Nga Florim Useini, Luzern
Zgjedhjet vijnë e shkojnë,
janë fjalët dhe tradhtia ato që mbeten.
Kandidatët vijnë e ndërrohen,
përçarjet janë ato që plagë mbeten.
Dëshpërimi e gëzimi,
ngjarje e befasi,
premtime e paragjykime
të gjitha zgjasin vetëm tri ditë, e harrohen.
S’na mbetet gjë tjetër,
veç mobilizim për balotazh,
së paku të mos lëmë armikun fitimtar,
si raundin e parë, që e pati falë përçarjes sonë.
Luzern, 20.10.2025 / 03:20