5 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Bruksel- Rama takon stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë në selinë e NATO-s

EKSKLUZIVE

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar të martën edhe stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që janë të angazhuar në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kreu i qeverisë Rama, gjatë fjalës së tij, tha se “s’do ma kishte rrokur imagjinata që të kemi një grup kaq domethënës dhe në numër, po të kemi parasysh madhësinë e vendit tonë, me vajza e djem, gra e burra që këtu në qendrën e NATO-s kontribuojnë për misionin e Shqipërisë, por dhe në stafin Ndërkombëtar të NATO-s”, u shpreh Rama.

“Kjo është një arsye krenarie, burim frymëzimi dhe patjetër besimi tek kombi ynë, shoqëria jonë dhe kapacitete e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri, ku ka shkëlqyer realisht në të gjithë procesin kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësimin e negociatave me BE. Por edhe jashtë Shqipërisë, ku një seri prej jush këtu shkëlqeni, si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri. Nuk besoj se keni gjetur ndonjë kushëri në Holandë apo Finlandë. Pa asnjë parti,  pasi këtu e vetmja parti që bashkon këto kombe, shtete, shoqëri, është partia vlerave, demokracisë e lirisë dhe të një sigurie që garanton këto vlera”, tha Rama.

- Reklama -

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel prej mbrëmjes së djeshme, ku po udhëheq delegacionin shqiptarë. Këtë të martë Shqipëria mori pjesë në konferencën e tretë ndërqeveritare me BE, ku u çel dhe grup kapitulli i 6 negociatave, që lidhen me politikën e Jashtme. Kryeministri Edi Rama, deklaroi se Shqipëria synon të mbylli negociata brenda vitit 2027.

Ndërkohë, që nesër pritet të mbahet dhe samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në fokus të samitit pritet jetë Dërgimi i një mesazhi të fortë politik për rëndësinë,  tani më shumë se kurrë, i partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një partneritet që po përparon në terma dhe veprime konkrete. Rama publikoi në rrjetin e tij social edhe foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Mark Rutte, të cilin Rama e vlerësoi si një mbështetës të paepur të Shqipërisë. /rtsh.al/

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme