Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Begaj pret Kallas: Shqipëria e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE

by administrator
11:47 08/04/25
in Atdheu në objektiv
Begaj pret Kallas: Shqipëria e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti, Bajram Begaj, priti këtë të martë (8 prill) në një takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Nënpresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon.

Begaj i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u vlerësua si mjeti më efektiv gjeopolitik, thelbësor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol proaktiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, duke vepruar si një faktor stabilizues.

Kreu i Shtetit i shprehu përfaqësueses Kallas falënderim për Planin e Rritjes dhe mbështetjen financiare që Bashkimi Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Presidenti Begaj konfirmoi se Shqipëria është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave thelbësore të BE-së, respektimin e të drejtave themelore.

Presidenti Begaj, gjatë bisedës me zonjën Kallas, shprehu synimin e vendit për hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti dhe mbylljen e pjesës teknike të negociatave, duke përfunduar kapitujt deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë në 2030-ën.

“Angazhimi i Shqipërisë ndaj objektivit strategjik për integrimin në BE mbetet një prioritet kyç”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Për sa i përket ecurisë në reformat që mundësojnë anëtarësimin e vendit në BE, Presidenti Begaj garantoi zonjën Kallas se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj programit të transformimit dhe reformave që synojnë përmirësimin e sistemit politik, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e kushteve të favorshme për mirëqenien e qytetarëve. Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi faktin se “populli shqiptar e ka mbështetur vazhdimisht integrimin në BE gjatë tre dekadave të fundit dhe entuziazmi për anëtarësim mbetet më i larti në rajon. Krahas reformave të brendshme, Shqipëria ka qenë dhe mbetet në një linjë me qëndrimet e BE-së”. Në vazhdimësi të rolit në lehtësimin e dialogut brenda sferës evropiane të sigurisë, Presidenti bëri të ditur se Shqipëria do të mbetet plotësisht e lidhur me BE-në, duke marrë pjesë aktive në misionet e CSDP-së, (Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes), dhe duke bashkëpunuar në forumet ndërkombëtare, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh