Nëse vizitoni Cyrihun, do ta kuptoni shpejt pse ky qytet zviceran quhet shpesh “qyteti i ujit të gjallë”. Më shumë se 1,200 çezma publike shpërndajnë ujë të freskët e të pijshëm në çdo cep të qytetit – nga rrugicat historike të qytetit të vjetër, deri te sheshet moderne plot jetë.
Ky numër e rendit Cyrihun ndër qytetet me më shumë shatërvane në botë, duke e kthyer ujin në një pjesë të pandashme të identitetit të tij urban. Çdo shatërvan ka historinë, simbolikën dhe artin e vet – disa prej tyre datojnë që nga Mesjeta, të tjerë janë vepra bashkëkohore që pasqyrojnë përzierjen e traditës me modernitetin zviceran.
Për ata që duan të zbulojnë më shumë, turneu “Uji në Cyrih” ofron një përvojë unike. Vizitorët udhëhiqen përmes një rruge plot fakte interesante dhe detaje befasuese mbi mënyrën se si ky qytet e ka kthyer ujin në pjesë të kulturës dhe përditshmërisë.
Dhe pjesa më e bukur?
Uji nga çdo shatërvan është i pijshëm, i freskët dhe falas.
Prandaj, nëse ndaleni për pak çaste për t’u çlodhur, mos hezitoni ta provoni – është një shije e pastër e Zvicrës vetë, transmeton About Switzerland. /SAM24.info (Foto ilustrim)
Përgaditi D.H
