Kuvendi i Kosovës nesër me datë 11 Nëntor do të mbajë seancë plenare ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2025.
Ky projekt-buxhet në vlerë prej 3.6 miliardë euro, përfshin rritje të investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturën publike, duke synuar përmirësime të mëdha në këto sektorë.
Ndërsa qeveria ka theksuar rëndësinë e këtyre fondeve për zhvillimin ekonomik, opozita e ka kundërshtuar duke e cilësuar si të dëmshëm këtë projekt-buxhet, shkruan telegrafi.