1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami me miq zviceran vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari

Duhet ti lexosh

Tefik Bajrami, boksieri i njohur që jeton dhe vepron në Zvicër, ka vizituar sot Kosovën së bashku me miq zviceranë, duke nisur udhëtimin e tij me një ndalesë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ai shprehu mirënjohjen për miqësinë mes shqiptarëve dhe zviceranëve, duke theksuar se Zvicra është si një “atdhe i dytë” për shumë shqiptarë. “Miqtë zviceranë kanë respekt të madh për ne shqiptarët. Po e vizitojmë vendlindjen time dhe do të kënaqemi,” tha Bajrami, duke paralajmëruar edhe vizita të tjera në vendlindje.

Ai gjithmonë ishte dhe është i lidhur me atdheun e tij dhe çështjen kombëtare në përgjithësi. Bajrami është boksieri i parë shqiptar që ka fituar titullin e kampionit të Evropës në Kosovë.

Tefik Bajrami dhe vëllai i tij Xhaviti (ish kampion bote në Kikboks) kanë filluar karrierën te trajneri i legjendar, tash i ndjerë Andy Hug. Familja Bajrami është e njohur jo vetëm në kontributin për të mirën e çështjes kombëtare, por edhe në sport e në bëmirësi.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit