Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Dhjetë vjet nga suksesi i projektit të teksteve për mësimin shqip në diasporë

by administrator
18:11 05/10/25
in Aktualiteti, Përditshmëria e Diasporës
Dhjetë vjet nga suksesi i projektit të teksteve për mësimin shqip në diasporë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Hazir Mehmeti, Vjenë

Arritje në afirmimin e vlerave të gjuhës shqipe në gjithë Evropën. Pedagogu e metodisti i njohur nga Zvicra, Prof. Basil Schader dhe ekipi i tij Nuhi Gashi, nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Hazir Mehmeti, mësues dhe hartues, pranuan çmimin në Sallën Solemne të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Gracit nga Jan Sisko, Ministër i Arsimit të Austrisë dhe Gunther Abuja nga Qendra Austriake e Gjuhëve.

Kanë kaluar dhjetë vite nga projekti, por ai mbeti vlerë e pa mohuar për mësimin e nxënësve shqiptarë në mërgatë. Tekstet mësimore që ne i quanim -Fletore Tematike, sipas formës së re mësimore bazuar në metodat e reja mësimore, ku nxënësi kursehet nga pesha e librave me tema të grumbulluara shpesh pa nevojë. Struktura didaktike e fletoreve ishte e afërt me nxënësin, e lehtë, ku nxënësi mund të punon i pavarur në një kohë relativisht të gjatë të orës mësimore.

Ky projekt nuk do harrohet për: a – ishte projekti më serioz në kohën e mungesave të theksuara të teksteve mësimore në diasporë; b- ishte projekti më i kompletuar me temat e gjithanshme që prekë hapësirën kurrikulare të mësimit në diasporë; c- Ishte projekti më serioz i bazuar në rrethanat specifike të mësimit amtar dhe përshtatur me plan programet e shkollave të vendeve ku nxënësit mësojnë. Materiale mësimore janë akoma të shfrytëzuara dhe pjesë e punës së mësueseve në diasporë.

Kjo nuk u arrit lehtë e shpejt, por në koordinim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zyrihut, projekt i drejtuar nga miku ynë i njohur Prof. Basil Schader. Falënderimi i shkon mikut dhe gjithë atyre që dhanë shumë për realizimin e tij.

Nga shtypi po japi shkrimin asaj kohe nga shumë agjenci mediave, mes tyre edhe agjencia austriake e lajmeve në gjermanisht.

Përfundimi dhe ndarja e shpërblimeve të projektit të përmasave evropiane u mbajt në qytetin e Gracit, në Austri me 24 shtator 2015 në ditën e Gjuhëve Amtare në Evropë. Projekti kishte për qëllim mësimin e gjuhëve amtare në gjithë kontinent përmes projekteve cilësore që e ngritin nivelin e gjuhëve aty ku ka komunitete të ndryshme. Kjo është specifike në kohën tonë në të gjitha vendet, sidomos vendet e zhvilluara. Ky projekt organizohet sipas modeleve të vendeve përkatëse që nga viti 1998 dhe janë paraqitur në konkurrim deri me tani rreth 900 projekte. Këtë vit konkurruan gjashtëdhjetë projekte nga të cilët u shpërblyen shtatë prej tyre. Mes tyre projekt i shpërblyer është projekti i hartimit të teksteve për mësimin e gjuhës shqipe i drejtuar nga Prof. Basil Schader.

Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zyrihut dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, i mbështetur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekte (IPE). Nëntëmbëdhjetë tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Ekipi i autorëve ishte i përbërë nga ekspertë nga Kosova dhe diaspora. Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, dhe Xhevat Syla. Kordinatorë të projektit ishin Basil Schader, Nuhi Gashi dhe Arif Demolli.

Drejtuesi i projektit, Basil Schader dhe ekipi i tij Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Hazir Mehmeti, mësues në Vjenë dhe autor, pranuan çmimin në Sallën Solemne të Shkollës së Lartë Pedagogjike nga Jan Sisko Ministër i Arsimit të Austrisë dhe Gunther Abuja nga Qendra Austriake e Gjuhëve.

Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.Karin Weitzer dhe Alexandra Wojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmark, Elgrid Messner e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane… Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. Universiteti i Gracit ofron studime nga shumë gjuhësia dhe shumë kultura.” Jan Sisko, Ministër i Arsimit të Austrisë, mes tjerash tha: “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe Ursula Panuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, Gunther Abuja –Qendra Austriake e Gjuhëve.

Pas pjesës zyrtare Prof. Basil Schader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkëkohore sipas standardeve të kohës. U dha filmi nga ora mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin e ekspertëve përkatës të universiteteve, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit ishte Hazir Mehmeti, mësues me përvojë nga Vjena i cili prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës u hap debati. Ai gjithashtu si autor, para të pranishmëve prezantoi librin e tij i A-B-C – Fiebel- Albanische (Abetare).

Ai u sqaroi mbi strukturën dhe metodikën e punës si tekst i parë për mësimin e shkronjave në gjuhën shqipe në Austri. A-B-C Fiebel ishte pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Ky libër u botua nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit të Austrisë krahas abetareve të reja në gjuhën kroate dhe turke. Pas prezantimit dhe debatit ofertat nga ekspertët për bashkëpunim në fushën e materialeve mësimore ishte e madhe. Ekspertë të gjuhëve e vlerësuan lartë projektin dhe tekstet bashkëkohore në gjuhën shqipe.

Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle. Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë nga Graci, të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga Kosova, Nuhi Gashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe. Në foto: Jan Sisko, Nuhi Gashi, Basil Schader, Hazir Mehmeti, Günther Abuja dhe drejtuesja e programit. (24 shtator 2015, Grac Austri). /Gdielli

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh