Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Biznesi

Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit, i drejtohen Luksemburgut

by administrator
10:31 07/01/25
in Biznesi
Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit, i drejtohen Luksemburgut
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Paga dukshëm më të larta dhe kushte më të mira pune – gjithnjë e më shumë gjermanë duan të punojnë në Luksemburg.

Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. “Mirëmëngjes, si jeni?” thotë infermierja. “Gudde Moien,” përgjigjet ajo. Marie Josée Pennig-Chaussy është 94 vjeç dhe prej gjashtë vitesh jeton në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” në Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger është 50 vjet më e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit.

Somaeh Metzger e vesh zonjën Pennig-Chaussy, e ndihmon të ngrihet nga shtrati, e vendos në një karrige me rrota dhe e çon në banjë. Pas dhjetë minutash kthehen në dhomë. Zonja Pennig-Chaussy kujdeset për vendosjen e buzëkuqit, edhe pse kujdestarja e ndihmon duke i mbajtur dorën që i dridhet. Ato diskutojnë për karrierën e mëparshme teatrore të zonjës së moshuar – herë në gjermanisht, herë në gjuhën e Luksemburgut, me plot fraza në frëngjisht.

Shumë më mirë se në Gjermani

Pothuajse 20 vjet më parë, Somaeh Metzger vendosi të linte punën e saj në një shtëpi të moshuarish në Gjermanidhe shkoi në Luksemburgun fqinj. Ajo mësoi gjuhën luksemburgase në një kurs të organizuar nga punëdhënësi i saj. Nga shtëpia e saj në Trier të Gjermanisë, ku jeton me familjen e saj, deri në vendin e saj të punës janë vetëm 13 kilometra. “Nuk jam penduar për vendimin tim për asnjë sekondë”, thotë Metzger.

Të tillë që shkojnë në punojnë në Luksemburg nga Gjermania ka shumë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, mbi 52,000 gjermanë punojnë atje – 30 për qind më shumë se një dekadë më parë. Shumica dërrmuese e tyre ende jetojnë në Gjermani dhe shkojnë në punë në Luksemburg. Vetëm në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social janë të regjistruar 6,300 gjermanë, mes tyre të paktën 4000 kujdestarë si Somaeh Metzger.

Kjo shihet edhe në vendin e saj të punës: mbi 80 për qind e 147 punonjësve në shtëpinë e të moshuarve “Op Lamp” janë gjermanë që kujdesen për 81 banorët e shtëpisë së të moshuarve. “Ne nuk po kërkojmë veçanërisht kujdestarë nga Gjermania,” thotë drejtoresha Mireille Wirtz-Lenertz. Por në rajonin kufitar u përhap lajmi se kushtet e punës në Luksemburg janë shumë më të mira se në Gjermani. Nuk ka pothuajse asnjë orë më shumë jashtë orarit të punës, punonjësit respektohen, ndërsa paga është pothuajse dyfish më e lartë se në Gjermani. “Unë fitoj më shumë në Luksemburg duke punuar 60% të orarit, sesa në Gjermani kur punoja me orar të plotë,” thotë Metzger.

Shqetësime ka edhe në Luksemburg

Luksemburgu me 670 mijë banorë, së fundmi ka rritur sërish pagat e punonjësve në kujdesin e të moshuarve dhe të sëmurëve. Me dhjetë vjet shërbim, një kujdestare në një shtëpi për të moshuar fiton rreth 65,000 euro në vit – plus bonuse. Ndërsa një infermiere mund të marrë rreth 100,000 euro.

Luksemburgu me sa duket është gati t’i paguajë kujdestarët edhe më mirë, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerësimit të shoqatës së kujdestarëve Copas, në pesë vitet e ardhshme do të jetë e nevojshme të plotësohen 4000 vende pune shtesë në sektorin e përkujdesit: kujdestarë, infermiere, fizioterapistë e deri tek asistentët e kuzhinës. Por në Luksemburg, vetëm pak më shumë se 100 kujdestarë përfundojnë trajnimin e tyre çdo vit. Tashmë rreth 50 përqind e infermierëve vijnë nga vendet fqinje. Wirtz-Lenertz ka frikë se do të bëhet më e vështirë për të gjetur kujdestarë nga Gjermania në vitet e ardhshme.”Pagat po rriten edhe atje,” thotë ajo. Por ajo është e sigurt për kushte më të mira pune, taksa më të ulëta dhe sigurisht pensione më të mira në Luksemburg.

Gjendja në Gjermani

Në të njëjtën kohë, është një fatkeqësi për shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet në anën gjermane të kufirit. Vetëm nga spitali Barmherzige Brüder në Trier, 25 deri në 30 infermierë nisen për në Luksemburg çdo vit, thotë Jörg Mogendorf, drejtor i departamentit të infermierisë së spitalit, “Tendenca po rritet”, shpjegon ai. Edhe Dhoma e Punëtorëve të Kujdesit të shtetit të Rheinland-Pfalz dëshmon se situata “nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi: është përkeqësuar”. Presidenti Markus Mai mendon se pak mund të bëhet kundër pagave të shkëlqyera në vendet fqinje: “E vetmja gjë që mund të bëhet është rritja e përgjithshme e numrit të punonjësve në rajonet e prekura. Por Dhoma jonë ka pak ndikim ose mundësi për të ndryshuar gjendjen.”

Nuk kthehem!

Somaeh Metzger nuk do të kthehet në Gjermani: “Në Gjermani kam qenë përgjegjëse për nëntë ose dhjetë të moshuar në një turn, kam punuar shpesh 15 ditë pa pushim. Në Luksemburg, kam pesë persona për të cilët kujdesem”. Ajo nuk beson se gjërat do të ndryshojnë. Në Luksemburg, punëdhënësi respekton dëshirat e saj kur organizon orarin. Somaeh Metzger është jashtëzakonisht e kënaqur: “Unë mund të balancoj punën dhe jetën time private pa vështirësi”. Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë që mendojnë si Metzger dhe largohen, jo vetëm në sektorin e kujdesit./DW/ top channel.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh