Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Krijimtari

Dëfrimi, Vuajtja e Krenaria si Përkufizim i një Dhjetëvjetëshi

by administrator
19:11 01/12/24
in Krijimtari
Dëfrimi, Vuajtja e Krenaria si Përkufizim i një Dhjetëvjetëshi
0
SHARES
168
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Ana ARIFI / 

Periudha dhjetëvjeçare e fundit të shekullit të kaluar e tim ati është karakterizuar me aktivitete kulturore, gjersa ai ishte gjimnazist, me përpjekje mbijetese, për shkak të krizës së gjithmbarshme ekonomike në Gadishullin Ballkanik, si dhe me rrezikshmëri e krenari, në saje të aktivitetit ilegal atdhetar dhe luftës për liri.

Përmbajtja e kësaj eseje, në paragrafët e parë të pjesës hyrëse, do të ngërthejë të dhëna historike të ofruara nga burimi primar, i cili është vet protagonisti i veprimtarisë së kësaj periudhe kohore.

Trungu i këtij shkrimi shtjellon rëndësinë që ka pasur përfshirja e tij në aktivitete kulturore që nga gjysma e parë e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pastaj shpalosë përpjekjet e mbijetesës, përmes punës së parakohshme, në saje të të cilës kishte arritur të mbante veten financiarisht deri në vitin 1997, si dhe ofron një përshkrim sipërfaqësor rreth peripecive mbi aktivitetin e fshehtë të karakterit atdhetar, si pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës [LKÇK] dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] dhe Ushtrisë Çlirimtare për

Preshevë, Medvegjë e Bujanoc [UÇPMB] gjatë tri viteve të fundit të shekullit të njëzetë. Pjesa përmbyllëse e kësaj eseje përmbledh thelbin e përmbajtjes së këtij rrëfimi, të shpalosur nga im at, si burim i dorës së parë, sipas kërkesës sime, në cilësinë e autores së këtij shkrimi, të paraqitur në vetën e tretë.

Katër vitet e para të viteve të nëntëdhjeta e gjetën tim at në përfundim të moshës së adoleshencës. Në këtë periudhë, ai po ndiqte ciklin e mesëm të arsimimit të tij në Gjimnazin ‘Skënderbeu’ në Preshevë. Përveç prirjes së tij në lëndët shoqërore dhe në gjuhësi, si rezultat i interesimit të tij për letërsinë, ai, bashkë me tre shokët e tij të ngushtë të gjeneratës, riaktivizoi Grupit Letrar të Shkollës ‘Migjeni’, i cili ishte themeluar shumë vite më parë, por që aktivitetet e kahmotshme i kishte mbuluar pluhuri e harresa. Sipas tij, midis 1993 dhe 1994, ishin zhvilluar shumë aktivitete letrare, si orë letrare, gazeta muri, gara recitimesh, kuiz diturie, mbrëmje argëtuese, etj., në kuadër të gjimnazit të qytetit. Edhe pas përfundimit të gjimnazit, im at gjeti veten si nënkryetar i Klubit Letrar të Qytetit ‘Feniks’, i cili, në atë kohë, mblidhte rreth vetes një anëtarësi me emra të njohur shkrimtarësh të kësaj treve.

Mesi i viteve të ’90-ta karakterizohej me krizën më të madhe ekonomike për shkak të vatrave të luftës brenda ish Federatës Jugosllave. Pasiguria nuk ishte vetëm ekonomike. Ajo ndjehej në çdo aspekt, sidomos për komunitetin shqiptar autokton të kësaj treve, të cilën sot e njohim si Lugina e Preshevës, e cila padrejtësisht vazhdon të administrohet nga Serbia. Edhe duke qenë ende nxënës gjimnazi, im at kishte filluar punë me korrespondencë si meteorolog i qytetit, nga e cila arrinte të siguronte të ardhura personale për të shijuar jetën e një të riu me shumë ëndrra për të ardhmen. Instrumentet e meteorologjisë ishin të vendosura shumë pranë zyrës së tij që kishte në kuadër të Shtëpisë së Kulturës ‘Abdullah Krashnica’.

Gjatë vitit 1996, ai dhe një mik i gjeneratës së tij u bënë nismëtarë të publikimit të revistës së parë të qytetit, e cila u quajt ‘Zgjimi’. Përveç detyrave si, gazetar, lektor, ai u angazhua edhe në cilësinë e bashkëredaktorit të kësaj reviste. Gjatë rrëfimit të tij, ai më shpalosi edhe shkrimet gazetareske e poezitë e tij të botuara në këtë revistë, të cilat, unë nuk kisha pasur idenë që I kishte të ruajtura në arkivin e tij personal.

Meqë nga fundi i vitit 1995 kishte statusin e studentit në Fakultetin e Filologjisë – Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Prishtinë, veprimtaria e tij në shërbim të çlirimit të atdheut të okupuar, nuk ishte ndalur asnjëherë. Përkundrazi, gjatë qëndrimit të përkohshëm në Prishtinë, ai kishte arritur të përforconte lidhjet e tij me disa studentë, të cilët ishin, gjithashtu, të inkuadruar në organizime ilegale, synimi i të cilave ishte çlirimi i atdheut. Nga gjysma e dytë e vitit 1997, ai i ishte bashkëngjitur veprimtarisë ilegale atdhetare, duke u bërë pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, e cila, në atë kohë, kishte filluar të shtrihej në Qytetin e Preshevës dhe rrethinën e tij, paralelisht me Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila, si organizatë atdhetare, kishte celulat e saj në këtë qytet shumë më herët.

Nga fillimi i vitit 1998, situata e sigurisë në Kosovë kishte filluar të rëndohej. Në zona të caktuara të vendit, kishin filluar sulme sporadike të UÇK-së ndaj postblloqeve të policisë serbe dhe lëvizja e lirë e njerëzve ishte vështirësuar shumë. Duke ma rrëfyer këtë histori personale, im at emocionohej, duke evokuar kujtime, sa të dhimbshme, të rrezikshme, por përplot krenari. Nga gjysma e dytë e vitit 1998, ai më nuk ishte

kthyer në shtëpinë e prindërve të tij në Preshevë, sepse eprorët e tij e kishin urdhëruar që të shkëputej nga detyrat që kryente nëpër qytet dhe të i bashkëngjitej bashkëluftëtarëve të tij në zonë lufte. Në këtë periudhë, gjyshërit e mi në Preshevë nuk e kishin idenë e vendndodhjes së tij, duke pasur frikë që policia serbe mund ta kishte rrëmbyer apo vrarë, meqë mungesa e tij, kësaj radhe, nuk ishte e zakonshme.

Gjersa ai tashmë ishte pjesë e togës së zbulimit [e njohur si Njësia Speciale ‘Komando’] në Zonën Operative të UÇK-së në Llap, familja e tij e gjerë në vendlindje kishte filluar ta besonte zhdukjen apo vrasjen e tij dhe po e vuante mungesën e tij si mos më keq. Për periudhën kritike të luftimeve që kishte përjetuar, ai zgjodhi të mos më fliste, duke vlerësuar se unë nuk e kam moshën e duhur dhe se rrëfimet specifike mund të më shkaktonin ngarkesë emocionale të panevojshme. Sakrifica e tij dhe e mijëra bashkëluftëtarëve të tij, për fatin tonë të mirë, u kurorëzua me çlirimin e Kosovës. Megjithkëtë, ai përpjekjet e tij nuk i ndaloi, duke u bërë pjesë e celulave të para të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc [UÇPMB]. Fatkeqësisht, lufta e tij e dytë kundër të njëjtit armik (policisë dhe ushtrisë serbe), nuk ishte ngadhënjyese sa ajo e para. Im at nuk ka mundur të kthehet në shtëpinë e tij në Preshevë që nga ajo kohë (1998). Këtë pamundësi ai e quan ‘çmim i lirisë’. Për fund, vlenë të thuhet se shkrimi i kësaj eseje ishte përvoja ime e parë e hartimit të një shkrimi të bazuar nga informacione burimore, nga të cilat, në saje të evokimit të këtyre kujtimeve, u emocionuam që të dy.

helveticALforum

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh