3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

BDI kërkon dorëheqjen e Taravarit: 20 fëmijë kanë vdekur për 6 muaj

Duhet ti lexosh

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pasi thonë se është rritur numri i foshnjave të vdekura në Klinikën për Fëmijë.

“Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”. Kjo është një goditje e rëndë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre dhe për qytetarët që presin ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore. Por skandali nuk përfundon këtu.

Në vend që të ndërmerrte hapa konkretë për të adresuar këtë krizë, Ministri i Shëndetësisë është angazhuar në manovrimie partiake se cila parti do dominojë mbrenda në Vlen. Ky kombinim i papërgjegjshmërisë dhe indiferencës është i papranueshëm. Është koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për rikthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor”, thonë zyrtarë të BDI-së.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit