruar në qendrën më të madhe të kantonit Vaud dhe një nga vendet me aktivitetet më të shumta e të dalluara në nivel të Zvicrës. Nga organizimi i ligjëratave e mësimeve për fëmijët dhe të rinjtë, te aktivitetet kulturore e sociale, nga programet për integrim të suksesshëm deri te promovimi i vlerave familjare dhe mbështetja për gjininë femërore – çdo hap është bërë me qëllimin e ndërtimit të një komuniteti të fortë dhe të bashkuar.
Për këtë sukses, nuk mund të mos shpreh falënderime të thella për të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e kësaj rruge. Një falënderim i veçantë shkon për kryesinë e xhamisë së vitit 2013, me në krye z. Ismet Murtezi, si dhe për të gjithë anëtarët e asaj kohe që patën besim dhe më zgjodhën mua si imam – prijës i tyre shpirtëror. Ky besim ka qenë për mua një përgjegjësi e madhe, por edhe një motiv për të punuar çdo ditë me sinqeritet dhe përkushtim.
Po ashtu, falënderim të veçantë për çdo anëtar të kryesisë ndër vite, për secilin vullnetar, aktivist, donator dhe dashamir të Qendrës sonë – kontributi juaj është shtylla mbi të cilën është ndërtuar çdo arritje.
Nuk mund të mos e përmend me dashuri dhe respekt të veçantë bashkëshorten time, prof. Enisa P. Abazi, e cila me përkushtimin dhe përkrahjen e saj të palodhshme ka qenë gjithmonë krah meje në këtë rrugëtim. Ajo ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fuqizimin e gjinisë femërore brenda komunitetit tonë, përmes edukimit, këshillimit dhe aktiviteteve të shumta me gratë dhe nënat tona.
Tani që kemi arritur këtu ku jemi, misioni ynë nuk përfundon.
Përkundrazi, tani nis një kapitull i ri me synime të qarta: të forcojmë edhe më shumë punën me rininë dhe gjeneratat e reja, të rrisim numrin e anëtarëve aktivë dhe të ruajmë unitetin e komunitetit tonë në përballje me sfidat e kohës.
Lus Zotin të na udhëzojë drejt së mirës, të na japë shëndet e qëndrueshmëri, dhe të na mbajë gjithmonë të bashkuar për hir të fesë, kulturës dhe identitetit tonë.
Me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund,
Fehim Abazi
Imam dhe ish-Kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh