/ Nga Arbër PAJAZITI, kryetar i komunës së Bujanocit/
Etiketimi dhe njollosja e shqiptarëve dhe e vendbanimeve të tyre nga ana akterëve politikë në Beograd, paraqet shembullin më të keq të një shoqërie e cila akoma vazhdon të ushqehet me shovinizëm të paskrupullt ndaj të tjerëve.
As Tërnoci e as shqiptarët nuk janë dhe as që do të jenë pjesë e qërimit të hesapeve politike në Serbi.
Gjuha e egërsuar e politikanëve serbë të nivelit qendrorë, qofshin ata pjesë e pozitës apo opozitës, dhe tendencat e tyre për ti përfshirë etnintë tjera, e sidomos shqiptarët, në ballafaqimet për interesat e veta, dëshmon për mungesën e vullnetit për tu ballafaquar me të kaluarën.
Por, pa ballafaqim me të kaluarën, sado e hidhur që të jetë ajo, nuk ka Serbi demokratike.