Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Boshatiset Kosova, brenda katër viteve 142 mijë të larguar

by administrator
07:27 20/06/25
in Atdheu në objektiv
Boshatiset Kosova, brenda katër viteve 142 mijë të larguar
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook
Që nga viti 2021 deri në vitin 2024, mbi 142 mijë qytetarë të Kosovës u larguan drejt vendeve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë. Kurse, vetëm në vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur mbi 37 mijë banorë.
Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37451) lëshuan Kosovën gjatë 2024. Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan pak mbi 9 mijë banorë. “Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”. Sipas kësaj Agjencie, Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte -28,413 banorë. Për pasojë, “popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë”. ASK thotë po ashtu se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë. Kurse, që nga viti 2021 deri në vitin 2024, mbi 142 mijë qytetarë të Kosovës u larguan drejt vendeve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë, si arsyeja dominuese që vazhdon të ushqejë valën e emigrimit masiv. Sipas tw dhenavë të fundit, saktwsisht nga Kosova kanë emigruar gjithsej 142,976 qytetarë, ndërkohë që në vend kanë imigruar (janë kthyer) vetëm 29,675 qytetarë. Diferenca është shqetësuese, Kosova rezulton se ka një humbje neto – duke përjashtuar shtimin e popullsisë nga lindjet e reja – prej 113,301 banorësh në më pak se gjysmë dekade. Ikja masive nga vendi, që mban titullin e zymtë si vendi me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në Evropë, ndodh kryesisht për dy arsye kristal të qarta: papunësinë dhe krizën e kostos së jetesës. Këta faktorë lidhen indirekt edhe me arsye të tjera si bashkimi familjar. Kriza e kostos së jetesës, mungesa e mundësive reale dhe papunësia janë theksuar vazhdimisht nga raportet ndërkombëtare si shtytësit kryesorë të valës së emigrimit nga Kosova. Viti 2021 ishte më i rëndi për nga bilanci migrator, me një humbje neto prej minus 38, 606 personash. Emigrimi në atë vit arriti shifrën 42,728, ndërsa imigrimi ishte vetëm 4 mijë e 122. Në vitin 2022, emigrimi mbeti në shifraa të larta me 41,553 persona, ndërsa imigrimi u rrit në 10,665. Viti 2023 solli një rënie të përkohshme të emigrimit – vetëm 21,244 persona u larguan, ndërkohë që 5,850 imigruan, duke krijuar bilancin më të ulët negativ për këtë periudhë (-15,394). Megjithatë, trendi negativ u rikthye në 2024, kur 37,451 qytetarë u larguan nga vendi dhe vetëm 9,038 imigruan në Kosovë, duke krijuar një deficit prej -28,413 banorësh për një vit të vetëm. Sipas raportit “Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet e ballkanit perëndimor: Dëshmi nga Kosova”, i Institut GAP, Kosova vazhdon të jetë në trend rritës të emigrimit për shkak se tregu i punës nuk është në gjendje të absorbojë numrin e lartë të punëkërkuesve. Në këtë kontekst, Gjermania del të jetë absorbuesi më i madh i kosovarëve për shkak të shkallës së lartë të varfërisë, papunësisë së lartë, shëndetësisë së dobët etj. Raporti – i bazuar në të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2022 – ofron një panoramë të zymtë mbi rritjen e numrit të qytetarëve me sfond migrimi nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe arsyet e tyre të emigrimit. Raporti thekson se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova në Gjermani është pothuajse dyfishuar në periudhën 2010-2022. 291 mijë ishte numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani në vitin 2010. Vetëm 12 vite më pas, kjo shifër ka arritur në 542 mijë. Kjo përbën një rritje të theksuar prej 86 për qind gjatë pak më shumë se një dekade./GT
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh