1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Diaspora kërkon ndryshimin”, Milori: Emigrantët duan figura të reja në politikë

Duhet ti lexosh

Gazetarja Mirela Milori ishte këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se nëse i analizojmë zgjedhjet në këndvështrimin e emigrantëve, ata janë më të prirur të kërkojnë figura të reja. Ajo tha se emigrantët janë më të prir të besojnë te partitë e reja se sa zgjedhësit brenda vendit.

“Nëse bëjmë një analizë si një emigrantë jashtë, ata besojnë te ndryshimet dhe besojnë se të vjetrit duhet të ikin, ndërsa të rinjtë janë gjithmonë ndryshim dhe ndryshimi është gjithmonë pozitiv në konceptin e demokracive që ecin përpara.

Ne jemi një demokraci hibride dhe tranzitore. Ne nuk jemi ende një demokraci e zhvilluar, kemi 30 vite që jemi në zhvillime sipër. Ndërsa nëse e analizojmë nga ana e zgjedhësve brenda, ne e dimë shumë mirë që nuk po shikojmë asgjë nga partitë e reja. Në momentin që ne nuk kemi largim të të vjetërve, nëse nuk bëhet kjo ndarje, ne jemi ende duke pritur Godonë”,-tha Milori.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit