Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Biznesi

Çmimi Nobel në Ekonomi 2025 i jepet tri ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

by administrator
13:26 13/10/25
in Biznesi
Çmimi Nobel në Ekonomi 2025 i jepet tri ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook
Tri ekonomistë të njohur, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë shpërblyer me një prej nderimeve më të larta globale Çmimin Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobel për vitin 2025. Laureatët e këtij viti janë vlerësuar “për shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, një temë që është bërë jetike për të ardhmen e ekonomisë globale. Gjysma e çmimit i është dhënë Joel Mokyr, për kërkimet e tij historike mbi origjinën e rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke theksuar rolin e përparimit teknologjik dhe hapjes ndaj ideve të reja si shtylla të zhvillimit afatgjatë. Mokyr theksoi se rritja ekonomike e qëndrueshme kërkon jo vetëm zbulime teknike, por edhe kuptim shkencor të tyre. Gjysma tjetër e çmimit ndahet mes Philippe Aghion dhe Peter Howitt, “për identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”. Në një artikull të vitit 1992, ata modeluan sesi produktet e reja dhe më të mira zëvendësojnë të vjetrat, duke i detyruar firmat e papërgatitura të humbin. Kjo dinamikë është, sipas tyre, motori i rritjes së qëndrueshme në ekonomitë moderne. Kjo teori nënvizon rëndësinë e mbështetjes së mekanizmave që nxisin inovacionin dhe menaxhimin e konflikteve që lindin nga ndryshimi teknologjik, për të shmangur kthimin në stanjacion ekonomik. Të dhënat për laureatët: Joel Mokyr – Universiteti Northëestern, SHBA; i njohur për analizën historike të rritjes teknologjike (½ e çmimit). Joel Mokyr, i lindur në Holandë më 1946 dhe profesor në Universitetin Northëestern në SHBA, është i njohur për analizën e thelluar historike mbi kushtet që mundësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike. Ai tregoi se ajo që e ndryshoi botën pas Revolucionit Industrial nuk ishte vetëm shpikja e makinave të reja, por ndërlidhja mes dijes shkencore dhe teknologjisë praktike – një bashkëjetesë që lejonte ndërtimin mbi njohuritë ekzistuese, dhe jo thjesht përsëritjen e tyre. Sipas Mokyr, rritja ekonomike afatgjatë nuk ndodh rastësisht, ajo kërkon një shoqëri të hapur ndaj risive, ndaj pyetjeve, ndaj ndryshimit. Ai theksoi se kur shoqëritë inkurajojnë dijen, ato përgatiten për të ardhmen. Për të, historia nuk është thjesht e kaluar, por një udhëzues për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.  Philippe Aghion & Peter Howitt Në vitin 1992, Philippe Aghion dhe Peter Howitt publikuan një artikull që do të ndryshonte mënyrën se si kuptohet rritja ekonomike moderne. Ata përshkruan një proces të quajtur “shkatërrim krijues”, i cili që atëherë është bërë një nga konceptet kyçe në ekonomi: Kur një teknologji e re ose një produkt më i mirë hyn në treg, ai “shkatërron” produktet e vjetra, duke i zëvendësuar me diçka më të mirë, një cikël i pafund që shtyn shoqërinë përpara. Peter HoWitt, profesor në Universitetin Broën, dhe Philippe Aghion, që mban poste akademike në Collège de France, INSEAD dhe London School of Economics, treguan me këtë teori se rritja nuk është një proces i qetë, por një betejë e vazhdueshme mes risisë dhe të vjetrës. Në thelb, çdo përparim sjell jo vetëm përfitime, por edhe humbës – dhe këto tensione duhet të menaxhohen me kujdes që shoqëritë të mos bllokojnë zhvillimin, transmeton rtsh.
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh