/ Nga: ILDIJE XHEMALI – ELBASAN /
Të drejtë keni
të gjithë: ju, ti, ai
të gajaseni
se ç’paska kaq të veçantë
“Dëshmitare
në një dashuri?!”
S’është as tabu,
as çmënduri!
Bleta kur thith nektar,
pllenon lulet
a s’është dashuri?
Zogjtë
kur ndjekin partneren
a s’është dashuri ?
Lejleku
me të vetmen partnere
kthehet
në të njëjtën fole
a s’është dashuri?
Për mjelmën, besnike
më bukur, flet TI!
E madhja, dashuri!
Në përmasa gjigande,
në një mëngjes maji
pashë puthjen magjep’se
që lumi me mjegull
u dërgonte brigjeve të tij!
A s’është kjo
më e çuditshmja
më e madhërishjma
DASHURI