1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

DASH: Do të mbështesim gjetjen e përgjegjësve për sulmin në Ibër-Lepenc

Duhet ti lexosh

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar sulmin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, përmes platformës ‘X’, ka shkruar se do t’i mbështesin përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit, derisa bëri të ditur se do të vlerësonin të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Miller, gjithashtu falënderoi punonjësit e emergjencës dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in për rikthimin e furnizimit me ujë.

“Dënojmë sulmin e 29 nëntorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të emergjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar Miller, njofton rtk.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit