Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

“Buxheti 2025 është një tallje e madhe për shqiptarët”/ Berisha: Pensionistët më të keqtrajtuar në Europë

by administrator
22:18 20/12/24
in Atdheu në objektiv
“Buxheti 2025 është një tallje e madhe për shqiptarët”/ Berisha: Pensionistët më të keqtrajtuar në Europë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat këtë të premte, kritikoi buxhetin e vitit 2025, të propozuar nga qeveria.

Sipas Berishës, pensionistët në vendin tonë janë më të keqtrajtuarit në Evropë dhe rritjen që u janë premtuar nga qeveria, nuk janë realizuar. “780 mijë pensionistëve u la gjithsej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë“, u shpreh ai.

Sali Berisha: Pensionet në Shqipëri, nga viti 2013 gjer sot, në rast se i ballafaqojmë me rritjen e çmimeve janë të paktën 30% më të ulëta se sa në vitin 2013. Buka sot, është dyfishi. Qumështi, veza, të gjitha produktet bazë janë dyfishi, ose 60, 80% më të shtrenjta se sa ishin në vitin 2013.

Sot, ka ardhur një kohë e egër, ku me pensionisti me 160 mijë lekë në xhep, të vjetra, apo edhe më pak, shkon në dyqan, sheh çmimet, i ka më të shtrenjta se në Itali, i ka më të shtrenjta se në Greqi, i ka më të shtrenjta se në Gjermani. Po flas për ushqimet bazë, dhe ky është një realitet i pamohueshëm.

Pra, në rast se çmimet janë sot në tregun shqiptar, 10 gjer 250% më shtrenjtë se sa mesatarja e çmimeve në BE. Pensionet e qytetarëve shqiptarë janë pakrahasimisht më të ulëta se të atyre. Pensioni mesatar i një qytetari shqiptar është 160 mijë lekë. Pensioni mesatar i një malazezi është 450 mijë lekë. Absolutisht, pensioni mesatar i një maqedonasi është 280% më i lartë se Shqipëri.

Pensioni mesatar në Serbi është 350% më i lartë se në Shqipëri. Pensioni mesatar në Kosovë ishte 190 mijë, kryeministri i Kosovës me një vendim para dy muajsh, u tha qytetarëve: unë do ua rris 20% pensionin. Dhe mori nga buxheti i shtetit 100 milionë euro, i kaloi te fondi i pensioneve, i cili për Kosovën ishte 500 milionë euro. Dhe vërtet, çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë se sa mierrte para atij vendimi.

Kurse këtu, çfarë ndodh këtu? U premtua në dhjetor të vitit të kaluar, u votua në parlament. Votimi në parlament është ligj, ta dini ju. U votua buxheti. Por buxheti është ligj, ligji i shtetit. U votua që pensionistëve në mars do t’u indeksohet me 4% rritja e çmimeve.

Nuk iu dha asnjë lekë, u shkel ligji. Ndaj kujt? Ndaj atyre që numërojnë kafshatën, dhe gjer në tetor nuk iu dha një qindarkë. Dhe këto lekë nga marsi gjer në tetor, doli zotëria tha: do ua jap bonus para vitit të ri.

Ato që i vodhi, apo luajti bixhoz, çfarë bëri me to, kush e merr vesh, dhe tani u kujtua t’i kthejë në shkelje flagrante të ligjit.

Erdhi buxheti i dytë i 2025. E njoftoi se, ky buxhet është më i madhi në histori. 8.2 miliardë. Sa la për pensionistët thoni ju? 16 milionë.

780 mijë pensionistëve u la gjithsej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë.

Në vitin 2013, të dashur miq, ne arritëm të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon dhe kjo ishte, të themi si të doni, por ishte një arritje për ne që vinim më të varfrit e rajonit prej shumë e shumë kohësh, të dilje në krye ishte një frymëmarrje e vërtetë, ishte një arritje e vërtetë. Po ku jemi tani. Tani jemi në gropë dhe më thellë, honet e varfërisë, njofton topchannel.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh