Kosova e ka mposhtur me rezultat 1:0 Suedinë, në ndeshjen e xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kosova trondit tokën suedeze dhe hap rrugën drejt play-off-it,
Suedia më nuk ka gjasa për vend të dytë.
Mbrojtja në nivel të detyrës e herë pas here të rrezikshëm në sulm, me një mesfushë shumë të mirë, dolën me pikë të plota nga Goteborg.
Sulmuesi Fisnik Asllani ka treguar edhe një herë klasin e tij, falë golit të tij Kosova importoi pikë të plota.
Asllani është ylli i ri i kombëtares së Kosovës.
Suedia – Kosova 0:1
Stadiumi “Nya Ullevi” në Göteborg.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shikues: 40.000.
Shënues: Asllani (32’).
Kartona të verdhë Hajdari, Muriç.
Suedia: Johansson; Lagerbielke, Hien, Lindelof; Bernhardsson (Bardghji 46′), Bergvall (Elanga 46′), Svensson, Ayari (Saletros 46′), Gudmundsson (Sema 82′); Gyokeres, Isak.
Kosova: Muriç; Vojvoda, Krasniqi, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Avdullahu, Hoxha (Emërllahu 71′); Muslija (Jashari 65′); Muriqi (Al. Rrahmani 90′), Asllani (Zhegrova 71′)
Nga ana tjetër Isak disa herë ishte në pozitë të mirë, por fati ynë ai sa herë goditi ka qenë i pasaktë.
Padyshim se duhet veçuar edhe rastin e qind për qindtë të Leon Avdullahut në fund të pjesës së parë, ku shtylla e majtë pingule ishte aleat i Suedisë.
Zvicra kryeson me 10 pikë, pasojnë Kosovvë me 7, Sllovenia 3 dhe Suedia ka vetëm 1 pikë të mbledhur./K.Goca/BS