Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Diaspora bashkon PS dhe PD – ndryshon ligji i zgjedhjeve, afati për regjistrimin e kandidatëve

by administrator
22:00 17/02/25
in Atdheu në objektiv
Diaspora bashkon PS dhe PD – ndryshon ligji i zgjedhjeve, afati për regjistrimin e kandidatëve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat të hënën (17 shkurt) për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që do të lehtësojnë procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.

Me 108 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër palët, shprehën dakordësinë për mbulimin e plotë nga shteti të shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për dërgimin apo kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po ashtu do të mbështetet që të printojë më shpejt në kohë fletët e votimit për diasporën. Gjithashtu, ndryshimet në Kod përfshijnë edhe spostimin e afatit nga 22 mars në 12 mars, si data e fundit për regjistrimin e partive dhe kandidatëve në KQZ për zgjedhjet e këtij viti me qëllim që institucioni ta prodhojë më shpejt fletën e votimit, për ta dërguar në kohë në diasporë.

Gjatë fjalës së tij në nisje të sesionit të ri parlamentar, Taulatn Balla kërkoi bashkëpunimin e opozitës për ndryshimin me dhjetë ditë të afatit të dorëzimit të listave për deputetë.

“Së pari ky parlament e ka për detyrim që ta miratojë gatishmërinë e qeverisë për të mbuluar shërbimin postar për të sjellë votën e Diasporës në Shqipëri. Ndaj mos e kushtëzoni votën me asgjë. Detyrimi i dytë që ka ky parlament është që t’i japim motrave dhe vëllezërve tanë kohë që ta s’postojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të paktën edhe me dhjetë ditë të tjera, në mënyrë që t’i lëmë kohë KQZ-së që të pranojë kandidatët, të miratojë fletën e votimit, ta nisë fletën e votimit me postë dhe t’i japim kohë që fleta e votimit të vijë në Shqipëri më 11 maj, ora 19:00,” u shpreh Balla.

Presidenti e ka dhënë pëlqimin e tij dhe këto ndryshime ligjore, të fundit para zgjedhjeve, hyjnë në fuqi menjëherë, duke u botuar pa humbur kohë në fletoren zyrtare të radhës.

Konsensusi politik këtë fillimjavë shkoi përtej ndryshimit të ligjit të zgjedhjeve. Dy partitë e mëdha, që e dominojnë parlamentin në numra, vendosën të shtyjnë për një seancë tjetër zgjedhjen e Avokatit të Popullit, edhe pse opozita propozoi zyrtarisht emrin e Besim Ndregjonit për këtë post.

“Ai përfaqëson shtresën e madhe të të përndjekurve politikë,” tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Gjithmonë ka pasur një proces. Të gjithë emrat që kanë ardhur këtu kanë firmat tuaja, të gjithë të mbështetur nga 28 firma. Të ndërtojmë procesin dhe hajde të flasim për propozimet tuaja. Nuk kemi kundërshtime,” shtoi kryetari i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi.

Me votim të fshehtë elektronik, parlamenti liroi dhe shkarkoi nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar./ Sonila Agostini, rtsh

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh